Kolonit Hebreje përleshen me policin Izraelite
( 1 Vote )
Anëtarët e kolonive Hebreje, të martën janë përleshur me forcat Izraelite, pasi që këta të fundit aplikonin vendimin e qeverisë për ti ngrirë ndërtimet për 10 muajt e ardhshëm.
Në videon amatore të bërë publike nga Reutersi shihen Protestuesit hebrej duke ndërtuar barrikada për ti pamundësuar hyrjen e inspektorëve në enklavat Hebreje. Kjo për disa momente shkaktoi kacafytje ndërmjet banorëve dhe policisë, ku me këtë rast edhe u arrestuan disa persona.
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu, muajin e kaluar urdhëroi pezullimin e ndërtimit të kolonive në Bregun Perëndimor. Por kjo ndalesë nuk përfshin ndërtesa publike, të 3 mijë shtëpi tashmë me leje ndërtimi dhe Jerusalemin Lindor.
Pas shpalljes së ndalesës, Netanjahu siguroi 300mijë hebrenj në kolonin e bregut perëndimor, se rritja natyrore e komunitetit të tyre nuk do të ndalet, përfshirë edhe ndërtimin e shkollave dhe objekteve tjera publike. Presidenti Palestinez Mahmoud Abbas kërkon ndaljen e tërësishme të ndërtimeve, përfshirë edhe në Jerusalemin lindor, si kusht për ti vazhduar bisedimet paqësore.
Anëtarët e kolonive Hebreje, të martën janë përleshur me forcat Izraelite, pasi që këta të fundit aplikonin vendimin e qeverisë për ti ngrirë ndërtimet për 10 muajt e ardhshëm. Në videon amatore të bërë publike nga Reutersi shihen Protestuesit hebrej duke ndërtuar barrikada për ti pamundësuar hyrjen e inspektorëve në enklavat Hebreje. Kjo për disa momente shkaktoi kacafytje ndërmjet banorëve dhe policisë, ku me këtë rast edhe u arrestuan disa persona.
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu, muajin e kaluar urdhëroi pezullimin e ndërtimit të kolonive në Bregun Perëndimor. Por kjo ndalesë nuk përfshin ndërtesa publike, të 3 mijë shtëpi tashmë me leje ndërtimi dhe Jerusalemin Lindor.
Pas shpalljes së ndalesës, Netanjahu siguroi 300mijë hebrenj në kolonin e bregut perëndimor, se rritja natyrore e komunitetit të tyre nuk do të ndalet, përfshirë edhe ndërtimin e shkollave dhe objekteve tjera publike. Presidenti Palestinez Mahmoud Abbas kërkon ndaljen e tërësishme të ndërtimeve, përfshirë edhe në Jerusalemin lindor, si kusht për ti vazhduar bisedimet paqësore.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 12/02/2010 17:33 - Zbogar: Shqipëria brënda vitit 2010 pa viza në Evropë
- 12/02/2010 12:45 - Ish-presidenti Bill Clinton operohet në zemer
- 12/02/2010 12:39 - Pekini udhëzon Obamën të mos takojë Dalai Lamën
- 12/02/2010 12:32 - Roberto Florez u dënua me 12 vjet heqje lirie
- 11/02/2010 20:57 - Bukureshti vërshohet nga shkrirjet e dëborës
Sonte në KlanKosova
- Konfidencë
-
Pse gjuajm tepi në prrocka lumejsh? Sa është i ndotur ambjenti jone dhe kur do të mbushemi mend?
Këtë mbrëmje në ora 19:40 mysafir në Konfidencë profesori i bujqësië: Xhevdet Elezi. - Zona e Debatit
-
Pas lajmeve qëndrore ju pret emisioni: Zona e Debatit ora 20:45.
Tema e cila do të diskutohet: Kush është tradhëtar e kush është Patriot. - Law&Order
-
Policia kapë një njeri i cili duket të jetë një nga dy njerëzit të përfshirë në një rast përdhunimi, ku viktimë ishte një gazetare e famshme. I dyshuari vendos të hesht dhe te merr një avokat.
Law&Order: Special Victims Unit episodi i ri në ora 23:10.

