45 persona të vdekur në një dasëm në Turqi
( 5 Votes )
Persona të armatosur dhe me maska sulmuan me pushkë dhe granata të pranishmit në një dasmë duke lënë të vdekur 45 veta përfshirë gra dhe fëmijë. Dasmorët kryesisht ishin kurdë. Sulmi i të hënës ishte nga më të rëndët prej se Turqia ka kandiduar për në Bashkimin Evropian.
Persona të armatosur dhe me maska sulmuan me pushkë dhe granata të pranishmit në një dasmë duke lënë të vdekur 45 veta përfshirë gra dhe fëmijë. Dasmorët kryesisht ishin kurdë. Sulmi i të hënës ishte nga më të rëndët prej se Turqia ka kandiduar për në Bashkimin Evropian. Ministri i brendshëm i Turqisë, Besir Atalay, tha se dëshmitë nuk tregojnë se rasti ka lidhje me partinë separatiste kurde. Sipas medieve lokale incidenti ka të bëjë me armiqësi mes dy familjeve në një fshat të vogël në juglindje të Turqisë.
Sulmuesit kanë ikur në drejtim të kufirit me Sirinë para se ushtria ta rrethonte fshatin. Sipas autoriteteve, ndjekja e vrasësve është vështirësuar edhe nga stuhia e rërës. Mediet lokale thanë se familjet e nuses dhe dhëndrit përfshirë edhe fshatarët, njihen për mbështetjen e luftës kundër separatistëve kurdë në juglindje të Turqisë. Fati i nuses dhe dhëndrit nuk është bërë i ditur.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 12/02/2010 17:33 - Zbogar: Shqipëria brënda vitit 2010 pa viza në Evropë
- 12/02/2010 12:45 - Ish-presidenti Bill Clinton operohet në zemer
- 12/02/2010 12:39 - Pekini udhëzon Obamën të mos takojë Dalai Lamën
- 12/02/2010 12:32 - Roberto Florez u dënua me 12 vjet heqje lirie
- 11/02/2010 20:57 - Bukureshti vërshohet nga shkrirjet e dëborës
Sonte në KlanKosova
- Trip Lista
-
Sonte në ora 19:00 emisioni: Trip Lista.
Kenget dhe videoklipet më të preferuara të momentit shpalosen një nga një në top listen e Klan Kosovës. - X-Factor Albania
-
Pas lajmeve qendrore në ora 21:00 ju pret: X-Factor Albania .
Edicioni i 5-te i "Talent Show" me te suksesshme ne bote. - Exclusive
-
Në ora 23:40 emisioni Exclusive me: Kushtrim Sadikun.
Exclusive është emisioni i vetëm që transmeton dhe krijon dokumetarë e reportazhe të gjata në Kosovë.

