( 0 Votes )
Kreu i sapozgjedhur i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej e ka cilësuar pozitën aktuale të serbëve të Kosovës, si tragjedinë më të madhe të botës së sotme. Në një intervistë për të përditshmen serbe Vesti, ai ka thënë se këta serbë janë duke jetuar në kushtet më të rënda, që kanë ekzistuar ndonjëherë në Kosovë. Sipas tij, tragjedia qëndron në atë se autoritetet e fuqishme e dinë mirë këtë gjendje, mirëpo bëhen gjoja se nuk e shohin as nuk dinë gjë për të. Ai thotë se, këto autoritetet janë pozicionuar në anën e shqiptarëve që i kanë dëbuar serbët nga Kosova për më se 100 vite. Kreu i kishës tha se për serbët që duan të kthehen nuk kanë gjasa ta bëjnë një gjë të tillë, ndërsa ata që jetojnë në Kosovë, nuk janë të sigurt nëse mund të kthehen të gjallë, nëse dalin nga shtëpitë e tyre.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 30/01/2010 14:56 - Sot është heshtje zgjedhore
- 30/01/2010 14:49 - Ndërron jetë nën kryetari i LDK-së për Istogun Fadil Ferati
- 29/01/2010 18:31 - Ekstradohet nga Kosova i dënuari malazez
- 29/01/2010 18:06 - Buxheti për RTK-në kundërshtohet nga AGPK, përkrahet nga Faith
- 29/01/2010 17:52 - Doku Fest 2010 është në përgatitje e sipër
Të vjetra:
- 29/01/2010 16:31 - Pritet rishikimi i mandatit të Pieter Faith-it
- 29/01/2010 14:16 - U miratua projekt-ligji kundër dhunës në familje
- 29/01/2010 12:40 - Dita e fundit e fushatës zgjedhore për Prizren dhe Lipjan
- 28/01/2010 12:31 - Rada Trajkoviq: Dokumenti për veriun është serioz
- 28/01/2010 12:25 - Sejdiu nuk pranon të komentojë ofertën për koalicion të AAK-së
Sonte në KlanKosova
- Law&Order
-
Policia kapë një njeri i cili duket të jetë një nga dy njerëzit të përfshirë në një rast përdhunimi, ku viktimë ishte një gazetare e famshme. I dyshuari vendos të hesht dhe te merr një avokat.
Law&Order: Special Victims Unit episodi i ri në ora 23:10.

