( 1 Vote )
Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës Myftiu Naim Tërnava ka përgëzuar besimtarët myslimanë, duke iu dëshiruar shëndet, mirëqenie dhe agjërim të lehtë.
Duke përkujtuar se agjërimi i muajit të Ramazanit e pajis besimtarin edhe më shumë me ndjenjën e dashurisë, respektit, vetëdijes, urtësisë, solidaritetit, Myftiu Tërnava ka thënë se muaji i Ramazanit fton besimtarët të jenë më tolerant, më dorëlirë, më të afërt me familjen, farefisin e shoqërinë, që njëherësh është edhe mesazhi i këtij muaji të shenjtë.
“Agjërimi besimtarët i ngrit në shkallë të lartë të devotshmërisë duke i udhëzuar në vepra të mira, solidaritet mes njerëzve, respekt ndaj njëri tjetrit, duke e forcuar bindjen se vlera e njeriut si krijesë është e njëjtë pavarësisht pozitën, vendin, ngjyrën që ka. Ndaj Islami keqtrajtimin e një shpirti të vetëm e konsideron keqtrajtim të njerëzimit, sikur që shpëtimin e një njeriu e konsideron shpëtim të mbar njerëzimit”, ka thënë Tërnava.
Nëpërmjet këtij urimi, myftiu Tërnava u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore, publike ato private që të kenë parasysh specifikat që ka ky muaj në raport me besimtarët, duke iu afruar atyre lehtësime në kryerjen e agjërimit dhe obligimeve tjera që dalin edhe si rezultat i agjërimit të këtij muaji.
Po ashtu, qytetarët e Kosovës i ka uruar edhe Presidenti Fatmir Sejdiu i cili nëpërmjet një telegrami urimi ka shprehur urimet e tij të përzemërta me këtë rast.
“Paqja, mirëkuptimi dhe solidariteti mes qytetarëve të Republikës së Kosovës urojmë që të mbretërojnë, si gjithnjë, edhe në këtë muaj”, thuhet në urimin e Presidentit Sejdiu.
“Në këtë muaj po hyjmë në një periudhë shumë të rëndësishme për vendin tonë, pas mendimit për pavarësinë e vendit, të dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë. Presim që gjatë këtij muaji dhe në muajt në vijim, 69 vendeve që e kanë njohur deri tash Republikën e Kosovës t’u bashkohen edhe shumë vende të tjera, të cilat tashmë nuk kanë asnjë arsye që të vonohen në ndërmarrjen e këtij hapi”, ka shtuar më tej Presidenti.
Ai ka uruar gjithashtu edhe Myftiun e Kosovës Naim Tërnava duke thënë se uron që me këtë rast paqja mbretërojë kudo në botë, sepse Ramazani është muaj i dashurisë dhe mirëkuptimit mes njerëzve, pa dallim etnie, race e feje, ka thënë Presidenti Sejdiu.
Edhe kryeministri Hashim Thaçi ka dërguar urimet e tij me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
" Muaji i Ramazanit është muaj i rëndësishëm për besimtarët islam, ku pasqyrohet në mënyrë të denjë bindja fetare dhe sprova e njeriut për t'iu përkushtuar lartësimit shpirtëror. Ky muaj i shenjtë shprehet me sakrificën dhe solidaritetin e gjithë qytetarëve të Republikës sonë. Uroj që në këtë muaj të shenjtë në të gjitha familjet tona të ketë edhe më shumë lumturi, paqe, harmoni dhe agjërim të lehtë. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, edhe njëherë ju shpreh përgëzimet më të sinqerta", thuhet në urimin e kryeministrit Thaçi.
Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës Myftiu Naim Tërnava ka përgëzuar besimtarët myslimanë, duke iu dëshiruar shëndet, mirëqenie dhe agjërim të lehtë. Duke përkujtuar se agjërimi i muajit të Ramazanit e pajis besimtarin edhe më shumë me ndjenjën e dashurisë, respektit, vetëdijes, urtësisë, solidaritetit, Myftiu Tërnava ka thënë se muaji i Ramazanit fton besimtarët të jenë më tolerant, më dorëlirë, më të afërt me familjen, farefisin e shoqërinë, që njëherësh është edhe mesazhi i këtij muaji të shenjtë.
“Agjërimi besimtarët i ngrit në shkallë të lartë të devotshmërisë duke i udhëzuar në vepra të mira, solidaritet mes njerëzve, respekt ndaj njëri tjetrit, duke e forcuar bindjen se vlera e njeriut si krijesë është e njëjtë pavarësisht pozitën, vendin, ngjyrën që ka. Ndaj Islami keqtrajtimin e një shpirti të vetëm e konsideron keqtrajtim të njerëzimit, sikur që shpëtimin e një njeriu e konsideron shpëtim të mbar njerëzimit”, ka thënë Tërnava.
Nëpërmjet këtij urimi, myftiu Tërnava u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore, publike ato private që të kenë parasysh specifikat që ka ky muaj në raport me besimtarët, duke iu afruar atyre lehtësime në kryerjen e agjërimit dhe obligimeve tjera që dalin edhe si rezultat i agjërimit të këtij muaji.
Po ashtu, qytetarët e Kosovës i ka uruar edhe Presidenti Fatmir Sejdiu i cili nëpërmjet një telegrami urimi ka shprehur urimet e tij të përzemërta me këtë rast.
“Paqja, mirëkuptimi dhe solidariteti mes qytetarëve të Republikës së Kosovës urojmë që të mbretërojnë, si gjithnjë, edhe në këtë muaj”, thuhet në urimin e Presidentit Sejdiu.
“Në këtë muaj po hyjmë në një periudhë shumë të rëndësishme për vendin tonë, pas mendimit për pavarësinë e vendit, të dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë. Presim që gjatë këtij muaji dhe në muajt në vijim, 69 vendeve që e kanë njohur deri tash Republikën e Kosovës t’u bashkohen edhe shumë vende të tjera, të cilat tashmë nuk kanë asnjë arsye që të vonohen në ndërmarrjen e këtij hapi”, ka shtuar më tej Presidenti.
Ai ka uruar gjithashtu edhe Myftiun e Kosovës Naim Tërnava duke thënë se uron që me këtë rast paqja mbretërojë kudo në botë, sepse Ramazani është muaj i dashurisë dhe mirëkuptimit mes njerëzve, pa dallim etnie, race e feje, ka thënë Presidenti Sejdiu.
Edhe kryeministri Hashim Thaçi ka dërguar urimet e tij me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
" Muaji i Ramazanit është muaj i rëndësishëm për besimtarët islam, ku pasqyrohet në mënyrë të denjë bindja fetare dhe sprova e njeriut për t'iu përkushtuar lartësimit shpirtëror. Ky muaj i shenjtë shprehet me sakrificën dhe solidaritetin e gjithë qytetarëve të Republikës sonë. Uroj që në këtë muaj të shenjtë në të gjitha familjet tona të ketë edhe më shumë lumturi, paqe, harmoni dhe agjërim të lehtë. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, edhe njëherë ju shpreh përgëzimet më të sinqerta", thuhet në urimin e kryeministrit Thaçi.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 11/08/2010 10:37 - Kesiq: Serbia do të pranojë realitetin në Kosovë
- 11/08/2010 10:32 - Kryeministri Hashim Thaçi jep mbështetje për bizneset
- 10/08/2010 17:11 - Buka shtrenjtohet në Kosovë
- 10/08/2010 16:53 - Katër familje nga Vushtrria i kërkojnë qeverisë strehim
- 10/08/2010 13:50 - AAK akuzon institucionet për bisedime sekrete me Serbinë, Thaçi i quan deklarata qesharake
Të vjetra:
- 10/08/2010 11:09 - Liqeni i Peruqacit, ende nuk janë gjetur mbetjet mortore
- 10/08/2010 10:20 - Admirali Mark Fitzgerald viziton sot Kosovën
- 10/08/2010 10:15 - Giki: UNMIK-u vazhdon punën në bazë të Rezolutës 1244
- 09/08/2010 21:00 - Thaçi: Nuk do të ketë bisedime për çështje të brendshme të Kosovës
- 09/08/2010 18:42 - Ambasadori Kvale kërkon nga Tribunali lirimin e Haradinajt
Sonte në KlanKosova
- Konfidencë
-
Pse gjuajm tepi në prrocka lumejsh? Sa është i ndotur ambjenti jone dhe kur do të mbushemi mend?
Këtë mbrëmje në ora 19:40 mysafir në Konfidencë profesori i bujqësië: Xhevdet Elezi. - Zona e Debatit
-
Pas lajmeve qëndrore ju pret emisioni: Zona e Debatit ora 20:45.
Tema e cila do të diskutohet: Kush është tradhëtar e kush është Patriot. - Law&Order
-
Policia kapë një njeri i cili duket të jetë një nga dy njerëzit të përfshirë në një rast përdhunimi, ku viktimë ishte një gazetare e famshme. I dyshuari vendos të hesht dhe te merr një avokat.
Law&Order: Special Victims Unit episodi i ri në ora 23:10.

