( 0 Votes )
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që t’i parashtrojë Qeverisë së Kosovës kërkesën e Grupit Parlamentar të LDD-së për t’u informuar në lidhje me nivelin e zbatimit të Kushtetutshmërisë në të gjithë teritorin e Kosovës. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka thënë se pas dy javësh presin të marrin një informatë për hapat që po ndërmerr qeveria për të larguar strukturat paralele nga Kosova e më pas mbi bazën e këtyre të zhvillohet një debat në Kuvend. Opozita ka kritikuar Qeverinë për anashkalim të Kuvendit sa i përket diskutimit dhe hartimit të kësaj strategjie. Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës Kosova e Re, Ibrahim Makolli, ka thënë se Kuvendi nuk është informuar për këtë strategji dhe kjo, sipas tij, flet për mosseriozitetin e institucioneve të vendit për një çështje të tillë e cila është e vështirë të zgjidhet. Ndërsa propozuesi i debatit për zbatueshmërinë e kushtetutës në tërë territorin, Lulzim Zeneli ka theksuar se pas periudhës dyjavore Qeveria do të ketë kohë që të sjellë informatën, e Kuvendi sipas tij do të debatojë dhe do të nxjerrë rekomandime obliguese për Qeverinë.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që t’i parashtrojë Qeverisë së Kosovës kërkesën e Grupit Parlamentar të LDD-së për t’u informuar në lidhje me nivelin e zbatimit të Kushtetutshmërisë në të gjithë teritorin e Kosovës. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka thënë se pas dy javësh presin të marrin një informatë për hapat që po ndërmerr qeveria për të larguar strukturat paralele nga Kosova e më pas mbi bazën e këtyre të zhvillohet një debat në Kuvend. Opozita ka kritikuar Qeverinë për anashkalim të Kuvendit sa i përket diskutimit dhe hartimit të kësaj strategjie. Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës Kosova e Re, Ibrahim Makolli, ka thënë se Kuvendi nuk është informuar për këtë strategji dhe kjo, sipas tij, flet për mosseriozitetin e institucioneve të vendit për një çështje të tillë e cila është e vështirë të zgjidhet. Ndërsa propozuesi i debatit për zbatueshmërinë e kushtetutës në tërë territorin, Lulzim Zeneli ka theksuar se pas periudhës dyjavore Qeveria do të ketë kohë që të sjellë informatën, e Kuvendi sipas tij do të debatojë dhe do të nxjerrë rekomandime obliguese për Qeverinë. | < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 19/01/2010 22:22 - Konferencë për termocentralin “Kosova e Re”
- 19/01/2010 22:17 - Presidenti me darkë falenderon korin diplomatik
- 19/01/2010 22:03 - Marti: Hetimet po ecin përpara
- 19/01/2010 18:56 - Protestohet në magjistrale kundër KEK-ut
- 19/01/2010 17:36 - Tërmkolli kërkon prishjen e koalicionit PDK-LDK
Të vjetra:
- 19/01/2010 16:33 - Faith i premton ndihmë adekuate RTK–së
- 19/01/2010 14:37 - Bogdanoviq: Serbët të gatshëm për dialog, por jo për integrim
- 19/01/2010 13:07 - Dick Marty vjen në Kosovë për të hetuar UÇK-në
- 18/01/2010 22:30 - Nikoliq nuk zmbrapset nga ultimatumet e paralelistëve
- 18/01/2010 22:20 - Hyseni kërkon njohje nga Liga Arabe
Sonte në KlanKosova
- Konfidencë
-
Pse gjuajm tepi në prrocka lumejsh? Sa është i ndotur ambjenti jone dhe kur do të mbushemi mend?
Këtë mbrëmje në ora 19:40 mysafir në Konfidencë profesori i bujqësië: Xhevdet Elezi. - Zona e Debatit
-
Pas lajmeve qëndrore ju pret emisioni: Zona e Debatit ora 20:45.
Tema e cila do të diskutohet: Kush është tradhëtar e kush është Patriot. - Law&Order
-
Policia kapë një njeri i cili duket të jetë një nga dy njerëzit të përfshirë në një rast përdhunimi, ku viktimë ishte një gazetare e famshme. I dyshuari vendos të hesht dhe te merr një avokat.
Law&Order: Special Victims Unit episodi i ri në ora 23:10.

