Programi i Mëngjesit, ORA 7
Programi i mëngjesit në Tv Klan Kosova drejtohet nga Lindita Fetiu, kryeredaktore dhe Alaudin Hamiti, moderator dhe redaktor.
ORA 7 është emisioni i mëngjesit në Tv Klan Kosova. Realizimin e këtij emisioni i mundëson një ekip prej 10 gazetarësh dhe redaktorësh.
ORA 7 synon që çdo mëngjes të jetë pjesë e familjeve kosovare duke sjellë informacione të larmishme, reportazhe nga çdo cep i Kosovës, intervista për tema të aktualitetit, të ftuar të ndryshëm, ngjarje nga vendi dhe bota që u interesojnë më së shumti shikuesve. Â
Tv Klan Kosova synon që me ORA 7 të sjellë pjesën më të bukur, më të re dhe më vitale të Kosovës. Ora 7 dëshiron që shikuesit, të çfarëdolloj moshe qofshin, të zgjohen mirë dhe të nisin ditën bukur bashkë me ekipin e mëngjesit të Klan Kosova.
Programi i mnëgjesit zgjat 2 orë e 20 minuta dhe brenda kësaj hapësire ka një shumëllojshmëri temash që përgatiten dhe trajtohen me kujdes dhe profesionalizëm të lartë nga një ekip i ri dhe i talentuar i gazetarësh.
ORA 7 kërkon të jetë pamja e Kosovës së re, të rritet bashkë me Kosovën dhe të mbetet përherë programi më i dashur i mëngjesit për të gjitha familjet kosovare. Siç dhe motoja e këtij emisioni, dita tashmë nis në ORA 7.
Gazetarë:
Arta Istrefi, Artan Behrami, Naim Sadiku, Saranda Fejzullahu, Milot Hasimja. Saranda Bujupi, Liberta Spahiu.
Â
Rubrikat:
Sytë shtatë, Press, Web, Moti, Botë, Metropol, Shije, Në formë, Muzikë, Film, Letërsi, Kuriozitet, Muze, Arkitekturë, Kopshtari, Hi- Tech, Kafshët etj.
Emisioni i mëngjesit, ORA 7, transmetohet nga e hëna në të premte, prej orës 07. 00 deri në 09. 20 dhe të shtunave prej orës 08. 00 deri në 09. 20.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
- 06/12/2011 15:00 - Kush jemi
- 07/04/2009 08:44 - Marketingu
- 25/03/2009 23:05 - Drejtoria
- 25/03/2009 22:57 - Sporti
- 25/03/2009 22:55 - Departamenti i Lajmeve
- Cine Club
-
Këtë mbrëmje në ora 19:40 në emisionin Cine Club mund të mësoni gjithçka lidhur me festivalin e Cannes.
- Zona e Debatit
-
Pas lajmeve qendrore në ora 20:45 ju pret emisioni Zona e Debatit me: Baton Haxhiun.
- Law&Order
-
Një mësuese nga qyteti është vrarë. Indikacionet e para tregojnë se viktima ka jetuar një jetë të qetë dhe të thjeshtë, por gjithcka merr fund kur gjendet një fotografi e saj lakuriq. Law and Order: Special Victims Unit episodi i ri ne ora 23:10

