( 0 Votes )
Kryeministri Hashim Thaçi dhe shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë Pieter Feith, kanë ritheksuar përkushtimin e tyre për të vazhduar bashkërisht angazhimet institucionale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe për të plotësuar kriteret për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euro-atlantike .
Këto deklarata janë dhënë të hënën pas një takimi që ka zhvilluar kryeministri Thaçi me shefin e ICO-së, ku edhe janë diskutuar zhvillimet aktuale politike në Kosovë.
Përmes një kumtese për media bëhet e ditur se kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për qeverisje të mirë dhe efektive dhe për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin me ICO-në dhe me EULEX-in, Thaçi theksoi se partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare vetëm sa do të thellohet, në funksion të përmbushjes së të gjitha kritereve për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euro-atlantike.
Nga ana e tij, shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë (ICO), Pieter Feith ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me qeverinë dhe të gjitha institucionet kosovare.
Ai ka vlerësuar se në këtë frymë të punës së përbashkët, Republika e Kosovës do arrijë t’i përmbushë të gjitha sfidat që dalin para saj, në rrugën e zhvillimit dhe integrimit.
Kryeministri Hashim Thaçi dhe shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë Pieter Feith, kanë ritheksuar përkushtimin e tyre për të vazhduar bashkërisht angazhimet institucionale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe për të plotësuar kriteret për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euro-atlantike . Këto deklarata janë dhënë të hënën pas një takimi që ka zhvilluar kryeministri Thaçi me shefin e ICO-së, ku edhe janë diskutuar zhvillimet aktuale politike në Kosovë.
Përmes një kumtese për media bëhet e ditur se kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për qeverisje të mirë dhe efektive dhe për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin me ICO-në dhe me EULEX-in, Thaçi theksoi se partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare vetëm sa do të thellohet, në funksion të përmbushjes së të gjitha kritereve për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euro-atlantike.
Nga ana e tij, shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë (ICO), Pieter Feith ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me qeverinë dhe të gjitha institucionet kosovare.
Ai ka vlerësuar se në këtë frymë të punës së përbashkët, Republika e Kosovës do arrijë t’i përmbushë të gjitha sfidat që dalin para saj, në rrugën e zhvillimit dhe integrimit.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 01/06/2010 10:39 - Është shëndoshë e mirë Fuad Ramiqi, shqiptari i ndodhur në konvojin humanitar
- 01/06/2010 10:14 - Vrasje në Lipjan, ende nuk dihen autorët
- 01/06/2010 10:02 - Lunaçek pritet të dërgojë në Bruksel një rekomandim për Kosovën
- 31/05/2010 19:04 - Fuad Ramiqi besohet të jetë shqiptari i ndodhur në anijen e sulmuar drejt Gaza-s
- 31/05/2010 15:53 - Klan Kosova zbardh detaje se çfarë pritet të ndodhë në Samitin e Sarajevës
Të vjetra:
- 31/05/2010 14:08 - Kryeministri Thaçi: Institucionet të gatshme të luftojnë korrupsionin
- 31/05/2010 13:38 - Jep dorëheqje kryetarja e KQZ-së Nesrin Lushta
- 31/05/2010 10:52 - Kosova sot temë bisede në samitin Rusi - BE
- 31/05/2010 10:48 - Shpërthim pranë shtëpisë së një polici të Kosovës me kombësi serbe
- 31/05/2010 10:34 - Publikohen rezultatet preliminare të zgjedhjeve serbe në veri dhe Novobërdë
Sonte në KlanKosova
- Konfidencë
-
Pse gjuajm tepi në prrocka lumejsh? Sa është i ndotur ambjenti jone dhe kur do të mbushemi mend?
Këtë mbrëmje në ora 19:40 mysafir në Konfidencë profesori i bujqësië: Xhevdet Elezi. - Zona e Debatit
-
Pas lajmeve qëndrore ju pret emisioni: Zona e Debatit ora 20:45.
Tema e cila do të diskutohet: Kush është tradhëtar e kush është Patriot. - Law&Order
-
Policia kapë një njeri i cili duket të jetë një nga dy njerëzit të përfshirë në një rast përdhunimi, ku viktimë ishte një gazetare e famshme. I dyshuari vendos të hesht dhe te merr një avokat.
Law&Order: Special Victims Unit episodi i ri në ora 23:10.

