( 0 Votes )
Kryeministri Hashim Thaçi, deklaroi se Kosova është e gatshme për bashkëpunim me të gjitha vendet e rajonit, siç janë Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi.
“Po ashtu, ne presim që të bashkëpunojmë edhe me Serbinë, si dy shtete të pavarura, për të mirën e shtetasve tanë dhe të vendeve tona”, tha ai.
Gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, Thaçi i tha Radios Evropa e Lirë, se Kosova është e gatshme edhe për takime direkte me Serbinë.
“Ne jemi të gatshëm të kemi takime direkte për bashkëpunim ndërmjet dy shteteve, pasi ne kemi pasur edhe biseda të tilla edhe me presidentët dhe kryeministrat e rajonit.
Konsiderojmë se bashkëpunimi është politikë e shëndoshë për vendet tona”, vlerësoi Thaçi.
Ndërkohë Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, ka ofruar ndihmë në organizimin e bisedimeve të para direkt për çështje teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi që Asambleja e Përgjithshme miratoi rezolutën përmes të cilës të dyja palët ftohen për dialog.
Ai duke përshëndetur miratimin e rezolutës dhe ofertën e Bashkimit Evropian për nisjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha se dialogut ndërmjet dy palëve, është i rëndësishëm si faktorë për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit, në kontekstin e perspektivës evropiane të rajonit.
Ai përsëriti KB-të janë të gatshme të japin kontributin e tyre ne negociata, në bashkëpunim të ngushtë me BE-në.
Ndërkaq, shefja e diplomacisë evropiane, Ketrin Ashton, ka thënë se pret nisjen e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës shumë shpejt në Bruksel, pas miratimit të rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme
Kryeministri Hashim Thaçi, deklaroi se Kosova është e gatshme për bashkëpunim me të gjitha vendet e rajonit, siç janë Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi.“Po ashtu, ne presim që të bashkëpunojmë edhe me Serbinë, si dy shtete të pavarura, për të mirën e shtetasve tanë dhe të vendeve tona”, tha ai.
Gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, Thaçi i tha Radios Evropa e Lirë, se Kosova është e gatshme edhe për takime direkte me Serbinë.
“Ne jemi të gatshëm të kemi takime direkte për bashkëpunim ndërmjet dy shteteve, pasi ne kemi pasur edhe biseda të tilla edhe me presidentët dhe kryeministrat e rajonit.
Konsiderojmë se bashkëpunimi është politikë e shëndoshë për vendet tona”, vlerësoi Thaçi.
Ndërkohë Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, ka ofruar ndihmë në organizimin e bisedimeve të para direkt për çështje teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi që Asambleja e Përgjithshme miratoi rezolutën përmes të cilës të dyja palët ftohen për dialog.
Ai duke përshëndetur miratimin e rezolutës dhe ofertën e Bashkimit Evropian për nisjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha se dialogut ndërmjet dy palëve, është i rëndësishëm si faktorë për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit, në kontekstin e perspektivës evropiane të rajonit.
Ai përsëriti KB-të janë të gatshme të japin kontributin e tyre ne negociata, në bashkëpunim të ngushtë me BE-në.
Ndërkaq, shefja e diplomacisë evropiane, Ketrin Ashton, ka thënë se pret nisjen e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës shumë shpejt në Bruksel, pas miratimit të rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 14/09/2010 09:59 - Tony Blair nderohet me “Medaljen e Lirisë”
- 13/09/2010 10:48 - “Vetëvendosja” fton qytetarët kundër bisedimeve
- 13/09/2010 10:45 - Presidenti Josipoviq: Dialogu Kosovë - Serbi fitore për të dyja palët
- 13/09/2010 10:22 - Arrestohet personi që dyshohet se ndihmoi në një tentimvrasje
- 11/09/2010 11:42 - AKR: Pritet njohja e Kosovës nga Hondurasi
Të vjetra:
- 10/09/2010 14:24 - Fushata “Kosovo, The Young Europeans” më e mira prej brendeve
- 10/09/2010 14:03 - SEEMO dënon sulmin ndaj Klan Kosova
- 10/09/2010 13:54 - Athina ende kërkon zgjidhje për Kosovën
- 10/09/2010 11:02 - Arrestohet polici i MUP-it dhe pjestar i PK-së Lubisha Vujinoviq për vrasjen në veri
- 10/09/2010 10:30 - Ministri i jashtëm serb Jeremiq pritet të shkarkohet?
Sonte në KlanKosova
- Cine Club
-
Këtë mbrëmje në ora 19:40 në emisionin Cine Club mund të mësoni gjithçka lidhur me festivalin e Cannes.
- Zona e Debatit
-
Pas lajmeve qendrore në ora 20:45 ju pret emisioni Zona e Debatit me: Baton Haxhiun.
- Law&Order
-
Një mësuese nga qyteti është vrarë. Indikacionet e para tregojnë se viktima ka jetuar një jetë të qetë dhe të thjeshtë, por gjithcka merr fund kur gjendet një fotografi e saj lakuriq. Law and Order: Special Victims Unit episodi i ri ne ora 23:10

