( 2 Votes )
EULEX-i hap letrat, dhe sqaron arsyet përse bastisi ministrinë e Fatmir Limajt. Misioni Evropian për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, po heton tenderët për ndërtimin e rrugëve gjatë periudhës 2007-2009.
Sqaron po ashtu, se bastisjet dhe hetimet, janë bërë me lejen e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, nga një gjyqtar i procedurës paraprake. Gjithçka thuhet se po bëhet nën mbikëqyrjen e zyrës së Prokurorisë Speciale dhe policisë së EULEX-it.
Nuk përmenden emra të zyrtarëve të Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomit, të cilët po hetohen për këta tenderë. Misioni Evropian, sqaroi përmes një kumtese se po mbledh material dëshmues.
Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, takoi të enjten ministrin e Integrimeve Evropiane Besim Beqajn. Mediat u ftuan, por zyrtarët refuzuan të dalin para tyre.
Heshtja e së mërkurës u vërejt edhe të enjten. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala refuzoi të komentojë për bastisjet në dikasterin e kolegut të tij. EULEX-i sqaron në komunikatë se në këtë fazë, bastisjet janë thjesht të karakterit hetues, ndërsa dëshmitë e mbledhura po analizohen me kujdes.

| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 30/04/2010 12:51 - Melihate Tërmkolli braktis LDK-në, bëhet pjesë e AAK-së
- 30/04/2010 12:34 - Hetimet për rastin Limaj, po vazhdojnë
- 29/04/2010 19:21 - Vetëvendosje: EULEX po mundohet të përmirësojë imazhin e rënë përtoke
- 29/04/2010 19:16 - Aksioni ndaj Fatmir Limajt, në prag të nisjes së një detyre të re në mision diplomatik
- 29/04/2010 12:04 - Dy shpërthime në veri
Të vjetra:
- 28/04/2010 22:05 - Flet Ministri Limaj, inkurajon hetuesinë të vazhdojë punën
- 28/04/2010 21:45 - Takim i jashtëzakonshëm në Qeverinë e Kosovës
- 28/04/2010 18:03 - Lunaçek: Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën, do të marrë kohë
- 28/04/2010 18:01 - Policia e EULEX-it bastis Ministrinë e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit
- 28/04/2010 17:42 - Ministri Fratini: Konferenca në Sarajevë, fillim i bisedimeve Kosovë - Serbi
Sonte në KlanKosova
- Konfidencë
-
Pse gjuajm tepi në prrocka lumejsh? Sa është i ndotur ambjenti jone dhe kur do të mbushemi mend?
Këtë mbrëmje në ora 19:40 mysafir në Konfidencë profesori i bujqësië: Xhevdet Elezi. - Zona e Debatit
-
Pas lajmeve qëndrore ju pret emisioni: Zona e Debatit ora 20:45.
Tema e cila do të diskutohet: Kush është tradhëtar e kush është Patriot. - Law&Order
-
Policia kapë një njeri i cili duket të jetë një nga dy njerëzit të përfshirë në një rast përdhunimi, ku viktimë ishte një gazetare e famshme. I dyshuari vendos të hesht dhe te merr një avokat.
Law&Order: Special Victims Unit episodi i ri në ora 23:10.