Lajme nga Sporti
|
( 0 Votes )
Përzgjedhësi i përfaqësues së Kosovës U20, Taib Kabashi, ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë pjesë të përgatitjeve për turneun ndërkombëtar “Pavarësia”, turneu ky që nis në Prishtinë më 14 shkurt. Përfaqësuesja e Bullgarisë, Mali të Zi, Maqedonisë dhe Kosovës, do të jenë pjesë të turneut ndërkombëtar “Pavarësia”. “Kryetrajneri i Përfaqësueses U20, Taib Kabashi pas konsultimeve me bashkëpunëtor publikoi emëroren e hendbollistëve të ftuar në përgatitjet shtate ditore me qëllim që të jenë sa më të përgatitur dhe efektiv duke marr parasysh se Kosova e mbron trofeun e fituar nga viti i kaluar”.Ja lista e të ftuarve: Portier: Arber Berisha (Prishtina), Zekirja Mikullovci (Kosova), Arber Sylejmani (Drita). Alo e majtë: Lindrit Fetahu (Prishtina), Bashkim Gashi (Lif Lindesberg - Suedi), Oltion Beshiri (Prishtina). Fundor i majtë: Enis Kabashi (Prishtina), Deniz Terziqi (Trepça), Lorik Haxhaj (Kosova) Qendër: Kresnik Krasniqi (Besa Famiglia), Vlerson Zherka (Prishtina). Lojtar i vijës: Fatlum Ahmeti (Lif Linderberg – Suedi), Kastriot Jupa , (Vëallaznimi), Vedat Llapashtica (Prishtina). Fundor i djathtë: Ylber Mjeku (Prishtina), Beni Syla (Kastrioti). Alo e djathtë: Besmir Kusari (Prishtina), Florim Hoxha (Prishtina). |
|
|
More Articles...
- Ishte nata e tij
- Nga futbolli u kthye në luftë
- Jorge Lorenzo regjistron kohen me te shpejte ne prova ne shtegun e Malajzise
- Me pranga ne stadium futbolli
- Skijim ne uje
- Për një Ligë të përbashkët
- FFK vendim deri me 18 shkurt
- Ermal Loshaj transferohet për 83 milion euro ?
- Jayson Terry e shpëtoi kampionin aktual në NBA Dallas nga humbja
- Gjokovic e mposht Nadalin
Sonte në KlanKosova
- Trip Lista
-
Sonte në ora 19:00 emisioni: Trip Lista.
Kenget dhe videoklipet më të preferuara të momentit shpalosen një nga një në top listen e Klan Kosovës. - X-Factor Albania
-
Pas lajmeve qendrore në ora 21:00 ju pret: X-Factor Albania .
Edicioni i 5-te i "Talent Show" me te suksesshme ne bote. - Exclusive
-
Në ora 23:40 emisioni Exclusive me: Kushtrim Sadikun.
Exclusive është emisioni i vetëm që transmeton dhe krijon dokumetarë e reportazhe të gjata në Kosovë.

Përzgjedhësi i përfaqësues së Kosovës U20, Taib Kabashi, ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë pjesë të përgatitjeve për turneun ndërkombëtar “Pavarësia”, turneu ky që nis në Prishtinë më 14 shkurt. 

Futbollisti i Argjentinës, Carlos Tevez edhe një herë tjetër e ka refuzuar ftesën e trajnerit të Manchester Cityt, Robert Manqinit, që të kthehet dhe të luaj për ta. Në këtë formë sulmuesi argjentinas, nëpërmjet një interviste për “Kickers” tha se e ka ndërmend që të pushojë deri në verë pasi tash veç i ka ikur afati i janarit pa e gjetur ndonjë klub tjetër. Ai shtoi se për qëllim e ka ti bashkohet ndonjë ekipi nga seria A ose të la ligës spanjolle, e jo të kthehet e të luaj për kryesuesit e ligës premier në Angli, pas acarimit të raporteve me trajnerin italian. Pavarësisht kësaj, Mancini ka thënë se në rast se Tevez është i përgatitur mirë fizikisht, mund të kthehet pa kurrfarë problemi.
Asociacioni anglez i futbollit ia ka marr Xhon Territ shiritin e kapitenit të kombëtares. Ky zhvillim erdhi pas akuzave se Terry abuzoi në baza racore me mbrojtësin e Quins Park Rejngjers, Anton Ferdinand, gjatë një takimi të premier ligës, në tetor.