( 0 Votes )
Ish-ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet për statusin e Kosovës, Albert Rohan ka kërkuar nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, qw ta bëjnë këtë. Ai ka theksuar se është koha që të lihen anash të gjitha paqartësitë e mbetura pwrsa i përket statusit të Kosovës. Albert Rohan konsideron se qëndrimi i përbashkët përfundimisht do ta vendosë BE-në në pozicion për të luajtur rolin që duhet ta luajë në rajonin e Ballkanit dhe ta bëjë më të lehtë për liderët politikë të Serbisë që ta pranojnë realitetin e shtetësisë së Kosovës. Sipas tij, derisa Kosova dhe Serbia, të mos i normalizojnë marrëdhëniet, as njëra palë nuk mund të shpresojë se do të anëtarësohen në BE, pasi kërkesë themelore e BE-së është lënia anash të gjitha konfliktet para se të bëhen anëtare. Pas vendimit të GJND-së për Kosovën, Rohan ka bërë thirrje që të shfrytëzohet kjo mundësi për t’iu shmangur paraqitjes së një konflikti tjetër të ngrirë në Ballkan.
Ish-ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet për statusin e Kosovës, Albert Rohan ka kërkuar nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, qw ta bëjnë këtë. Ai ka theksuar se është koha që të lihen anash të gjitha paqartësitë e mbetura pwrsa i përket statusit të Kosovës. Albert Rohan konsideron se qëndrimi i përbashkët përfundimisht do ta vendosë BE-në në pozicion për të luajtur rolin që duhet ta luajë në rajonin e Ballkanit dhe ta bëjë më të lehtë për liderët politikë të Serbisë që ta pranojnë realitetin e shtetësisë së Kosovës. Sipas tij, derisa Kosova dhe Serbia, të mos i normalizojnë marrëdhëniet, as njëra palë nuk mund të shpresojë se do të anëtarësohen në BE, pasi kërkesë themelore e BE-së është lënia anash të gjitha konfliktet para se të bëhen anëtare. Pas vendimit të GJND-së për Kosovën, Rohan ka bërë thirrje që të shfrytëzohet kjo mundësi për t’iu shmangur paraqitjes së një konflikti tjetër të ngrirë në Ballkan.| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 26/07/2010 12:44 - Jeremiq: 55 vende janë në prag të njohjes së Kosovës
- 26/07/2010 10:27 - BE diskuton sot për Kosovën
- 26/07/2010 10:15 - Drashkoviq: Shumica e shteteve do ta pranojnë mendimin e GJND-së
- 26/07/2010 10:12 - Thaçi: Mendimi i GJND-së ka vulosur pavarësinë e Kosovës
- 24/07/2010 12:49 - Presidenti Sejdiu në vizitë informale në Shqipëri
Të vjetra:
- 24/07/2010 11:17 - Prishtina gati me 121 ftesa për vendet që s'e kanë njohur pavarësinë
- 24/07/2010 11:12 - Hashim Rexhepi i drejtohet Gjykatës së Qarkut në Prishtinë
- 24/07/2010 10:48 - Mendimi i Gj.N.D-së për Kosovën vë në lëvizje Abkhazinë dhe Osetinë Jugore
- 24/07/2010 10:29 - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi takon ekipin ligjor të Departamentit të Shtetit
- 23/07/2010 17:22 - Presidenti Ahtisari, Presidenti Josipoviç dhe Ambasadori Uizner urojnë Kosovën
Sonte në KlanKosova
- Konfidencë
-
Pse gjuajm tepi në prrocka lumejsh? Sa është i ndotur ambjenti jone dhe kur do të mbushemi mend?
Këtë mbrëmje në ora 19:40 mysafir në Konfidencë profesori i bujqësië: Xhevdet Elezi. - Zona e Debatit
-
Pas lajmeve qëndrore ju pret emisioni: Zona e Debatit ora 20:45.
Tema e cila do të diskutohet: Kush është tradhëtar e kush është Patriot. - Law&Order
-
Policia kapë një njeri i cili duket të jetë një nga dy njerëzit të përfshirë në një rast përdhunimi, ku viktimë ishte një gazetare e famshme. I dyshuari vendos të hesht dhe te merr një avokat.
Law&Order: Special Victims Unit episodi i ri në ora 23:10.

