( 0 Votes )
“Përshëndesim angazhimin e Prokurorisë Speciale dhe EULEX-in që të hetojnë dyshimet për korrupsion, kërkojmë dhe presim që këto hetime të prodhojnë rezultate konkrete”.
Kjo është cituar në një deklaratë të përbashkët të organizatave jo-qeveritare për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës.
Në vazhdim thuhet se një zmbrapsje nga iniciativa aktuale do të ishte një goditje shumë e dëmshme për Sundimin e Ligjit dhe sigurinë në Kosovë.
Krimi i organizuar dhe Korrupsioni sipas organizatave, po pengojnë të ardhmen Evropiane të Kosovës dhe luftimi i këtyre fenomeneve nuk guxon të lihet në mëshirën e agjendave të politikës ditore dhe interesave personale.
“Reagimet e udhëheqësve të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, si dhe të partisë më të madhe në vend, të bëra ditëve të fundit ndaj punës së organeve të drejtësisë, na bëjnë të shqetësohemi ngase lejojnë hapësirë për dyshime në përkushtimin e sinqertë të tyre në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Tendencat për të prezantuar punën e organeve të drejtësisë si të rrezikshme për stabilitetin e vendit janë një kërcënim tjetër serioz për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, thuhet më tej në deklaratë. Në reagimin e oraganizatave shqiptare theksohet se ndryshimi i retorikës së Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare pas bastisjeve në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit është i papranueshëm për më tepër është i dëmshëm për interesat e vendit.
"EULEX duhet të krijojë hapësirë për përfshirjen e Prokurorëve kosovarë si dhe të sigurojë se edhe pas përfundimit të Misionit EULEX, Prokuroria Kosovare do të jetë në gjendje që me sukses të ndjekë dhe luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin", thuhet në deklaratën e përbashkët të 15 organizatave.

| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 14/05/2010 10:43 - Sulmohet në veri kombibusi me shqiptarë
- 14/05/2010 10:29 - Magazina L'espresso publikon raportin e OSBE-së ku përfliten Thaçi e Haradinaj
- 14/05/2010 09:37 - Fatmir Limaj: Jemi të pastër si loti
- 14/05/2010 09:20 - Vrasje në Pejë, ende nuk janë indentifikuar autorët
- 14/05/2010 09:15 - Vrasja në Radushë takon Ministrat e Brendshëm të Kosovës e Maqedonisë
Të vjetra:
- 13/05/2010 14:36 - AGPK reagon ndaj pllakatës me mbishkrim Rruga e UDB-së - Flaka dhe Veton Surroi
- 13/05/2010 12:02 - Miratohet Ligji i shërbyesve civilë
- 13/05/2010 11:52 - Fatmir Limaj nuk flet për hetimet në paraqitjen e tij publike
- 13/05/2010 11:28 - Shqipëria ndihmon Gracanicën
- 13/05/2010 10:11 - Koha ditore: Kushëriri i kryeministrit dëmtoi buxhetin për 40 milionë euro
Sonte në KlanKosova
- Konfidencë
-
Pse gjuajm tepi në prrocka lumejsh? Sa është i ndotur ambjenti jone dhe kur do të mbushemi mend?
Këtë mbrëmje në ora 19:40 mysafir në Konfidencë profesori i bujqësië: Xhevdet Elezi. - Zona e Debatit
-
Pas lajmeve qëndrore ju pret emisioni: Zona e Debatit ora 20:45.
Tema e cila do të diskutohet: Kush është tradhëtar e kush është Patriot. - Law&Order
-
Policia kapë një njeri i cili duket të jetë një nga dy njerëzit të përfshirë në një rast përdhunimi, ku viktimë ishte një gazetare e famshme. I dyshuari vendos të hesht dhe te merr një avokat.
Law&Order: Special Victims Unit episodi i ri në ora 23:10.