Grekët, duhanpirësit më të mëdhenjë
( 0 Votes )
Një hulumtim i realizuar së fundi ka treguar se banorët e Greqisë janë në vendin e parë për konsumimin e duhanit në kuadër të Bashkimit Evropian, kurse në vendin e dytë janë banorët e Bullgarisë dhe në vendin e tretë janë renditur ata të Hungarisë.
Kosovapress njofton se hulumtimi në fjalë është realizuar me rastin e 31 Majit, Ditës botërore kundër pirjes së duhanit. Shifrat e nxjerra nga hulumtimi tregojnë se 42 për qind e qytetarëve grekë konsumojnë duhanin dhe prej tyre 47 për qind janë burra dhe 38 për qind gra.
Nga të dhënat shihet se mesatarisht në nivel të Bashkimit Evropian si jo pirës të duhanit janë 29 për qind e të anketuarve dhe prej tyre 35 për qind janë meshkuj dhe 25 për qind e gra.
Ndërkaq, hulumtimi pas Greqisë, në vendin e dytë në listën e duhanpirësve më të mëdhenj i ka renditur banorët e Bullgarisë me 39 për qind, kurse vendin e tretë e kanë marrë banorët e Hungarisë me 38 për qind.
Nga deklarimet e të anketuarve mesatare më e ulët e duhanpirësve është vërejtur në Suedi me 16 për qind dhe në Finlandë me 21 për qind.
Një hulumtim i realizuar së fundi ka treguar se banorët e Greqisë janë në vendin e parë për konsumimin e duhanit në kuadër të Bashkimit Evropian, kurse në vendin e dytë janë banorët e Bullgarisë dhe në vendin e tretë janë renditur ata të Hungarisë. Kosovapress njofton se hulumtimi në fjalë është realizuar me rastin e 31 Majit, Ditës botërore kundër pirjes së duhanit. Shifrat e nxjerra nga hulumtimi tregojnë se 42 për qind e qytetarëve grekë konsumojnë duhanin dhe prej tyre 47 për qind janë burra dhe 38 për qind gra.
Nga të dhënat shihet se mesatarisht në nivel të Bashkimit Evropian si jo pirës të duhanit janë 29 për qind e të anketuarve dhe prej tyre 35 për qind janë meshkuj dhe 25 për qind e gra.
Ndërkaq, hulumtimi pas Greqisë, në vendin e dytë në listën e duhanpirësve më të mëdhenj i ka renditur banorët e Bullgarisë me 39 për qind, kurse vendin e tretë e kanë marrë banorët e Hungarisë me 38 për qind.
Nga deklarimet e të anketuarve mesatare më e ulët e duhanpirësve është vërejtur në Suedi me 16 për qind dhe në Finlandë me 21 për qind.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 29/05/2010 12:22 - 80 persona vriten ne Pakistan
- 29/05/2010 11:44 - Shpërthen vullkani më aktiv në Amerikën Latine
- 28/05/2010 14:05 - Rreth 2 mijë muslimanë mbahen peng
- 28/05/2010 11:01 - Samit për marrëdhëniet mes Koreve
- 28/05/2010 10:57 - Shpërthim në një tren në Indi
Të vjetra:
- 27/05/2010 16:24 - Hiqen vizat për Shqipërinë e Bosnjen
- 27/05/2010 16:16 - Inaugurohet Presidenti i kërkuar për krime
- 27/05/2010 16:09 - Shtohen tensionet në mes dy Koreve
- 27/05/2010 15:32 - AI: Gjyqësia ndërkombëtare, e politizuar
- 27/05/2010 10:21 - Miratohet rekomandimi për liberalizimin e vizave

