( 23 Votes )
Aksioni i bastisjes ndaj Fatmir Limajt pati për bazë letrën e një biznesmeni nga Gjilani. Ai, sic merr vesh Klan Kosova, është ankuar tek Presidenti, Kryeministri dhe EULEX-i, se nuk fitoi asnjë tender për ndërtim rrugësh në Kosovë. Sipas tij, Ministria e Transportit e injoroi, pavarësisht se kishte pajisje të mjaftueshme.
Letra e këtij biznesmeni, për të cilin thuhet se vdiq në një aksident trafiku në Austri, ku patën humbur jetën edhe disa shqiptarë të tjerë, qëndroi për gati një vit në sirtarët institucioneve të lartpërmendur.
Megjithatë, ajo nuk u hodh në kosh dhe doli të jetë shumë serioze.
Vendimi i EULEX-it për të kontrolluar shtëpinë e Limajt dhe Ministrinë e Transportit, u morë në një moment delikat dhe të papritur, kur siç mëson Klan Kosova, Kryeministri
Hashim Thaçi do të duhej të merrte një vendim edhe për ndryshime të tjera në qeverinë e tij.
Kjo përfshinte edhe emërimin e Limajt në një post të lartë në politikën e jashtme të Kosovës. Përflitej se ai do ta udhëhiqte zyrën e Kosovës në New York. Merret vesh se ai ka qenë dashur të niset për Amerikë vetëm pak ditë pas nisjes së punimeve në autostradën e Kosovës dhe hapjes së ofertave për koncesionimin e Aeroportit të Prishtinës.
Kjo është planifikuar të jetë një strategji dalëse për Limajn, që do shihej edhe si kompletim i suksesit të tij në postin e Ministrit. Por gjërat i prishi zbatimi nga EULEX-i i urdhrit për kontroll të prokurorisë speciale, i cili, sipas burimeve të Klanit, befasoi të gjithë, duke përfshirë edhe lidershipin.
Në një takim të vonshëm që u mbajt të mërkurën mbrëma në qeveri, ku u takuan shefi i EULEX-it, Iv de Kermabo, bashkë me kryeministrin Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, u arrit një marrëveshje bashkërendimi ndërmjet EULEX-it dhe qeverisë në lidhje me rastin Limaj.
Ndërkombëtarët kërkuan dhe premtuan që e gjitha procedura do të bëhet në transparencë të plotë ndërsa Limaj ka shfaqur gatishmëri të bashkëpunojë me hetuesit dhe prokurorët. Në këtë rast EULEX-i ka bërë të ditur se janë duke u hetuar edhe pesë ministra dhe zëvendësministra të qeverisë së Kosovës, ndaj të cilëve mund të bëhen bastisje.
Kontrolli në shtëpinë dhe Ministrinë e udhëhequr nga Limaj, është konsideruar të jetë rasti më i rëndë për qeverinë e Kosovës që nga fillimi i punës së institucioneve vendore, më 2001.
E sa i përket të ardhmes të Limajt, merret vesh se ai nuk ka ndonjë presion ndërkombëtar ose vendor për t’u larguar nga posti. Por, siç mëson Klan Kosova, qëndrimi i mëtejshëm në Qeverinë e Kosovës, pas kontrollit të një dite më parë në shtëpi e zyrë, është çështje kryekëput e moralit të Ministrit të Transportit.
Aksioni i bastisjes ndaj Fatmir Limajt pati për bazë letrën e një biznesmeni nga Gjilani. Ai, sic merr vesh Klan Kosova, është ankuar tek Presidenti, Kryeministri dhe EULEX-i, se nuk fitoi asnjë tender për ndërtim rrugësh në Kosovë. Sipas tij, Ministria e Transportit e injoroi, pavarësisht se kishte pajisje të mjaftueshme. Letra e këtij biznesmeni, për të cilin thuhet se vdiq në një aksident trafiku në Austri, ku patën humbur jetën edhe disa shqiptarë të tjerë, qëndroi për gati një vit në sirtarët institucioneve të lartpërmendur.
Megjithatë, ajo nuk u hodh në kosh dhe doli të jetë shumë serioze.
Vendimi i EULEX-it për të kontrolluar shtëpinë e Limajt dhe Ministrinë e Transportit, u morë në një moment delikat dhe të papritur, kur siç mëson Klan Kosova, Kryeministri
Hashim Thaçi do të duhej të merrte një vendim edhe për ndryshime të tjera në qeverinë e tij.
Kjo përfshinte edhe emërimin e Limajt në një post të lartë në politikën e jashtme të Kosovës. Përflitej se ai do ta udhëhiqte zyrën e Kosovës në New York. Merret vesh se ai ka qenë dashur të niset për Amerikë vetëm pak ditë pas nisjes së punimeve në autostradën e Kosovës dhe hapjes së ofertave për koncesionimin e Aeroportit të Prishtinës.
Kjo është planifikuar të jetë një strategji dalëse për Limajn, që do shihej edhe si kompletim i suksesit të tij në postin e Ministrit. Por gjërat i prishi zbatimi nga EULEX-i i urdhrit për kontroll të prokurorisë speciale, i cili, sipas burimeve të Klanit, befasoi të gjithë, duke përfshirë edhe lidershipin.
Në një takim të vonshëm që u mbajt të mërkurën mbrëma në qeveri, ku u takuan shefi i EULEX-it, Iv de Kermabo, bashkë me kryeministrin Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, u arrit një marrëveshje bashkërendimi ndërmjet EULEX-it dhe qeverisë në lidhje me rastin Limaj.
Ndërkombëtarët kërkuan dhe premtuan që e gjitha procedura do të bëhet në transparencë të plotë ndërsa Limaj ka shfaqur gatishmëri të bashkëpunojë me hetuesit dhe prokurorët. Në këtë rast EULEX-i ka bërë të ditur se janë duke u hetuar edhe pesë ministra dhe zëvendësministra të qeverisë së Kosovës, ndaj të cilëve mund të bëhen bastisje.
Kontrolli në shtëpinë dhe Ministrinë e udhëhequr nga Limaj, është konsideruar të jetë rasti më i rëndë për qeverinë e Kosovës që nga fillimi i punës së institucioneve vendore, më 2001.
E sa i përket të ardhmes të Limajt, merret vesh se ai nuk ka ndonjë presion ndërkombëtar ose vendor për t’u larguar nga posti. Por, siç mëson Klan Kosova, qëndrimi i mëtejshëm në Qeverinë e Kosovës, pas kontrollit të një dite më parë në shtëpi e zyrë, është çështje kryekëput e moralit të Ministrit të Transportit.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 30/04/2010 12:55 - Bernard Kushner: Një ditë Kosovë e Serbi në BE
- 30/04/2010 12:53 - Daci: Presidenti duhet të shqetësohet për ekzekutivin jo për partitë
- 30/04/2010 12:51 - Melihate Tërmkolli braktis LDK-në, bëhet pjesë e AAK-së
- 30/04/2010 12:34 - Hetimet për rastin Limaj, po vazhdojnë
- 29/04/2010 19:21 - Vetëvendosje: EULEX po mundohet të përmirësojë imazhin e rënë përtoke
Të vjetra:
- 29/04/2010 12:04 - Dy shpërthime në veri
- 29/04/2010 10:44 - EULEX-i heton tenderat e Ministrisë së Transportit, zyrtarët heshtin
- 28/04/2010 22:05 - Flet Ministri Limaj, inkurajon hetuesinë të vazhdojë punën
- 28/04/2010 21:45 - Takim i jashtëzakonshëm në Qeverinë e Kosovës
- 28/04/2010 18:03 - Lunaçek: Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën, do të marrë kohë
Sonte në KlanKosova
- Trip Lista
-
Sonte në ora 19:00 emisioni: Trip Lista.
Kenget dhe videoklipet më të preferuara të momentit shpalosen një nga një në top listen e Klan Kosovës. - X-Factor Albania
-
Pas lajmeve qendrore në ora 21:00 ju pret: X-Factor Albania .
Edicioni i 5-te i "Talent Show" me te suksesshme ne bote. - Exclusive
-
Në ora 23:40 emisioni Exclusive me: Kushtrim Sadikun.
Exclusive është emisioni i vetëm që transmeton dhe krijon dokumetarë e reportazhe të gjata në Kosovë.

