Aksidentohet një punëtorë nën rrotat e Boeing 787
( 0 Votes )
Një punëtorë i kompanisë ajrore Boeing, është plagosur rëndë, ditën e premte, pasi është bllokuar nën rrotat e një aeroplani Boeing 787 Dreamliner. Punëtori u godit, gjatë kohës kur aeroplani ishte duke ateruar në aeroportin Everet, në Uashington. Punonjësit e emergjencës e kanë nxjerrë atë nga sistemi i uljes, nëpërmjet një ashensori. Menjëherë pasi u nxor jashtë, punëtori është dërguar në një spital me helikopter. Bordi i drejtorëve të Boeing e ka lëshuar një deklaratë në të cilën premtojnë hetime në këtë aksident.
|
|
|
More Articles...
- Dacic kërcënon Amerikën
- Merkel në Guangzhou të Kinës
- Unaza dhe këmisha e Gadafit në shitje për 2 milion dollarë
- Gjykata në Afrikë refuzon lirimin e Dobrodav Gajic
- Malev ndërprenë fluturimet
- Kujtohet Revolucioni Islamik në Iran
- Përleshje në Shehin Tahrir
- OKB: Stop ndërtimit të lagjeve në Bregun Perëndimorë
- Konfiskohen 2 ton kokainë
- Projekt-Rezolutë për ta ndalë gjakderdhjen në Siri
- Ligji per gjenocidin armen ne Gjykaten Kushtetuese Franceze
- SHBA: 1.08 biliard USD deficiti buxhetor ne 2012
- Protestë në Bukuresht
- Veteranët në Bosnje
Sonte në KlanKosova
- Trip Lista
-
Sonte në ora 19:00 emisioni: Trip Lista.
Kenget dhe videoklipet më të preferuara të momentit shpalosen një nga një në top listen e Klan Kosovës. - X-Factor Albania
-
Pas lajmeve qendrore në ora 21:00 ju pret: X-Factor Albania .
Edicioni i 5-te i "Talent Show" me te suksesshme ne bote. - Exclusive
-
Në ora 23:40 emisioni Exclusive me: Kushtrim Sadikun.
Exclusive është emisioni i vetëm që transmeton dhe krijon dokumetarë e reportazhe të gjata në Kosovë.

Një punëtorë i kompanisë ajrore Boeing, është plagosur rëndë, ditën e premte, pasi është bllokuar nën rrotat e një aeroplani Boeing 787 Dreamliner. Punëtori u godit, gjatë kohës kur aeroplani ishte duke ateruar në aeroportin Everet, në Uashington. Punonjësit e emergjencës e kanë nxjerrë atë nga sistemi i uljes, nëpërmjet një ashensori. Menjëherë pasi u nxor jashtë, punëtori është dërguar në një spital me helikopter. Bordi i drejtorëve të Boeing e ka lëshuar një deklaratë në të cilën premtojnë hetime në këtë aksident.
Qendrat e votimit nëpër mbarë Finlandën janë hapur ditën e diel, në raundin e dytë te zgjedhjeve presidenciale. Favorit për të fituar është kandidati pro-evropian, Sauli Ninistos, nga partia koalicioni kombëtarë. Deri tash, është raportuar për numër të vogël të votuesve. Ndikim në këtë besohet të kenë temperaturat e ulëta, që në mëngjesin e hershëm kanë shënuar -30 gradë celsius. Veç Ninistos në garë për president është edhe kandidati i partisë së gjelbër, Peka Havisto. Në bazë të anketave, shumica e votuesve presin reforma ekonomike.
Tajvani e ka shënuar ditën e dragoit duke lëshuar në qiell mijëra fenerë, të cilët kanë dhënë një pamje të mrekullueshme natën midis të shtunës dhe të dielës. Kjo iniciativë erdhi një ditë përpara festivalit fanar. Festivali i cili është planifikuar të mbahet më 6 shkurt të këtij viti, festohet natën e parë të hënës së plotë, i cili gjithashtu shënon fundin e festës së vitit të ri. Nëpërmjet fenerëve, qytetarët e grumbulluar u munduan të përcjellin mesazhin se dragonjtë në qiell ofrojnë mbrojtje për Tajvanin. Pjesëmarrësit në këtë ngjarje, veç lëshimit të fenerëve kryen edhe shumë ceremoni lutjesh

Grupi i hakerëve të vetëquajtur “Anonymous” ka publikuar në internet një bisedë tejet sekrete mes FBI-së dhe autoriteteve britanike të luftës kundër krimeve kompjuterike. Biseda 16 minutëshe përmbante diskutime mbi bashkërendimin e punës për të luftuar piraterinë online.