( 2 Votes )
Konstatimi se media kosovare është e kërcënuar dhe nën presion, u tha sot në konferencën e organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve Profesionist të Kosovës në bashkëpunim me UNDP, me rastin e 3 Majit, ditën ndërkombëtare të mediave.
Në këtë konferencë po marrin pjesë të përfaqësuesve nga shumica e medieve të Kosovës, përfshi edhe gazetarët serb. Përfaqësuesit e UNDP, shprehën nevojën që të ketë media të lira dhe të pavarura.
Kjo ditë, në Kosovë po shënohet edhe me aktivitete tjera nga gazetarët dhe organizata të tyre. Gjatë ditës do të mbahet edhe një protestë që është organizuar nga Unioni i Gazetarëve të Kosovës.
Organizata Freedom House, në raportin e saj për vitin 2009, e nxori ditë më parë Kosovën si kampion rajonal për mungesën e lirisë së medias. Ndërkaq, OSBE, u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë që të parandalojnë ndikimin e panevojshëm ndaj tyre në mënyrë që t’u sigurohet ambient i sigurt për ushtrimin e këtij profesioni. Shefi i OSBE-së në Kosovë, Werner Almhofer, me rastin e 3 Majit, shprehu shqetësim për disa zhvillime brengosëse në fushën e mediave kohëve të fundit.
Në një komunikatë, Almhofer përmendi rritjen e numrit të kërcënimeve të drejtpërdrejta ndaj gazetarëve hulumtues dhe sfidave në pavarësinë editoriale të transmetuesit publik. Po ashtu, ka përmendur edhe raportet nga organizata që masin nivelin e demokracisë dhe lirisë së mediave, të cilat kanë tërhequr vëmendjen për trysninë mbi mediat dhe gazetarët.
Ndërkohë Unioni i Gazetarëve të Kosovës, në Sheshin “Nëna Terezë”, kishte vendosur hartën e Kosovës të punuar me gazeta të ndryshme, me mbishkrimin “Më shumë liri”.
Si njofton KosovaPress, kryetari i Unionit të Gazetarëve të Kosovës Muhamet Jahiri, ka thënë të hënën se kjo ditë ka si pikësynim që të rrisë vetëdijen për rëndësinë e lirisë së shtypit si dhe t’ua kujtojë qeverive detyrat që kanë për të krijuar mundësitë për respektimin e të drejtës së lirisë së shprehjes.
Ai tha se praktikat e deritanishme tregojnë se në vendet ku mungon liria e shprehjes dhe e shtypit, ka edhe mungesë të demokracisë, zhvillim të krimit, të korrupsionit, anarkisë kontrabandës dhe të tjera dhe theksuan se gjendja e gazetarëve në Kosovë vazhdon që të jetë shqetësuese.
Sipas tij të drejtat e gazetarëve në Kosovë shkelën thuajse në shumicën e sektorëve, të cilët mbulohen nga ta.
UGK-ja me këtë rast u ka bërë thirrje mekanizmave vendore dhe ndërkombëtar që të punojnë dhe t’i mbrojnë parimet e gazetarisë, lirinë e shprehjes, media të lira dhe të mos ushtrojnë presion mbi gazetarët, të mos ndërhyjnë në procesin e tyre dhe pavarësinë editoriale, sepse vetëm duke i respektuar këto vlera themelore e demokratike, do të arrihet parimi i mirëfilltë i zhvillimit të shoqërisë dhe i ekonomisë në përgjithësi.
Konstatimi se media kosovare është e kërcënuar dhe nën presion, u tha sot në konferencën e organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve Profesionist të Kosovës në bashkëpunim me UNDP, me rastin e 3 Majit, ditën ndërkombëtare të mediave.Në këtë konferencë po marrin pjesë të përfaqësuesve nga shumica e medieve të Kosovës, përfshi edhe gazetarët serb. Përfaqësuesit e UNDP, shprehën nevojën që të ketë media të lira dhe të pavarura.
Kjo ditë, në Kosovë po shënohet edhe me aktivitete tjera nga gazetarët dhe organizata të tyre. Gjatë ditës do të mbahet edhe një protestë që është organizuar nga Unioni i Gazetarëve të Kosovës.
Organizata Freedom House, në raportin e saj për vitin 2009, e nxori ditë më parë Kosovën si kampion rajonal për mungesën e lirisë së medias. Ndërkaq, OSBE, u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë që të parandalojnë ndikimin e panevojshëm ndaj tyre në mënyrë që t’u sigurohet ambient i sigurt për ushtrimin e këtij profesioni. Shefi i OSBE-së në Kosovë, Werner Almhofer, me rastin e 3 Majit, shprehu shqetësim për disa zhvillime brengosëse në fushën e mediave kohëve të fundit.
Në një komunikatë, Almhofer përmendi rritjen e numrit të kërcënimeve të drejtpërdrejta ndaj gazetarëve hulumtues dhe sfidave në pavarësinë editoriale të transmetuesit publik. Po ashtu, ka përmendur edhe raportet nga organizata që masin nivelin e demokracisë dhe lirisë së mediave, të cilat kanë tërhequr vëmendjen për trysninë mbi mediat dhe gazetarët.
Ndërkohë Unioni i Gazetarëve të Kosovës, në Sheshin “Nëna Terezë”, kishte vendosur hartën e Kosovës të punuar me gazeta të ndryshme, me mbishkrimin “Më shumë liri”.
Si njofton KosovaPress, kryetari i Unionit të Gazetarëve të Kosovës Muhamet Jahiri, ka thënë të hënën se kjo ditë ka si pikësynim që të rrisë vetëdijen për rëndësinë e lirisë së shtypit si dhe t’ua kujtojë qeverive detyrat që kanë për të krijuar mundësitë për respektimin e të drejtës së lirisë së shprehjes.
Ai tha se praktikat e deritanishme tregojnë se në vendet ku mungon liria e shprehjes dhe e shtypit, ka edhe mungesë të demokracisë, zhvillim të krimit, të korrupsionit, anarkisë kontrabandës dhe të tjera dhe theksuan se gjendja e gazetarëve në Kosovë vazhdon që të jetë shqetësuese.
Sipas tij të drejtat e gazetarëve në Kosovë shkelën thuajse në shumicën e sektorëve, të cilët mbulohen nga ta.
UGK-ja me këtë rast u ka bërë thirrje mekanizmave vendore dhe ndërkombëtar që të punojnë dhe t’i mbrojnë parimet e gazetarisë, lirinë e shprehjes, media të lira dhe të mos ushtrojnë presion mbi gazetarët, të mos ndërhyjnë në procesin e tyre dhe pavarësinë editoriale, sepse vetëm duke i respektuar këto vlera themelore e demokratike, do të arrihet parimi i mirëfilltë i zhvillimit të shoqërisë dhe i ekonomisë në përgjithësi.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 04/05/2010 10:45 - Shtyhet për të dhjetën herë gjykimi ndaj Albin Kurtit
- 03/05/2010 19:16 - Kosova pritet të "analizohet" nga mbi 30 investues italianë
- 03/05/2010 13:12 - Trajkoviq: Ndërprerja e sinjalit te telefonisë, marrëveshje e Serbisë e Kosovës
- 03/05/2010 13:08 - Fillon fushata për zgjedhjet në Istog
- 03/05/2010 13:04 - Ministri i Punëve të Jashtme Skënder Hyseni, në turne evropian
Të vjetra:
- 03/05/2010 12:42 - Shtohen mundësitë për bisedime Prishtinë - Beograd
- 03/05/2010 11:12 - Shënohet Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit
- 02/05/2010 17:10 - Analistët dënojnë heshtjen e krerëve shtetërorë për "Rastin Limaj"
- 02/05/2010 11:37 - Borxhlinjtë e ujësjellësit nga 15 maji, do të mbesin pa ujë
- 02/05/2010 11:31 - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot feston dhjetëvjetorin e themelimit
Sonte në KlanKosova
- Konfidencë
-
Pse gjuajm tepi në prrocka lumejsh? Sa është i ndotur ambjenti jone dhe kur do të mbushemi mend?
Këtë mbrëmje në ora 19:40 mysafir në Konfidencë profesori i bujqësië: Xhevdet Elezi. - Zona e Debatit
-
Pas lajmeve qëndrore ju pret emisioni: Zona e Debatit ora 20:45.
Tema e cila do të diskutohet: Kush është tradhëtar e kush është Patriot. - Law&Order
-
Policia kapë një njeri i cili duket të jetë një nga dy njerëzit të përfshirë në një rast përdhunimi, ku viktimë ishte një gazetare e famshme. I dyshuari vendos të hesht dhe te merr një avokat.
Law&Order: Special Victims Unit episodi i ri në ora 23:10.

