( 0 Votes )
Drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Ali Sadriu, të hënën në mëngjes është kthyer në vendin e tij të punës pas suspendimit me pagesë nga ministri Bujar Bukoshi.
Kosovapress bën të ditur se atij i është bërë një pritje e veçantë nga stafi i QKUK-së.
Për rikthimin e Sadriut, stafi i QKUK-së, në shenjë nderimi ishin renditur para objektit të Klinikës së Kirurgjisë, aty edhe ku është zyra e drejtorit ekzekutiv të QKUK-së, ku kishin shtruar qilim të kuq duke i dhuruar lule dhe duartrokitur pa pushim.
Kthimi i tij në krye të institucionit të shëndetësisë, ka ndodhur pasi Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Shëndetësisë pas disa seancave të mbajtura dhe pas shqyrtimit të dokumentacionit, nuk ka arritur të gjejë shkelje të procedurave dhe mosrespektim të hierarkisë, ashtu siç ishte pretenduar nga ushtruesi i detyrës së sekretarit të përhershëm të MSH-së më 25 qershor të këtij viti.
Interesimit të madh të mediave, Sadriu i është përgjigjur me pak fjalë “do vazhdojë punën aty ku e kam lënë”.
Ai ka shprehur besimin se do ta ketë edhe më tutje mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë.
Kurse ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKUK-së, Sejdulla Hoxha këtë kthim e ka quajtur normal.
Drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Ali Sadriu, të hënën në mëngjes është kthyer në vendin e tij të punës pas suspendimit me pagesë nga ministri Bujar Bukoshi.Kosovapress bën të ditur se atij i është bërë një pritje e veçantë nga stafi i QKUK-së.
Për rikthimin e Sadriut, stafi i QKUK-së, në shenjë nderimi ishin renditur para objektit të Klinikës së Kirurgjisë, aty edhe ku është zyra e drejtorit ekzekutiv të QKUK-së, ku kishin shtruar qilim të kuq duke i dhuruar lule dhe duartrokitur pa pushim.
Kthimi i tij në krye të institucionit të shëndetësisë, ka ndodhur pasi Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Shëndetësisë pas disa seancave të mbajtura dhe pas shqyrtimit të dokumentacionit, nuk ka arritur të gjejë shkelje të procedurave dhe mosrespektim të hierarkisë, ashtu siç ishte pretenduar nga ushtruesi i detyrës së sekretarit të përhershëm të MSH-së më 25 qershor të këtij viti.
Interesimit të madh të mediave, Sadriu i është përgjigjur me pak fjalë “do vazhdojë punën aty ku e kam lënë”.
Ai ka shprehur besimin se do ta ketë edhe më tutje mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë.
Kurse ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKUK-së, Sejdulla Hoxha këtë kthim e ka quajtur normal.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 07/09/2010 08:54 - Përfaqësuesja e BE-së Ashton takohet me presidentin Tadiç për rezolutën
- 07/09/2010 06:22 - Kryeministri Thaçi konfirmon njohjen e Kosovës nga Katari
- 06/09/2010 11:45 - Plagosen me armë 3 nxënës në Ferizaj, drejtori shkon në manifestim
- 06/09/2010 10:11 - Rrahje masive në Zveçan, lëndohen civilë, goditen policë të EULEX-it
- 06/09/2010 09:58 - Serbia nuk e tërheq rezolutën për Kosovën
Të vjetra:
- 04/09/2010 12:55 - Inaugurohet Katedralia "Nënë Tereza" në 100 vjetorin e lindjes së saj
- 04/09/2010 12:47 - Aksidentohet autoambulanca që transportonte të lënduar
- 04/09/2010 10:07 - Vuk Jeremiq merr me të mirë vendet pro Kosovës që të përkrahin rezolutën serbe në OKB
- 03/09/2010 15:08 - Honduras njeh Kosovën
- 03/09/2010 11:49 - Suspendohet inspektorja Zyhrije Pllana pasi raportoi parregullsitë në Inspeksion
Sonte në KlanKosova
- Cine Club
-
Këtë mbrëmje në ora 19:40 në emisionin Cine Club mund të mësoni gjithçka lidhur me festivalin e Cannes.
- Zona e Debatit
-
Pas lajmeve qendrore në ora 20:45 ju pret emisioni Zona e Debatit me: Baton Haxhiun.
- Law&Order
-
Një mësuese nga qyteti është vrarë. Indikacionet e para tregojnë se viktima ka jetuar një jetë të qetë dhe të thjeshtë, por gjithcka merr fund kur gjendet një fotografi e saj lakuriq. Law and Order: Special Victims Unit episodi i ri ne ora 23:10

