Sekretarja Klinton dënon paralajmërimin për djegien e Kuranit
( 0 Votes )
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka dënuar planet e një grupi të krishterë në SHBA për djegien e Kuranit më 11 shtator, në nëntë vjetorin e sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara.
Drejtuesi i kishës në Florida, Terri Xhons theksoi se islami është “një fe e dhunshme dhe shtypëse” dhe shtoi se po vazhdon të lutet për djegien publike të librit të shenjtë të fesë islame.
Por, drejtuesit kryesorë fetarë, të krishterë e hebre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dënuar thirrjet për djegien e Kuranit, dhe e kanë cilësuar si sulm ndaj lirisë fetare dhe dëshmi e mungesës së tolerancës. Planet në fjalë janë dënuar dhe nga administrata amerikane, e cila ka theksuar se veprime të tilla rrezikojnë trupat e SHBA-ve në botë.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton foli për këtë çështje dhe gjatë iftarit të shtruar në Departamentin e Shtetit.
“Jemi ulur së bashku ditën kur vjen lajmi se një prift në Florida do vazhdojë me planet për djegien e Kuranit të shenjtë më 11 shtator. Jam e emocionuar nga dënimi i qartë e i padiskutim që i kanë bërë këtij veprimi të padenjë udhëheqësit e të gjitha feve në Amerikë, nga të krishterët evangjelistë tek rabinët hebre, krerët sekularë dhe opinionbërësit”, tha Klinton.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka dënuar planet e një grupi të krishterë në SHBA për djegien e Kuranit më 11 shtator, në nëntë vjetorin e sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara. Drejtuesi i kishës në Florida, Terri Xhons theksoi se islami është “një fe e dhunshme dhe shtypëse” dhe shtoi se po vazhdon të lutet për djegien publike të librit të shenjtë të fesë islame.
Por, drejtuesit kryesorë fetarë, të krishterë e hebre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dënuar thirrjet për djegien e Kuranit, dhe e kanë cilësuar si sulm ndaj lirisë fetare dhe dëshmi e mungesës së tolerancës. Planet në fjalë janë dënuar dhe nga administrata amerikane, e cila ka theksuar se veprime të tilla rrezikojnë trupat e SHBA-ve në botë.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton foli për këtë çështje dhe gjatë iftarit të shtruar në Departamentin e Shtetit.
“Jemi ulur së bashku ditën kur vjen lajmi se një prift në Florida do vazhdojë me planet për djegien e Kuranit të shenjtë më 11 shtator. Jam e emocionuar nga dënimi i qartë e i padiskutim që i kanë bërë këtij veprimi të padenjë udhëheqësit e të gjitha feve në Amerikë, nga të krishterët evangjelistë tek rabinët hebre, krerët sekularë dhe opinionbërësit”, tha Klinton.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 09/09/2010 11:28 - Vërshimet vrasin 14 pasagjerë
- 09/09/2010 11:24 - Imami lut pastorin të mos djegë Kuranin
- 08/09/2010 18:33 - Bota reagon ndaj pastorit radikal
- 08/09/2010 10:40 - Jeni japonez forcohet karshi dollarit
- 08/09/2010 10:35 - Honduras, vriten 18 vetë në një fabrikë
Të vjetra:
- 07/09/2010 11:13 - Zjarri në Kolorado krijon kaos
- 07/09/2010 11:05 - Francë, sektori publik në grevë
- 07/09/2010 10:20 - Obama publikon investimet milionëshe
- 07/09/2010 09:50 - Julia Gilard kryeministrja e re e Australisë
- 06/09/2010 10:51 - Gjendje e jashtëzakonshme në Meksikë
Sonte në KlanKosova
- Konfidencë
-
Pse gjuajm tepi në prrocka lumejsh? Sa është i ndotur ambjenti jone dhe kur do të mbushemi mend?
Këtë mbrëmje në ora 19:40 mysafir në Konfidencë profesori i bujqësië: Xhevdet Elezi. - Zona e Debatit
-
Pas lajmeve qëndrore ju pret emisioni: Zona e Debatit ora 20:45.
Tema e cila do të diskutohet: Kush është tradhëtar e kush është Patriot. - Law&Order
-
Policia kapë një njeri i cili duket të jetë një nga dy njerëzit të përfshirë në një rast përdhunimi, ku viktimë ishte një gazetare e famshme. I dyshuari vendos të hesht dhe te merr një avokat.
Law&Order: Special Victims Unit episodi i ri në ora 23:10.

