( 1 Vote )
Sistemi arsimor në Prishtinë, është ndarë në dysh në ditën e parë të rifillimit të mësimit në shkollat fillore dhe të mesme. Disa shkolla të kryeqytetit po mbajnë greva.
Të tjerat, po punojnë, e disa po punojnë pjesërisht.
Kryesuesit e sindikatës së arsimit për Prishtinën, të cilët paralajmëruan grevë në sistemin arsimor në kryeqytet, thonë se 80 për qind e shkollave nuk po mbajnë mësimin.
Ndërsa drejtori për arsim i Prishtinës, thotë se mësim po mbajnë mbi 80 për qind e shkollave.
E gjithë kjo rrëmujë u shkaktua për shkak të pakënaqësive të mësimdhënësve. Ata po kërkojnë paga më të mëdha. Ndryshe greva është paralajmëruar vetëm për ditën e sotme. Në rast se nuk plotësohen kërkesat e punonjësve të arsimit, sindikalistët thonë se do të hynë në grevë të përgjithshme në tetor.
Ndërkohë qeveria është e vetëdijshme se ende duhet bërë më shumë që të përmirësohen kushtet materiale, financiare dhe profesionale për të gjithë arsimtarët dhe punonjësit e arsimit. Kjo është porosia që bartë urimi i kryeministrit Hashim Thaçi në ditën e fillimit të vitit të ri shkollor, sipas të cilit kontributi i mësimdhënësve vazhdon të jetë i respektuar, i çmuar.
Ai shprehu besimin se do të jetë një vit i mbarë dhe rezultatdhënës.
Thaçi tha se, ngritjen e cilësisë në arsim dhe investimin në infrastrukturë, qeveria e ka pasur dhe do ta ketë prioritet të patejkalueshëm, me vetëdijen se investimi në arsim është investim në ekonomi, përparim dhe ardhmëri të sigurt të vendit tonë.
Sistemi arsimor në Prishtinë, është ndarë në dysh në ditën e parë të rifillimit të mësimit në shkollat fillore dhe të mesme. Disa shkolla të kryeqytetit po mbajnë greva.Të tjerat, po punojnë, e disa po punojnë pjesërisht.
Kryesuesit e sindikatës së arsimit për Prishtinën, të cilët paralajmëruan grevë në sistemin arsimor në kryeqytet, thonë se 80 për qind e shkollave nuk po mbajnë mësimin.
Ndërsa drejtori për arsim i Prishtinës, thotë se mësim po mbajnë mbi 80 për qind e shkollave.
E gjithë kjo rrëmujë u shkaktua për shkak të pakënaqësive të mësimdhënësve. Ata po kërkojnë paga më të mëdha. Ndryshe greva është paralajmëruar vetëm për ditën e sotme. Në rast se nuk plotësohen kërkesat e punonjësve të arsimit, sindikalistët thonë se do të hynë në grevë të përgjithshme në tetor.
Ndërkohë qeveria është e vetëdijshme se ende duhet bërë më shumë që të përmirësohen kushtet materiale, financiare dhe profesionale për të gjithë arsimtarët dhe punonjësit e arsimit. Kjo është porosia që bartë urimi i kryeministrit Hashim Thaçi në ditën e fillimit të vitit të ri shkollor, sipas të cilit kontributi i mësimdhënësve vazhdon të jetë i respektuar, i çmuar.
Ai shprehu besimin se do të jetë një vit i mbarë dhe rezultatdhënës.
Thaçi tha se, ngritjen e cilësisë në arsim dhe investimin në infrastrukturë, qeveria e ka pasur dhe do ta ketë prioritet të patejkalueshëm, me vetëdijen se investimi në arsim është investim në ekonomi, përparim dhe ardhmëri të sigurt të vendit tonë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 02/09/2010 14:56 - Bukoshi shpall kandidaturën për të parin e LDK-së
- 02/09/2010 10:48 - Spanja ndërmjetëson për rezolutën serbe në AP të OKB-së
- 02/09/2010 10:39 - Liderët e Kosovës i drejtohen të dielën New York-ut
- 01/09/2010 12:05 - Vetëvendosje kërkon "shitjen për export" të politikanëve
- 01/09/2010 12:01 - Kosova pritet të njihet edhe nga 15 vende
Të vjetra:
- 01/09/2010 11:06 - Brezovica do të presë vitin e ardhshëm për privatizim
- 01/09/2010 10:25 - Hague porositë Serbinë që të fokusohet drejt BE-së, pasi Kosova është çështje e mbyllur
- 31/08/2010 11:48 - Fillon gërmimi për gjetjen e të zhdukurve, në Zhilivodë të Vushtrrisë
- 31/08/2010 10:50 - Ukë Rugova: Hyj në politikë për të ruajtur vlerat demokratike të shtetit
- 31/08/2010 10:39 - Rezoluta për Kosovën ndryshon me amandamente nëse arrihet marrëveshje në Bruksel?
Sonte në KlanKosova
- Cine Club
-
Këtë mbrëmje në ora 19:40 në emisionin Cine Club mund të mësoni gjithçka lidhur me festivalin e Cannes.
- Zona e Debatit
-
Pas lajmeve qendrore në ora 20:45 ju pret emisioni Zona e Debatit me: Baton Haxhiun.
- Law&Order
-
Një mësuese nga qyteti është vrarë. Indikacionet e para tregojnë se viktima ka jetuar një jetë të qetë dhe të thjeshtë, por gjithcka merr fund kur gjendet një fotografi e saj lakuriq. Law and Order: Special Victims Unit episodi i ri ne ora 23:10

