Shpërthim në Kinë, vdesin 17 persona
( 0 Votes )
Të paktën 18 persona gjetën vdekjen edhe dhjetëra të tjerë u plagosën rëndë, të mërkurën gjatë një shpërthimi në një fabrikë në rajonin Lunyi të Kinës.
Sipas autoriteteve vendore, eksplodimi ngjau në orët e pasdites, përderisa shkaktar kryesor konsiderohet të jenë bashkë-dyzimi i kemikaleve, të cilat në ato momente po ngarkoheshin nga punëtorët e kësaj fabrike.
Agjencia e lajmeve kineze Xinhua bëri të ditur se në rimorkion e një mjeti të punës, pati ksilen dhe acetat bitili, komponente këto të cilat kur bashkëdyzohen, paraqesin rrezik të madh.
Sipas policisë kineze, shtatë nga viktimat gjetën vdekjen menjëherë, përderisa 11 punëtorët e tjerë nuk arritën t’u mbijetonin plagëve të rënda, që u shkaktuan nga djegiet.
Më shumë se dhjetë të tjerë po mjekohen ende nëpër spitalet e Kinës lindore. Shumë nga ta janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Disa nga rajonet kineze, si pasojë e këtyre ndodhive, filluan të aprovojnë ligje të caktuara për transportin e kemikaleve, me qëllim të shmangies të problemeve të tilla.
Të paktën 18 persona gjetën vdekjen edhe dhjetëra të tjerë u plagosën rëndë, të mërkurën gjatë një shpërthimi në një fabrikë në rajonin Lunyi të Kinës.Sipas autoriteteve vendore, eksplodimi ngjau në orët e pasdites, përderisa shkaktar kryesor konsiderohet të jenë bashkë-dyzimi i kemikaleve, të cilat në ato momente po ngarkoheshin nga punëtorët e kësaj fabrike.
Agjencia e lajmeve kineze Xinhua bëri të ditur se në rimorkion e një mjeti të punës, pati ksilen dhe acetat bitili, komponente këto të cilat kur bashkëdyzohen, paraqesin rrezik të madh.
Sipas policisë kineze, shtatë nga viktimat gjetën vdekjen menjëherë, përderisa 11 punëtorët e tjerë nuk arritën t’u mbijetonin plagëve të rënda, që u shkaktuan nga djegiet.
Më shumë se dhjetë të tjerë po mjekohen ende nëpër spitalet e Kinës lindore. Shumë nga ta janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Disa nga rajonet kineze, si pasojë e këtyre ndodhive, filluan të aprovojnë ligje të caktuara për transportin e kemikaleve, me qëllim të shmangies të problemeve të tilla.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të ngjashme:
- 15/02/2010 19:16 - Aksidenti në Belgjikë merr jetën e 18 personave dhe plagos 15 të tjerë
Të reja:
- 12/02/2010 17:33 - Zbogar: Shqipëria brënda vitit 2010 pa viza në Evropë
- 12/02/2010 12:45 - Ish-presidenti Bill Clinton operohet në zemer
- 12/02/2010 12:39 - Pekini udhëzon Obamën të mos takojë Dalai Lamën
- 12/02/2010 12:32 - Roberto Florez u dënua me 12 vjet heqje lirie
- 11/02/2010 20:57 - Bukureshti vërshohet nga shkrirjet e dëborës

