( 1 Vote )
Shteti ka falimentuar institucionalisht, kushtetuta është thyer e fyer, nga Garda e Car Llazarit. Kështu vlerësojnë deputetët e opozitës, në debatin e sotëm në Kuvend.
Sipas tyre, hyrja e dhunshme e mbi 40 pjesëtarëve të këtij formacioni radikal, pa respektuar forcat kosovare të rendit, paraqet një bankrot institucional.
Deputetët e AAK-së, AKR-së dhe LDD-së thanë se hyrja në pikë të ditës e këtyre personave, sqaron se sa kontroll ka qeveria në 1/3 e territorit të saj në veri. Përgjigja e ekzekutivit ishte e menjëhershme.
Kryeministri Hashim Thaçi, pranoi se gjendja në veri nuk është e mirë por ka siguruar se po punohet për të bërë ndryshime në këtë pjesë. Ai ka përsëritur që kjo është qeveria e parë që ka bërë investime në veri, dhe ka është angazhuar për të luftuar korrupsionin dhe shpërbërjen e strukturave paralele.
Ndonëse polemizohej për Gardën e Car Llazarit dhe është pyetur për çështje të tjera, kryeministri Thaçi ka vazhduar të përmendë sukseset e arritura nga qeveria e tij si Aeroportin dhe Autstradën.
E dikush mendon se faji është i policisë e jo politikës, pse dështoi siguria në kufirin verior me Serbinë, në Jarinje apo portën 1, dhe u futën dhunshëm pjesëtarët e Gardës së Car Llazarit.
Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, sipas medieve, ka kritikuar pjesëtarët serbë të policisë së Kosovës, të cilët nuk e kanë kryer detyrën me përgjegjësi në pikën kufitare në veri.
Ndërkaq, zëdhënësi i policisë, Besim Hoti tha se janë ngritur aktpadi ndaj 24 personave për pengim të personave zyrtar në kryerjen e detyrës. Të njëjtit akuzohen se nuk kanë respektuar urdhrat e policisë.
Shteti ka falimentuar institucionalisht, kushtetuta është thyer e fyer, nga Garda e Car Llazarit. Kështu vlerësojnë deputetët e opozitës, në debatin e sotëm në Kuvend.Sipas tyre, hyrja e dhunshme e mbi 40 pjesëtarëve të këtij formacioni radikal, pa respektuar forcat kosovare të rendit, paraqet një bankrot institucional.
Deputetët e AAK-së, AKR-së dhe LDD-së thanë se hyrja në pikë të ditës e këtyre personave, sqaron se sa kontroll ka qeveria në 1/3 e territorit të saj në veri. Përgjigja e ekzekutivit ishte e menjëhershme.
Kryeministri Hashim Thaçi, pranoi se gjendja në veri nuk është e mirë por ka siguruar se po punohet për të bërë ndryshime në këtë pjesë. Ai ka përsëritur që kjo është qeveria e parë që ka bërë investime në veri, dhe ka është angazhuar për të luftuar korrupsionin dhe shpërbërjen e strukturave paralele.
Ndonëse polemizohej për Gardën e Car Llazarit dhe është pyetur për çështje të tjera, kryeministri Thaçi ka vazhduar të përmendë sukseset e arritura nga qeveria e tij si Aeroportin dhe Autstradën.
E dikush mendon se faji është i policisë e jo politikës, pse dështoi siguria në kufirin verior me Serbinë, në Jarinje apo portën 1, dhe u futën dhunshëm pjesëtarët e Gardës së Car Llazarit.
Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, sipas medieve, ka kritikuar pjesëtarët serbë të policisë së Kosovës, të cilët nuk e kanë kryer detyrën me përgjegjësi në pikën kufitare në veri.
Ndërkaq, zëdhënësi i policisë, Besim Hoti tha se janë ngritur aktpadi ndaj 24 personave për pengim të personave zyrtar në kryerjen e detyrës. Të njëjtit akuzohen se nuk kanë respektuar urdhrat e policisë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 26/06/2010 11:10 - Zv/kryeministri Kuçi: Mendimi i Gj.N.D-së do të forcojë legjitimitetin e Kosovës
- 26/06/2010 10:49 - Joseph Daul: Kosova është pjesë e bisedimeve të BE-së
- 25/06/2010 17:39 - OVL e UÇK-së kërkon largimin e EULEX-it
- 25/06/2010 14:25 - Ministri Rexhepi: Askush nuk do të hyjë në Kosovë pa u legjitimuar
- 25/06/2010 13:13 - Në Prevallë të Prizrenit nis sot samiti tre ditor i katër presidentëve rajonalë
Të vjetra:
- 25/06/2010 11:38 - Suspendohet me pagesë Ali Sadriaj
- 25/06/2010 11:05 - Miratohet ligji për deputetët
- 25/06/2010 10:18 - Ambasadorja Warlick: Ndarja e Kosovës do të destabilizonte rajonin
- 24/06/2010 14:36 - Kosova e gatshme të presë liderët rajonalë në minisamit
- 24/06/2010 13:26 - Serbia zemërohet me buletinin e FIFA-s, Kosova s'është në hartë
Sonte në KlanKosova
- Konfidencë
-
Pse gjuajm tepi në prrocka lumejsh? Sa është i ndotur ambjenti jone dhe kur do të mbushemi mend?
Këtë mbrëmje në ora 19:40 mysafir në Konfidencë profesori i bujqësië: Xhevdet Elezi. - Zona e Debatit
-
Pas lajmeve qëndrore ju pret emisioni: Zona e Debatit ora 20:45.
Tema e cila do të diskutohet: Kush është tradhëtar e kush është Patriot. - Law&Order
-
Policia kapë një njeri i cili duket të jetë një nga dy njerëzit të përfshirë në një rast përdhunimi, ku viktimë ishte një gazetare e famshme. I dyshuari vendos të hesht dhe te merr një avokat.
Law&Order: Special Victims Unit episodi i ri në ora 23:10.

