|
( 0 Votes )
Disa analist kosovar vlerësojnë se plani katërpikësh i presidentit serb, Boris Tadiq shumë më lehtë do të mund të zbatohet nëse në krye të qeverisë së Kosovës është Hashim Thaçi. Vlerësimin e tyre e bazojnë në përvojat e mëhershme me planin gjashtëpikësh të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun. Sipas drejtorit të organizatës Çohu, Avni Zogiani, aktualisht gjithccka është duke shkuar drejt një statusi të veçantë për veriun e Kosovës. Paaftësinë e qeverisë për t’u përballur me këtë plan dhe presionet e mundshme ndaj Kosovës, i përmend edhe Ardian Arifaj nga organizata KIPRED.Ai konsideron se qeveria nuk ka aftësi për ta mbajtur veriun e Kosovës, pasi që deri më tani askush nuk ka dal me vizion se çfarë duhet të bëjë me këtë pjesë të vendit. |
|
|
More Articles...
- Stabilizohet furnizimi me energji elektrike
- USSH kërkon kushte më të mira për studentët
- Pjesë nga ditari i dëshmitarit X vazhdojnë të poblikohen
- Filluan hetimet për akuzat e Dick Martyt
- Premtohen njohje të reja të Kosovës
- Presidentja e Kosovës vizitoi stundentën në një Univeristitet të Mynhenit
- Kërkohet zgjidhje e favorshme vetëm për serbët
- Stabilizohet furnizimi me engergji elektrike
- Kuci ndryshon Kodin e Procedurës Penale në të mirë të gazetarëve
- Fundi i rrogave të larta në PTK
- Kosova u vlerësua mirë eknomikisht
- Do të testohen kandidatët potencial për diplomaci
- AAK kërkon zgjedhje në Veri të Kosovës
- Tahiri takohet me përfaqësues politik nga Lugina e Preshevës
- Tërnava u uron ditëlindjen e profetit Muhamed të gjithë myslimanëve
Sonte në KlanKosova
- Trip Lista
-
Sonte në ora 19:00 emisioni: Trip Lista.
Kenget dhe videoklipet më të preferuara të momentit shpalosen një nga një në top listen e Klan Kosovës. - X-Factor Albania
-
Pas lajmeve qendrore në ora 21:00 ju pret: X-Factor Albania .
Edicioni i 5-te i "Talent Show" me te suksesshme ne bote. - Exclusive
-
Në ora 23:40 emisioni Exclusive me: Kushtrim Sadikun.
Exclusive është emisioni i vetëm që transmeton dhe krijon dokumetarë e reportazhe të gjata në Kosovë.

Disa analist kosovar vlerësojnë se plani katërpikësh i presidentit serb, Boris Tadiq shumë më lehtë do të mund të zbatohet nëse në krye të qeverisë së Kosovës është Hashim Thaçi. Vlerësimin e tyre e bazojnë në përvojat e mëhershme me planin gjashtëpikësh të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun. Sipas drejtorit të organizatës Çohu, Avni Zogiani, aktualisht gjithccka është duke shkuar drejt një statusi të veçantë për veriun e Kosovës. Paaftësinë e qeverisë për t’u përballur me këtë plan dhe presionet e mundshme ndaj Kosovës, i përmend edhe Ardian Arifaj nga organizata KIPRED.Ai konsideron se qeveria nuk ka aftësi për ta mbajtur veriun e Kosovës, pasi që deri më tani askush nuk ka dal me vizion se çfarë duhet të bëjë me këtë pjesë të vendit.
Kryeministri, Hashim Thaçi do të takohej me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, vetëm me kusht që në agjendë të takimit do të ishte njohja e pavarësisë së Kosovës. Ky është qëndrimi i shefit të ekzekutivit kosovar të cilin e përcjell të dielën gazeta “Express”. Thaçi i ka deklaruar kësaj të përditshme se takimi në mes tyre nuk do të duhej të kuptohej si betejë për ta mundur njëri –tjetrin, Kosova Serbinë, ose e kundërta, sepse kjo betejë është mbyllur në qershor të vitit 1999 dhe rezultatin e di e gjithë bota. Sipas tij, takim eventual mund t’i shërbejë të ardhmes më të mirë të qytetarëve të të dy vendeve.
Shkollat serbe të komunës së Prishtinës do ta ndërprejnë mësimin për një javë për shkak të motit të ligë dhe temperaturave të ulëta.
Shaip Muja do ta ketë më lehtë që ta braktisë vetë Komisionin për Punë të Jashtme, se sa t’ia arrijë qëllimit për ta shkarkuar Albin Kurtin nga pozita e kryetarit të këtij komisioni.Së paku tre anëtarë të Komisionit të Jashtëm, të cilët janë njoftuar me shkrim me “synimin” e deputetit Muja, dy publikisht, e i treti në kushte anonimiteti, kanë deklaruar se të drejtën për shkarkim të Kurtit nga kryetari i komisionit e ka vetëm grupi parlamentar i “Vetëvendosjes”, shkruan “Koha Ditore”.Kështu, sipas tyre, është e përcaktuar me Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe me një “marrëveshje të panënshkruar” që është arritur ndërmjet subjekteve parlamentare kur është bërë ndarja e komisioneve.
Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit të saj në Mynhen të Gjermanisë, ku po merë pjesë në Konferencën e 48 të Sigurisë, u takua me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutoglu.Presidentja Jahjaga dhe Ministri Davutoglu, diskutuan për raportet në mes të dy vendeve, zhvillimet më të fundit në Kosovë, për procesin e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë, procesin e dialogut teknik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, njohjet e reja të Republikës së Kosovës si dhe për bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimin tregtar në mes të dy vendeve.Gjatë takimit, Presidentja Jahjaga e vlerësoi lartë mbështetjen e Turqisë dhënë Republikës së Kosovës dhe kërkoi nga ministri Davutoglu vazhdimin e mëtejshëm të kësaj përkrahjeje për të siguruar njohje të reja për Kosovën me theks të veçantë te disa vende të Lindjes së Mesme.
