( 0 Votes )
Institucionet e Kosovës i kanë mirëpritur ndryshimet në rezolutën për Kosovën.
Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi gjatë një paraqitje për media ka deklaruar se rezoluta e ndryshuar merr në konsideratë mendimin këshillëdhënës të Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë, e që sipas tij ka konkluduar qartë se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.
Krasniqi ka deklaruar se ndryshimet e bëra janë në të mirë të të dy vendeve Kosovës por edhe Serbisë, por tha se këto ndryshime do të ndikojnë edhe në stabilitetin politik të rajonit.
Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuqi tha se ndryshimet e bëra ishin e vetmja alternativ që ajo të përkrahet nga vendet e BE dhe SHBA. Ai tha se shteti i Kosovës është i hapur për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim por nuk do të ketë kurrfarë bisedimesh për statusin dhe çështje tjera të brendshme.
Edhe ndërkombëtarët flasin me të njëjtat tone. Gjermania dhe Franca, përshëndesin ndryshimin e draft-rezolutës serbe për Kosovën, që do të diskutohet sot në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ministrat e jashtëm, Guido Vestervelle dhe Bernard Kouchner kanë deklaruar se marrëveshja që Beogradi arriti me Brukselin, është një hap drejt dialogut Prishtinë Beograd, të cilin dy vendet Gjermania e Franca, e dëshirojnë.
Sipas tyre, ky dialog është i nevojshëm për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe hap rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Institucionet e Kosovës i kanë mirëpritur ndryshimet në rezolutën për Kosovën.Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi gjatë një paraqitje për media ka deklaruar se rezoluta e ndryshuar merr në konsideratë mendimin këshillëdhënës të Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë, e që sipas tij ka konkluduar qartë se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.
Krasniqi ka deklaruar se ndryshimet e bëra janë në të mirë të të dy vendeve Kosovës por edhe Serbisë, por tha se këto ndryshime do të ndikojnë edhe në stabilitetin politik të rajonit.
Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuqi tha se ndryshimet e bëra ishin e vetmja alternativ që ajo të përkrahet nga vendet e BE dhe SHBA. Ai tha se shteti i Kosovës është i hapur për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim por nuk do të ketë kurrfarë bisedimesh për statusin dhe çështje tjera të brendshme.
Edhe ndërkombëtarët flasin me të njëjtat tone. Gjermania dhe Franca, përshëndesin ndryshimin e draft-rezolutës serbe për Kosovën, që do të diskutohet sot në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ministrat e jashtëm, Guido Vestervelle dhe Bernard Kouchner kanë deklaruar se marrëveshja që Beogradi arriti me Brukselin, është një hap drejt dialogut Prishtinë Beograd, të cilin dy vendet Gjermania e Franca, e dëshirojnë.
Sipas tyre, ky dialog është i nevojshëm për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe hap rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 10/09/2010 11:02 - Arrestohet polici i MUP-it dhe pjestar i PK-së Lubisha Vujinoviq për vrasjen në veri
- 10/09/2010 10:30 - Ministri i jashtëm serb Jeremiq pritet të shkarkohet?
- 10/09/2010 10:25 - Presidenti i PE-së Busek: Është koha e uljes në një tavolinë e Kosovës dhe Serbisë
- 10/09/2010 09:48 - Miratohet rezoluta për Kosovën, Serbia pranon mendimin e Gj.N.D-së por nuk njeh pavarësinë e Kosovës
- 09/09/2010 11:34 - Shpërthim në veri, nuk dihen ende autorët
Të vjetra:
- 09/09/2010 11:21 - Festohet Fitër Bajrami
- 08/09/2010 18:23 - Rezoluta serbe për Kosovën përfundimisht, ndryshoi
- 08/09/2010 15:16 - Ligji për kategoritë e luftës, i papranueshëm për KMDLUÇK
- 08/09/2010 12:00 - Sulmohet në Ferizaj ekipi i Klan Kosovës
- 08/09/2010 08:26 - Zv/kryeministri shqiptar dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta lobon për Kosovën
Sonte në KlanKosova
- Cine Club
-
Këtë mbrëmje në ora 19:40 në emisionin Cine Club mund të mësoni gjithçka lidhur me festivalin e Cannes.
- Zona e Debatit
-
Pas lajmeve qendrore në ora 20:45 ju pret emisioni Zona e Debatit me: Baton Haxhiun.
- Law&Order
-
Një mësuese nga qyteti është vrarë. Indikacionet e para tregojnë se viktima ka jetuar një jetë të qetë dhe të thjeshtë, por gjithcka merr fund kur gjendet një fotografi e saj lakuriq. Law and Order: Special Victims Unit episodi i ri ne ora 23:10

