Njëmbëdhjetë tigra ngordhin në një kopsht zoologjik në Kinë
( 1 Vote )
Njëmbëdhjetë tigra të rrallë siberianë kanë ngordhur gjatë këtyre tre muajve në kopshtin zoologjik që ndodhet në veri-lindje të Kinës. Autoritetet lokale besojnë se ushqimi i pakët i ka cuar ata drejt vdekjes.
Lajmi bëhet i ditur nga BBC, në lidhje me shqetësimet rreth trajtimit të tigrave të zënë rob në Kinë, pasi ky vend feston vitin e tigrit. Tigrat ngordhën në kopshtin zoologjik të egërsirave të malit në Sheniang, në provincën e Lianoing-ut.
Fakti u konfirmua nga një punëtor I kopshtit zoologjik, por ka mospërputhje të fakteve të ngordhjes së tyre.
Një zyrtar I mbrojtjes së kafshëve të egra tha se një prej arsyeve të ngordhjes së tigrave është ushqimi jo I bollshëm. Me sa dukej tigrat janë ushqyer me kocka të pulave.
Liu tha gjithashtu se tigrat janë mbajtur në kafazë të ngushtë, duke kufizuar lëvizjes e tyre dhe duke shtuar mundësinë e sëmundjeve. Një menaxher I kopshtit zoologjik tha se kafshët thjeshtë kanë vdekur nga sëmundje të ndryshme.
Por, sido që të jetë, tigrat ngordhën, vdekja e tyre do të shtrojë pyetje rreth trajtimit të kafshëve në Kinë.
Aktivistë të mbrojtjes së kafshëve kanë thënë se nuk është e mjaftueshme për tigrat që të mbahen ferma dhe kopshte zoologjike.
Një zëdhënës I fondacionit ndërkombëtar për mbrojtjen e kafshëve në Pekin ka thënë: Qeveria I ka dhënë mjaft hapësirë grupeve që nuk kanë mundësi për t’u kujdesur për këta kafshë, Në Kinë ekziston tregtia e pjesëve të tigrave, të cilat përdoren në mjekësinë tradicionale kineze. Ato përdoren për të trajtuar reumatizmën dhe për të forcuar kockat.
Njëmbëdhjetë tigra të rrallë siberianë kanë ngordhur gjatë këtyre tre muajve në kopshtin zoologjik që ndodhet në veri-lindje të Kinës. Autoritetet lokale besojnë se ushqimi i pakët i ka cuar ata drejt vdekjes. Lajmi bëhet i ditur nga BBC, në lidhje me shqetësimet rreth trajtimit të tigrave të zënë rob në Kinë, pasi ky vend feston vitin e tigrit. Tigrat ngordhën në kopshtin zoologjik të egërsirave të malit në Sheniang, në provincën e Lianoing-ut.
Fakti u konfirmua nga një punëtor I kopshtit zoologjik, por ka mospërputhje të fakteve të ngordhjes së tyre.
Një zyrtar I mbrojtjes së kafshëve të egra tha se një prej arsyeve të ngordhjes së tigrave është ushqimi jo I bollshëm. Me sa dukej tigrat janë ushqyer me kocka të pulave.
Liu tha gjithashtu se tigrat janë mbajtur në kafazë të ngushtë, duke kufizuar lëvizjes e tyre dhe duke shtuar mundësinë e sëmundjeve. Një menaxher I kopshtit zoologjik tha se kafshët thjeshtë kanë vdekur nga sëmundje të ndryshme.
Por, sido që të jetë, tigrat ngordhën, vdekja e tyre do të shtrojë pyetje rreth trajtimit të kafshëve në Kinë.
Aktivistë të mbrojtjes së kafshëve kanë thënë se nuk është e mjaftueshme për tigrat që të mbahen ferma dhe kopshte zoologjike.
Një zëdhënës I fondacionit ndërkombëtar për mbrojtjen e kafshëve në Pekin ka thënë: Qeveria I ka dhënë mjaft hapësirë grupeve që nuk kanë mundësi për t’u kujdesur për këta kafshë, Në Kinë ekziston tregtia e pjesëve të tigrave, të cilat përdoren në mjekësinë tradicionale kineze. Ato përdoren për të trajtuar reumatizmën dhe për të forcuar kockat.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 22/03/2010 20:38 - Shfaqet premiera e filmit 3D "Si të trajnosh dragoin tënd?"
- 19/03/2010 16:51 - Trupi i këngëtarit Xhejms Braun është zhdukur?
- 19/03/2010 16:41 - Donna Simpson: Dua të jem më e shëndosha në botë
- 17/03/2010 15:15 - Michael Jackson vazhdon të pasurohet edhe pas vdekjes
- 13/03/2010 16:46 - Anija luksoze kalon në një ngushticë një metër më të gjërë
Të vjetra:
- 11/03/2010 14:16 - Femrat e pamartuara japoneze mbajnë kurse për joshje
- 08/03/2010 16:40 - “The Hurt Locker” fitues i çmimit OSKAR
- 07/03/2010 22:47 - Pretendentja për aktoren më të mirë, fiton çmimin e aktores më të keqe
- 03/03/2010 19:01 - Nicolas Chartier ndëshkohet nga akademia e filmit
- 03/03/2010 15:07 - Naomi Campbell sërish nën akuza për dhunë
Sonte në KlanKosova
- Konfidencë
-
Pse gjuajm tepi në prrocka lumejsh? Sa është i ndotur ambjenti jone dhe kur do të mbushemi mend?
Këtë mbrëmje në ora 19:40 mysafir në Konfidencë profesori i bujqësië: Xhevdet Elezi. - Zona e Debatit
-
Pas lajmeve qëndrore ju pret emisioni: Zona e Debatit ora 20:45.
Tema e cila do të diskutohet: Kush është tradhëtar e kush është Patriot. - Law&Order
-
Policia kapë një njeri i cili duket të jetë një nga dy njerëzit të përfshirë në një rast përdhunimi, ku viktimë ishte një gazetare e famshme. I dyshuari vendos të hesht dhe te merr një avokat.
Law&Order: Special Victims Unit episodi i ri në ora 23:10.

