( 1 Vote )
Kryeministri Hashim Thaçi, ka thënë se i është konfirmuar njohja e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga Katari.
Lajmi është dhënë pas vizitës së tij në këtë vend ku ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarët e lartë të këtij shteti, ndërsa në orët e mbrëmjes është takuar me mbretin Sheik Abdullah bin Khalifa Al Thani.
Agjencia e lajmeve telegraf thotë se ftesa i është bërë kryeministrit Thaçi për t’i kumtuar shpalljen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Thaçi ka thënë se konfirmimin e ka marrë nga kryeministri dhe princi i këtij vendi, të cilët kanë theksuar se çështja e njohjes së pavarësisë është e kryer, ndërsa tani vetëm pritet që të formalizohet sipas procedurave që ka shteti i tyre.
Kryeministri ka thënë se pas Katarit, Kosovën do ta njohin shumë shpejtë edhe dy shtete tjera të atij rajoni, bëhet fjalë për Kuvajtin dhe Omanin.
Ky konfirmim vjen pikërisht pas katër ditësh, kur Kosova u njoh nga Republika e Hondurasit.
Kryeministri Hashim Thaçi, ka thënë se i është konfirmuar njohja e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga Katari.Lajmi është dhënë pas vizitës së tij në këtë vend ku ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarët e lartë të këtij shteti, ndërsa në orët e mbrëmjes është takuar me mbretin Sheik Abdullah bin Khalifa Al Thani.
Agjencia e lajmeve telegraf thotë se ftesa i është bërë kryeministrit Thaçi për t’i kumtuar shpalljen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Thaçi ka thënë se konfirmimin e ka marrë nga kryeministri dhe princi i këtij vendi, të cilët kanë theksuar se çështja e njohjes së pavarësisë është e kryer, ndërsa tani vetëm pritet që të formalizohet sipas procedurave që ka shteti i tyre.
Kryeministri ka thënë se pas Katarit, Kosovën do ta njohin shumë shpejtë edhe dy shtete tjera të atij rajoni, bëhet fjalë për Kuvajtin dhe Omanin.
Ky konfirmim vjen pikërisht pas katër ditësh, kur Kosova u njoh nga Republika e Hondurasit.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 08/09/2010 15:16 - Ligji për kategoritë e luftës, i papranueshëm për KMDLUÇK
- 08/09/2010 12:00 - Sulmohet në Ferizaj ekipi i Klan Kosovës
- 08/09/2010 08:26 - Zv/kryeministri shqiptar dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta lobon për Kosovën
- 07/09/2010 11:37 - "Fol" kërkon qasje në dokumentet zyrtare për autostradën Morinë-Merdare
- 07/09/2010 08:54 - Përfaqësuesja e BE-së Ashton takohet me presidentin Tadiç për rezolutën
Të vjetra:
- 06/09/2010 11:45 - Plagosen me armë 3 nxënës në Ferizaj, drejtori shkon në manifestim
- 06/09/2010 10:11 - Rrahje masive në Zveçan, lëndohen civilë, goditen policë të EULEX-it
- 06/09/2010 09:58 - Serbia nuk e tërheq rezolutën për Kosovën
- 06/09/2010 09:29 - QKUK pret me tapet të kuq drejtorin Ali Sadriu
- 04/09/2010 12:55 - Inaugurohet Katedralia "Nënë Tereza" në 100 vjetorin e lindjes së saj
Sonte në KlanKosova
- Cine Club
-
Këtë mbrëmje në ora 19:40 në emisionin Cine Club mund të mësoni gjithçka lidhur me festivalin e Cannes.
- Zona e Debatit
-
Pas lajmeve qendrore në ora 20:45 ju pret emisioni Zona e Debatit me: Baton Haxhiun.
- Law&Order
-
Një mësuese nga qyteti është vrarë. Indikacionet e para tregojnë se viktima ka jetuar një jetë të qetë dhe të thjeshtë, por gjithcka merr fund kur gjendet një fotografi e saj lakuriq. Law and Order: Special Victims Unit episodi i ri ne ora 23:10

