( 3 Votes )
Fitër Bajrami mblodhi shumë besimtarë në xhaminë e madhe Sulltan Mehmet Fatih në Prishtinë.
Aty do bëhej falja e namazit dhe qytetarët filluan të vijnë që nga ora 5 e mëngjesit.
Edhe xhamia e madhe dukej e vogël për të gjithë ndaj edhe këtë herë shumë besimtarë falën fitër bajramin në oborr.
6.46 ishte ora që shënoi faljen e fitër bajramit të cilën e udhëhoqi kryeimami,Sabri Bajgora..
Pas faljes së namazit, fjalën e mori miftiu Naim Tërnava. Ai tha se Festa e Fitër Bajramit është e një rëndësia të veçantë për besimtarin që ka agjëruar muajin e Ramazanit. Dhe se vjen pas një muaji të tërë adhurimi dhe përkushtimi ndaj Zotit.
E 30 ditë agjërim për besimtarët shihen edhe si shtyllë e fesë.
Fitër Bajrami karakterizohet me vizita tek të afërmit.
Madje për këtë festë myslimanët ndihmojnë të varfëritë dhe japin sadaka.
Besimtarët muslimanë kanë festuar Fitër Bajramin edhe në Shqipëri. Në Tiranë, që në orët e para të mëngjesit, besimtarët kryen faljen e namazit, e cila nuk u bë përpara Xhamisë së Et’hem Beut, në sheshin Skënderbej për shkak të punimeve, por në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në fjalën e tij përfaqësuesi i komunitetit musliman, Ermir Gjinishi tha se Bajrami është festa e natyrshmërisë së njeriut. Një ditë më parë edhe Presidenti Topi dhe kreu i Komunitetit Mysliman Selim Muça uruan besimtarët për festën.
Fitër Bajrami mblodhi shumë besimtarë në xhaminë e madhe Sulltan Mehmet Fatih në Prishtinë.Aty do bëhej falja e namazit dhe qytetarët filluan të vijnë që nga ora 5 e mëngjesit.
Edhe xhamia e madhe dukej e vogël për të gjithë ndaj edhe këtë herë shumë besimtarë falën fitër bajramin në oborr.
6.46 ishte ora që shënoi faljen e fitër bajramit të cilën e udhëhoqi kryeimami,Sabri Bajgora..
Pas faljes së namazit, fjalën e mori miftiu Naim Tërnava. Ai tha se Festa e Fitër Bajramit është e një rëndësia të veçantë për besimtarin që ka agjëruar muajin e Ramazanit. Dhe se vjen pas një muaji të tërë adhurimi dhe përkushtimi ndaj Zotit.
E 30 ditë agjërim për besimtarët shihen edhe si shtyllë e fesë.
Fitër Bajrami karakterizohet me vizita tek të afërmit.
Madje për këtë festë myslimanët ndihmojnë të varfëritë dhe japin sadaka.
Besimtarët muslimanë kanë festuar Fitër Bajramin edhe në Shqipëri. Në Tiranë, që në orët e para të mëngjesit, besimtarët kryen faljen e namazit, e cila nuk u bë përpara Xhamisë së Et’hem Beut, në sheshin Skënderbej për shkak të punimeve, por në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në fjalën e tij përfaqësuesi i komunitetit musliman, Ermir Gjinishi tha se Bajrami është festa e natyrshmërisë së njeriut. Një ditë më parë edhe Presidenti Topi dhe kreu i Komunitetit Mysliman Selim Muça uruan besimtarët për festën.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 10/09/2010 10:30 - Ministri i jashtëm serb Jeremiq pritet të shkarkohet?
- 10/09/2010 10:25 - Presidenti i PE-së Busek: Është koha e uljes në një tavolinë e Kosovës dhe Serbisë
- 10/09/2010 09:48 - Miratohet rezoluta për Kosovën, Serbia pranon mendimin e Gj.N.D-së por nuk njeh pavarësinë e Kosovës
- 09/09/2010 11:34 - Shpërthim në veri, nuk dihen ende autorët
- 09/09/2010 11:31 - Përshëndetet ndryshimi i rezolutës serbe për Kosovën
Të vjetra:
- 08/09/2010 18:23 - Rezoluta serbe për Kosovën përfundimisht, ndryshoi
- 08/09/2010 15:16 - Ligji për kategoritë e luftës, i papranueshëm për KMDLUÇK
- 08/09/2010 12:00 - Sulmohet në Ferizaj ekipi i Klan Kosovës
- 08/09/2010 08:26 - Zv/kryeministri shqiptar dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta lobon për Kosovën
- 07/09/2010 11:37 - "Fol" kërkon qasje në dokumentet zyrtare për autostradën Morinë-Merdare
Sonte në KlanKosova
- Cine Club
-
Këtë mbrëmje në ora 19:40 në emisionin Cine Club mund të mësoni gjithçka lidhur me festivalin e Cannes.
- Zona e Debatit
-
Pas lajmeve qendrore në ora 20:45 ju pret emisioni Zona e Debatit me: Baton Haxhiun.
- Law&Order
-
Një mësuese nga qyteti është vrarë. Indikacionet e para tregojnë se viktima ka jetuar një jetë të qetë dhe të thjeshtë, por gjithcka merr fund kur gjendet një fotografi e saj lakuriq. Law and Order: Special Victims Unit episodi i ri ne ora 23:10

