( 0 Votes )
Me moton “Nderi, Krenaria, Dinjiteti” dhe me fotografi të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, të premten në pushimin e mesditës zyrtarët komunalë dhe punëtorët e administratës, pasi kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora lulesh tek varrezat e dëshmorëve, të veshur në të bardha kanë defiluar rrugëve të qytetit duke shprehur pakënaqësinë dhe indinjatën lidhur me vendimin e Dhomës së Apelit të TPI-së për rigjykim të ish- kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Protestuesit përmes një marshi të qetë, gjithnjë në nderim të sakrificës të luftës së shenjtë dhe të drejtë të UÇK-së, kanë kërkuar lirimin e Haradinajt, duke besuar në pafajësinë e tij aq me parë kur po nga kjo gjykatë me vendim
unanim para dy viteve ishte liruar.
“Ne besojmë në pafajësinë e liderit dhe ish- kryeministrit të Kosovës, sepse ajo ishte dëshmuar me prova dhe fakte nga Haradinaj, i cili me vendim unanim të kësaj gjykate ishte liruar”, ka thënë kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, i cili shprehu habinë me praktikat e kësaj gjykate që nuk ka ndodhë ndonjëherë të këtë rigjykime si në rastin Haradinajt.
Megjithatë, kryetari Selmanaj, është shprehur se “beson në drejtësinë ndërkombëtare, sikurse beson thellë edhe në pafajësinë e Haradinajt, ndërkohë pret lirimin e tij të shpejtë.
“Pafajësia e Haradinajt dhe lufta e drejtë e UÇK-së është dëshmuar botërisht”, ka nënvizuar ai, duke vlerësuar kontributin dhe sakrificën e tij dhe të familjes, gjatë luftës çlirimtare dhe gjatë ndërtimit të shtetit të pavarur të Kosovës.
Ndërsa punëtori me i vjetër i kësaj komune Zeqir Ramosaj, i cili kishte dal të protestonte thotë se është ndier i shokuar me vendimin e Dhomës së Apelit, sikurse kështu janë ndier edhe të gjithë qytetarët e kësaj komune.
“Nuk kam dëgjuar për një rast të tillë prej se është themeluar gjykata e
drejtësisë botërore, ndaj edhe besoj në lirimin e shpejt të Haradinajt, sepse pafajësia e tij dhe lufta e drejtë e UÇK-së, para dy vitesh kishin marr verdiktin e kësaj gjykate”, ka thënë ai.
Në mesin e protestuesve e cila kishte veshur bluzën me foton e Ramushit dhe mbishkrimin “Nderi,krenaria, dinjitetit”, ishte edhe Vesna Spaleviqi, nga komuniteti serb, që punon si zyrtare në Zyrën Komunale të Komuniteteve.
“Nuk gjejë dot fjalë për të vlerësuar figurën e Ramushit, nga i cili personalisht gjithmonë kam, gjetur përkrahjen e tij. Unë dhe shoqëria ime që jeton në Pejë, jemi kthyer në Kosovë në saje të garancive të tij, dhe tani më shumë se dy vjet punojmë dhe shëtisim të lira”, është shprehur ajo, duke kërkuar lirimin e Haradinajt.
Gjatë gjithë kohës sa ka zgjatur protesta e qetë dhe dinjitoze, të cilës iu kanë bashkuar edhe disa qytetarë dhe mbi një gjysmë ore, rruga kryesore në Deçan ka qëndruar e bllokuar. Ndërkohë ky manifestim është vëzhguar nga ushtar të KFOR-it. Ndryshe, organizatoret kanë thënë se manifestime të tilla, me kërkesë për lirimin sa më të shpejtë të ish-kryeministrit të Kosovës dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, do të mbahen edhe në ditët në vijim, në Deçan dhe anembanë Kosovës.

| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 02/08/2010 10:35 - Ministri Skënder Hyseni takohet sot me Ban Ki-moon
- 31/07/2010 16:48 - Droutsas flet në Prishtinë se mendimi i Greqisë për Kosovën nuk ka ndryshuar
- 31/07/2010 12:11 - Gjashtë të rinjë lëndohen në një aksident në Prishtinë
- 31/07/2010 11:05 - New York, Ministri Hyseni bën ende thirrje për njohje të Kosovës
- 31/07/2010 10:51 - Dimitris Drutsas, BE nuk ka dërguar asnjë rezolutë në OKB
Të vjetra:
- 30/07/2010 21:07 - Policia fillon fushatën kundër korrupsionit
- 30/07/2010 17:18 - Opozita serbe e trembur nga rezoluta e paraqitur në OKB
- 30/07/2010 11:48 - Ban Ki-moon bën thirrje për dialog konstruktiv Kosovë - Serbi
- 30/07/2010 11:41 - Diplomatët: Serbia po rrezikon kandidaturën për në BE
- 30/07/2010 11:38 - Franca mbështet idenë e njohjeve më mëdha pë Kosovën
Sonte në KlanKosova
- Trip Lista
-
Sonte në ora 19:00 emisioni: Trip Lista.
Kenget dhe videoklipet më të preferuara të momentit shpalosen një nga një në top listen e Klan Kosovës. - X-Factor Albania
-
Pas lajmeve qendrore në ora 21:00 ju pret: X-Factor Albania .
Edicioni i 5-te i "Talent Show" me te suksesshme ne bote. - Exclusive
-
Në ora 23:40 emisioni Exclusive me: Kushtrim Sadikun.
Exclusive është emisioni i vetëm që transmeton dhe krijon dokumetarë e reportazhe të gjata në Kosovë.