Protesta në Kinë, 140 persona të vdekur
( 0 Votes )
Të paktën 140 persona vdiqën dhe rreth 1 mijë të tjerë u plagosën rëndë si pasojë e esklamimit të protestave në mes policisë kineze dhe minoritetit ujgur.
Kjo tragjedi ndodhi të hënën në rajonin autonom Xinijang.
Qindra persona të tjerë u raportuan të arrestuar nga policia vendase.Shkas i eskalimit të situatës thuhet të jetë rritja e tensioneve etnike në mes ujgurëve dhe kinezëve. Autoritetet vendore fajësuan minoritetin mysliman ujgur, të cilët sipas tyre kanë provokuar incidentin më të rëndë etnik prej vitesh për sa i përket këtij rajoni.Agjencia shtetërore kineze lajmëroi se ka arrestuar më shumë se dhjetë persona kyç, të cilët sipas, tyre kanë dirigjuar të gjithë këtë incident.
Dëshmitarët okularë thanë se e gjithë protesta kishte filluar me më shumë se 100 persona, dhe më pas ishte rritur në mbi 1 mijë. Sipas tyre protestuesit në fjalë kanë qenë të armatosur me armë të ftohta dhe janë ndeshur me autoritetet vendase.Rajonin autonom Xinijang gjendet në pjesën veriperëndimore të Kinës. Në këtë rajon thuhet se jetojnë një pjesë e madhe e popullatës myslimane. Kjo pjesë autonome kineze kufizohet me republikat myslimane aziatike si Pakistanin, Afganistanin, Kazakistanin dhe Mongolinë.
Të paktën 140 persona vdiqën dhe rreth 1 mijë të tjerë u plagosën rëndë si pasojë e esklamimit të protestave në mes policisë kineze dhe minoritetit ujgur. Kjo tragjedi ndodhi të hënën në rajonin autonom Xinijang.
Qindra persona të tjerë u raportuan të arrestuar nga policia vendase.Shkas i eskalimit të situatës thuhet të jetë rritja e tensioneve etnike në mes ujgurëve dhe kinezëve. Autoritetet vendore fajësuan minoritetin mysliman ujgur, të cilët sipas tyre kanë provokuar incidentin më të rëndë etnik prej vitesh për sa i përket këtij rajoni.Agjencia shtetërore kineze lajmëroi se ka arrestuar më shumë se dhjetë persona kyç, të cilët sipas, tyre kanë dirigjuar të gjithë këtë incident.
Dëshmitarët okularë thanë se e gjithë protesta kishte filluar me më shumë se 100 persona, dhe më pas ishte rritur në mbi 1 mijë. Sipas tyre protestuesit në fjalë kanë qenë të armatosur me armë të ftohta dhe janë ndeshur me autoritetet vendase.Rajonin autonom Xinijang gjendet në pjesën veriperëndimore të Kinës. Në këtë rajon thuhet se jetojnë një pjesë e madhe e popullatës myslimane. Kjo pjesë autonome kineze kufizohet me republikat myslimane aziatike si Pakistanin, Afganistanin, Kazakistanin dhe Mongolinë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 12/02/2010 17:33 - Zbogar: Shqipëria brënda vitit 2010 pa viza në Evropë
- 12/02/2010 12:45 - Ish-presidenti Bill Clinton operohet në zemer
- 12/02/2010 12:39 - Pekini udhëzon Obamën të mos takojë Dalai Lamën
- 12/02/2010 12:32 - Roberto Florez u dënua me 12 vjet heqje lirie
- 11/02/2010 20:57 - Bukureshti vërshohet nga shkrirjet e dëborës
Sonte në KlanKosova
- Law&Order
-
Policia kapë një njeri i cili duket të jetë një nga dy njerëzit të përfshirë në një rast përdhunimi, ku viktimë ishte një gazetare e famshme. I dyshuari vendos të hesht dhe te merr një avokat.
Law&Order: Special Victims Unit episodi i ri në ora 23:10.

