( 0 Votes )
Shefja e politikës së Jashtme e Bashkimit Evropian Catherine Ashton po qëndron në Prishtinë. Ajo vizitoi selinë e Eulexit, ku u prit nga kreu i këtij misioni Gzavie Bu dë Marnak. Ashton deklaroi se 27 vendet anëtare të BE-së përkrahin Eulexin dhe veprimtarinë e këtij misioni, në kuadër të sundimit të ligjit. Baronesha Ashton deklaroi se përballja me çështjet ligjore është e rëndësishme dhe kritike për të ardhmen e Kosovës. Sipas saj sundimi i ligjit është parakusht esencial për ambiciet e Prishtinës karshi integrimeve evropiane. Shefja e diplomacisë evropiane, paradite u takua edhe me kryeministrin Hashim Thaçi, me të cilin tha se ka diskutuar për të ardhmen e Kosovës. Gjatë ditës ajo do të takohet edhe me zv.kryeministren Edita Tahiri, me ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, dhe atë të Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku. Pasdite ajo do të qëndroj edhe në Prizren, ku pritet të vizitojë edhe kishën Levishka ku e pret igumeni Sava Janjiq
Shefja e politikës së Jashtme e Bashkimit Evropian Catherine Ashton po qëndron në Prishtinë. Ajo vizitoi selinë e Eulexit, ku u prit nga kreu i këtij misioni Gzavie Bu dë Marnak. Ashton deklaroi se 27 vendet anëtare të BE-së përkrahin Eulexin dhe veprimtarinë e këtij misioni, në kuadër të sundimit të ligjit. Baronesha Ashton deklaroi se përballja me çështjet ligjore është e rëndësishme dhe kritike për të ardhmen e Kosovës. Sipas saj sundimi i ligjit është parakusht esencial për ambiciet e Prishtinës karshi integrimeve evropiane. Shefja e diplomacisë evropiane, paradite u takua edhe me kryeministrin Hashim Thaçi, me të cilin tha se ka diskutuar për të ardhmen e Kosovës. Gjatë ditës ajo do të takohet edhe me zv.kryeministren Edita Tahiri, me ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, dhe atë të Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku. Pasdite ajo do të qëndroj edhe në Prizren, ku pritet të vizitojë edhe kishën Levishka ku e pret igumeni Sava Janjiq| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 20/07/2011 15:23 - Pritet rrefimi para parlamentit i ish-kryeministrit në egzil, Bujar Bukoshi
- 08/06/2011 12:38 - EULEX ngritë aktakuzë ndaj Shyqri Haxhës
- 27/05/2011 19:15 - Ashton kërkon nga Kosova e Serbia të përmbushin standardet
- 27/05/2011 18:50 - Evropa e bashkuar, veç me Kosovën anëtare
- 27/05/2011 17:29 - Punonte në ndërtimtari që financohej nga BE-ja
Të vjetra:
- 26/05/2011 13:00 - Mladic u arrestua në Serbi, thotë Tadiq
- 26/05/2011 12:57 - Prangoset Mladici
- 26/05/2011 12:54 - Arrestohen policë për marrje ryshfeti
- 26/05/2011 12:52 - Rruga Mitrovicë-Zubin Potok ende e bllokuar
- 26/05/2011 12:49 - 70 mijë euro për vërshimet
Sonte në KlanKosova
- Cine Club
-
Këtë mbrëmje në ora 19:40 në emisionin Cine Club mund të mësoni gjithçka lidhur me festivalin e Cannes.
- Zona e Debatit
-
Pas lajmeve qendrore në ora 20:45 ju pret emisioni Zona e Debatit me: Baton Haxhiun.
- Law&Order
-
Një mësuese nga qyteti është vrarë. Indikacionet e para tregojnë se viktima ka jetuar një jetë të qetë dhe të thjeshtë, por gjithcka merr fund kur gjendet një fotografi e saj lakuriq. Law and Order: Special Victims Unit episodi i ri ne ora 23:10

