( 0 Votes )
Grupi Ndërkombëtar Drejtues shprehu sot në Vjenë mbështetjen e plotë për përforcimin e përpjekjeve për veriun e Kosovës, bazuar në rekomandimet e ICO-së, të cilat do të zhvillohen më tutje në konsultim me palët përkatëse të interesit.
Nëpërmjet një komunikate për media, ky trup ndërkombëtar u bëri thirrje të gjitha palëve përfshirë edhe Serbinë, që të luajnë rol konstruktiv në këtë proces.
Grupi Ndërkombëtar Drejtues beson se Kosova duhet të bëjë përparim urgjent në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar në përmirësimin e kapacitetit administrativ dhe instalimin e Sundimit të Ligjit, përfshirë edhe në veriun e Kosovës.
Më tutje në komunikatë thuhet se përparimi i madh në çështjet e qeverisjes do të jetë jetik për të siguruar se Raporti i ardhshëm i Progresit i Komisionit Evropian do të dërgojë sinjal pozitiv për avancimet e Kosovës drejt perspektivës së saj Evropiane, të cilën e pret populli i Kosovës.
Grupi Ndërkombëtar Drejtues shprehu sot në Vjenë mbështetjen e plotë për përforcimin e përpjekjeve për veriun e Kosovës, bazuar në rekomandimet e ICO-së, të cilat do të zhvillohen më tutje në konsultim me palët përkatëse të interesit. Nëpërmjet një komunikate për media, ky trup ndërkombëtar u bëri thirrje të gjitha palëve përfshirë edhe Serbinë, që të luajnë rol konstruktiv në këtë proces.
Grupi Ndërkombëtar Drejtues beson se Kosova duhet të bëjë përparim urgjent në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar në përmirësimin e kapacitetit administrativ dhe instalimin e Sundimit të Ligjit, përfshirë edhe në veriun e Kosovës.
Më tutje në komunikatë thuhet se përparimi i madh në çështjet e qeverisjes do të jetë jetik për të siguruar se Raporti i ardhshëm i Progresit i Komisionit Evropian do të dërgojë sinjal pozitiv për avancimet e Kosovës drejt perspektivës së saj Evropiane, të cilën e pret populli i Kosovës.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 09/02/2010 17:35 - Isa Mustafa premton 29 milion euro investime kapitale
- 09/02/2010 17:13 - Obama dhe Kohler urojnë përvjetorin e dytë të pavarësisë
- 09/02/2010 15:35 - Giffoni: Roli im, lehtësues i dialogut mes komuniteteve
- 09/02/2010 12:45 - Estonia do të largojë forcat e veta të KFOR-it
- 09/02/2010 12:42 - Sejdiu priti letrat kredenciale të Krajanovit
Të vjetra:
- 08/02/2010 18:37 - Komandanti i KFOR-it vizitohet nga Jaak Aaviksoo
- 08/02/2010 16:27 - Thaçi: Prishtina është e vendosur për zbatimin e planit
- 08/02/2010 15:41 - Kamioni lë të vdekur një këmbësor 49 vjeçar, në Gjilan
- 08/02/2010 15:19 - Në Gjilan KFOR-i shmang shpërthimin e një granate
- 08/02/2010 14:33 - Mblidhet GND-ja për strategjinë e veriut
Sonte në KlanKosova
- Law&Order
-
Policia kapë një njeri i cili duket të jetë një nga dy njerëzit të përfshirë në një rast përdhunimi, ku viktimë ishte një gazetare e famshme. I dyshuari vendos të hesht dhe te merr një avokat.
Law&Order: Special Victims Unit episodi i ri në ora 23:10.

