( 1 Vote )
Një person i cili dyshohet se vrau mbrëmë në lagjen Ulpiana, Blerim Burhanin, u arrestua gjatë ditës së sotme në pikën kufitare në Vermicës.
Sipas policisë i arrestuari është Arben M. i moshës 30 vjeçare nga Shqipëria. Ai është arrestuar derisa po tentonte të kalonte pikën kufitare për në Shqipëri me një makinë të tipit Golf. I njëjti pasi është arrestuar është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që në afatet e parapara do të dërgohet para organeve të drejtësisë.
Vrasja e Blerim Burhanit nga Prishtina, ndodhi mbrëmë në orët e vona në lagjen Ulpiana të kryeqytetit. Sipas burimeve jo zyrtare dhe dëshmitarëve ai u qëllua me thikë disa herë nga disa persona, në momentin kur po dilte nga një kafene. Shkaqet e kësaj ngjarje nuk janë bërë të ditura nga policia, por mësohet se ishin për motive të ulëta.

| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 19/11/2009 13:45 - KE: Reformat pastaj liberalizimi i vizave për Kosovën
- 19/11/2009 13:42 - Irlanda largon trupat nga Kosova
- 19/11/2009 13:39 - Turqia dhuron 5000 vaksina
- 19/11/2009 13:37 - UNDP: Qytetarët të pakënaqur me EULEX-in
- 19/11/2009 13:34 - Kuvendi i Kosovës: Polemikë për zgjedhje
Sonte në KlanKosova
- Law&Order
-
Policia kapë një njeri i cili duket të jetë një nga dy njerëzit të përfshirë në një rast përdhunimi, ku viktimë ishte një gazetare e famshme. I dyshuari vendos të hesht dhe te merr një avokat.
Law&Order: Special Victims Unit episodi i ri në ora 23:10.