Miratohet rezoluta për Kosovën, Serbia pranon mendimin e Gj.N.D-së por nuk njeh pavarësinë e Kosovës
( 0 Votes )
Është miratuar në orët e vona të natës të së enjtes projektrezoluta e Serbisë për Kosovën.
Ajo pritet t’i hapë rrugë dialogut dhe normalizimit të raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Në projekt-rezolutën e cila u ndryshua në momentin e fundit pas presionit të Bashkimit Evropian thuhet se nuk parashihen negociata të reja për statusin e Kosovës dhe Serbia njeh mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas së cilës Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare.
Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, filloi me vonesë pasi Serbia ka insistuar që anëtarët e delegacionit të Kosovës të largohen nga salla.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic kërkoi që para se të nisë shqyrtimi i projektrezolutës së BE-së dhe Serbisë për Kosovën, të largohen nga salla presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni. Ky i fundit është takuar me kryesuesin e mbledhjes, mirëpo pas konsultimit me aleatët, delegacioni i Kosovës nuk ka pranuar të largohet nga salla e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Para se të prezantojë rezolutën, Jeremiç shprehu protestën kundër pranisë së delegacionit të Kosovës në seancë, ku kërkoi nga kryesuesi që të sqarohet prezenca e tyre në sallë. Nga kryesuesit iu kujtua atij, se delegacioni nga Kosova është në shoqërim të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Anglisë.
Përmes rezolutës kërkohet nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara mendimi këshillëdhënës, nëse shpallja e pavarësisë së Kosovës është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare.
Në prezantimin e rezolutës, Jeremiç tha Serbia ka paraqit rezolutën të mbështetur nga 27 shtete të BE-së, ku tha se disa nga këto vende vazhdojnë ta respektojnë integritetin territorial të Serbisë dhe disa të tjera e kanë njohur shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Por sipas tij e përbashkëta është arritur, pasi rezoluta është e natyrës neutrale ndaj statusit.
“Republika e Serbisë nuk e njeh dhe nuk do ta njeh shpalljen e një anshme të pavarësisë së Kosovës. Rezoluta gjithnjë është në respekt, në përputhje me përmbajtjen që ka opinioni këshillëdhënës. Dhe pres gatishmërinë e BE-së që të konsolidoi dialogun nga të dyja anët, të cilat do ta ndihmonin që të kemi bashkëpunim rajonal, të arrimë objektivat strategjike, për të përmirësuar jetën e personave në terren”, tha Jeremiç.
Pas miratimit tw rezolutës, ambasadorja e SHBA-ve në Nju Jork, Rozmari Di Karlo, ka thënë se vendi i saj mirëpret dhe mbështet projekt-rezolutën për Kosovën, e cila i përgjigjet mendimit të GJND-së për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“Situata në Kosovë nuk është precedent për raste tjera dhe paraqet rast unik. Rezoluta është në pajtim me mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës dhe që për Kosovën dhe Serbinë të nisë një fazë e re për hyrjen e tyre në BE. Ne jemi për promovimin e bashkëpunimit dhe përmirësimin e jetërave të popujve të tyre në rajon. SHBA janë të gatshme të forcojnë një dialog të përbashkët dhe jemi të zotuar për të ndihmuar në realizimin e aspiratave të tyre ë integrimet euroatlantike”, ka thënë Di Karlo.
Ndërkaq, përfaqësuesi i Rusisë ka theksuar se qëndrimi i vendit të tij ndaj Kosovës mbetet i pandryshuar dhe se sipas tij Rezoluta 1244 duhet të mbetet në fuqi dhe bazë ligjore për “zgjidhjen e çështjes së Kosovës”. Ai ka kërkuar që “çështja e Kosovës” të zgjidhet përmes dialogut, ndërsa UNMIK-u të vazhdojë punën e tij sipas mandatit.
Përfaqësuesi i Kinës ka thënë se çështja e Kosovës është mjaft e ndjeshme sa i përket sigurisë në rajon dhe më gjerë. Sipas tij, Pekini zyrtar merr në konsideratë mendimin këshillëdhënës të GJND-së dhe se Prishtina dhe Beogradi kanë qëndrime të ndryshme në lidhje me këtë çështje. Për më tepër, ai ka thënë se mendimi këshillëdhënës i GJND-së nuk duhet të përjashtojë marrëveshjen e arritur nga Kosova dhe Serbia.
Përfaqësuesi i Shqipërisë ka shprehur kënaqësinë për tërheqjen e draftit të mëhershëm të projekt-rezolutës, për të cilin ka thënë se ka qenë tekst destruktiv dhe se tash teksti i ri është harmonizuar me qëndrimin e BE-së. Ai ka theksuar se vendi i tij mbështet projekt-rezolutën për Kosovën. Për më tepër ai ka theksuar se pavarësia e Kosovës është realitet dhe se opinioni i GJND-së do të ndihmojë shtete të shumta të njohin Kosovën si shtet.
Është miratuar në orët e vona të natës të së enjtes projektrezoluta e Serbisë për Kosovën.Ajo pritet t’i hapë rrugë dialogut dhe normalizimit të raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 10/09/2010 14:03 - SEEMO dënon sulmin ndaj Klan Kosova
- 10/09/2010 13:54 - Athina ende kërkon zgjidhje për Kosovën
- 10/09/2010 11:02 - Arrestohet polici i MUP-it dhe pjestar i PK-së Lubisha Vujinoviq për vrasjen në veri
- 10/09/2010 10:30 - Ministri i jashtëm serb Jeremiq pritet të shkarkohet?
- 10/09/2010 10:25 - Presidenti i PE-së Busek: Është koha e uljes në një tavolinë e Kosovës dhe Serbisë
Të vjetra:
- 09/09/2010 11:34 - Shpërthim në veri, nuk dihen ende autorët
- 09/09/2010 11:31 - Përshëndetet ndryshimi i rezolutës serbe për Kosovën
- 09/09/2010 11:21 - Festohet Fitër Bajrami
- 08/09/2010 18:23 - Rezoluta serbe për Kosovën përfundimisht, ndryshoi
- 08/09/2010 15:16 - Ligji për kategoritë e luftës, i papranueshëm për KMDLUÇK
Sonte në KlanKosova
- Cine Club
-
Këtë mbrëmje në ora 19:40 në emisionin Cine Club mund të mësoni gjithçka lidhur me festivalin e Cannes.
- Zona e Debatit
-
Pas lajmeve qendrore në ora 20:45 ju pret emisioni Zona e Debatit me: Baton Haxhiun.
- Law&Order
-
Një mësuese nga qyteti është vrarë. Indikacionet e para tregojnë se viktima ka jetuar një jetë të qetë dhe të thjeshtë, por gjithcka merr fund kur gjendet një fotografi e saj lakuriq. Law and Order: Special Victims Unit episodi i ri ne ora 23:10