( 3 Votes )
Analisti serb Zhivojin Rakoqeviq ka thënë në një intervistë për Klan Kosovën se nuk rregullohet gjithçka me zgjidhjen e çështjes se veriut, duke iu referuar kështu strategjisë për veriun që ka synim integrimin e asaj pjese të vendit.
“Nuk ka rrymë, nuk ka ujë, policët dhe mjekët janë në grevë, e thuhet se me integrimin e serbëve të veriut do të rregullohet gjithçka. Kjo nuk qëndron aspak”, ka thënë Rakoqeviq.
Komenti i tij vjen vetëm një orë pas emërimit të një ekipi përgatitor për themelimin e komunës së Mitrovicës Veriore nga shefi i ICO-së Pieter Feith.
Rakoqeviq, mendon se integrimi i veriut nuk mund të bëhet pa kthimin e serbëve nëpër pjesët e tjera të Kosovës e strategjia e re, sipas tij, do të ketë efekt të kundërt.
Zhivojin Rakoqeviq ka deklaruar se ky plan vetëm sa e forcon ndarjen në lumin Ibër.
Kuvendin e të enjtes të serbëve të veriut për ta kundërshtuar strategjinë, e arsyeton me faktin se ata njerëz nuk kanë jetë institucionale në Prishtinë, dhe u duhet të organizohen në një mënyrë apo tjetër.
Por, mendim të njëjtë për strategjinë nuk kanë edhe serbët që janë pjesë e institucioneve kosovare.
Ndërkohë ministri për Kthim Sasha Rashiq ka thënë se çdo plan që ka synim stabilizimin dhe ofrimin e një jete më të mirë për qytetarët do të mbështetet prej tyre. “Unë si ministër i Qeverisë së Kosovës do ta mbështes një plan të tillë”, ka thënë Rashiq.
Ministri i Kthimit, tha se tubimi i së enjtes në veri të Mitrovicës, është e drejtë e njerëzve për të shprehur pakënaqësinë ndaj vendimeve të qeverisë.
Analisti serb Zhivojin Rakoqeviq ka thënë në një intervistë për Klan Kosovën se nuk rregullohet gjithçka me zgjidhjen e çështjes se veriut, duke iu referuar kështu strategjisë për veriun që ka synim integrimin e asaj pjese të vendit.“Nuk ka rrymë, nuk ka ujë, policët dhe mjekët janë në grevë, e thuhet se me integrimin e serbëve të veriut do të rregullohet gjithçka. Kjo nuk qëndron aspak”, ka thënë Rakoqeviq.
Komenti i tij vjen vetëm një orë pas emërimit të një ekipi përgatitor për themelimin e komunës së Mitrovicës Veriore nga shefi i ICO-së Pieter Feith.
Rakoqeviq, mendon se integrimi i veriut nuk mund të bëhet pa kthimin e serbëve nëpër pjesët e tjera të Kosovës e strategjia e re, sipas tij, do të ketë efekt të kundërt.
Zhivojin Rakoqeviq ka deklaruar se ky plan vetëm sa e forcon ndarjen në lumin Ibër.
Kuvendin e të enjtes të serbëve të veriut për ta kundërshtuar strategjinë, e arsyeton me faktin se ata njerëz nuk kanë jetë institucionale në Prishtinë, dhe u duhet të organizohen në një mënyrë apo tjetër.
Por, mendim të njëjtë për strategjinë nuk kanë edhe serbët që janë pjesë e institucioneve kosovare.
Ndërkohë ministri për Kthim Sasha Rashiq ka thënë se çdo plan që ka synim stabilizimin dhe ofrimin e një jete më të mirë për qytetarët do të mbështetet prej tyre. “Unë si ministër i Qeverisë së Kosovës do ta mbështes një plan të tillë”, ka thënë Rashiq.
Ministri i Kthimit, tha se tubimi i së enjtes në veri të Mitrovicës, është e drejtë e njerëzve për të shprehur pakënaqësinë ndaj vendimeve të qeverisë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 07/02/2010 20:59 - Lumi i Bajës së Malishevës merr një viktimë
- 06/02/2010 19:34 - "Vetëvendosje": Mbështesim protestat për rritje pagash
- 06/02/2010 17:48 - LDD kërkon zgjedhje të parakohshme brënda vitit
- 06/02/2010 17:45 - Jakup Krasniqi: Presim njohje nga vendet që kanë hezituar
- 06/02/2010 16:18 - Presidenti Sejdiu shqyrton 350 dosje për amnisti
Të vjetra:
- 05/02/2010 19:31 - Në Kosovë rikthehen disa serbë
- 05/02/2010 18:36 - Rasmusen: NATO sheh përparim të ndjeshëm në Kosovë
- 05/02/2010 18:23 - AKR reagon për gjendjen social-ekonomike në vend
- 05/02/2010 17:31 - ICO cakton ekipin përgatitor për veriun e Mitrovicës
- 05/02/2010 16:06 - KQZ sërish nuk debatoi për Gjilanit
Sonte në KlanKosova
- Law&Order
-
Policia kapë një njeri i cili duket të jetë një nga dy njerëzit të përfshirë në një rast përdhunimi, ku viktimë ishte një gazetare e famshme. I dyshuari vendos të hesht dhe te merr një avokat.
Law&Order: Special Victims Unit episodi i ri në ora 23:10.

