Werder Bremen është bërë mace e zezë për Hamburgun. Pasi e eliminoi nga Kupa e UEFA-s, Verder I shkaktoi edhe një disfatë skuadrës së Martin Jolit duke ia zbehur gjasat për titull në Bundesligë. Të dy golat në fitoren e Werderit 2:0 I realizoi sulmuesi portugez Hugo Almeida. Hamburg mbetet në vendin e 6-të me 6 pikë mbrapara dy liderëve Volfsburgut dhe Bayernit. Bavarezët shfrytëzuan disfatën e rëndë të ujqëve nga Shtutgart në ndeshjen ku shkëlqeu Mario Gomez. Bayern ka gjasa të mëdha për titull pas fitores në Cottbuss por ka goldallim më të dobët se Wolfsburg. Fitore shumë me vlerë ka shënuar skuadra e rrezikuar Borussia Monchengladbach e cila arriti të mposht Schalken me një gol të realizuar në sekondat e fundit. Ajo që vlen të përmendet nga Bundesliga gjermane veç formës së Shtutgartit, është edhe ajo e jashtëzakonshme e Borrusisë së Dortmundit e cila nuk ka pësuar që 7 javë. Borussia ka 5 pikë më pak se Bayern dhe Wolfsburg, nëse jo për titull, gjasat reale janë që kjo skuadër të depërtojë me anë të kualifikimit në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
- 16/05/2009 13:32 - Presidenti i Atletikës Lamin Diack vizitoi Londrën
- 16/05/2009 13:28 - Nadal e Federer në gjysmëfinale
- 12/05/2009 14:20 - Edhe Kaka në Tiranë
- 11/05/2009 17:49 - FLASH lajme nga sporti
- 11/05/2009 16:55 - Inter relaksohet pas barazimit të Milano-s
- 11/05/2009 16:44 - Barcelona tani mendon për finalen e Copa Del Rey
- 11/05/2009 16:40 - Fitorja e katërt e Jenson Buton
- 09/05/2009 20:50 - Prishtina ka barazuar me Ulpianën
- 09/05/2009 20:45 - Trepça, tri pikë të arta në sekondat e fundit
- 08/05/2009 12:05 - WERDER DHE SHAHTAR NË FINALE TË KUPËS UEFA
- X-Factor Albania
-
Pas lajmeve qendrore në ora 21:00 ju pret: X-Factor Albania .
Edicioni i 5-te i "Talent Show" me te suksesshme ne bote. - Exclusive
-
Në ora 23:40 emisioni Exclusive me: Kushtrim Sadikun.
Exclusive është emisioni i vetëm që transmeton dhe krijon dokumetarë e reportazhe të gjata në Kosovë.

