( 0 Votes )
Erdhi në Beograd për të qartësuar pozicionin britanik për Kosovën. Krye diplomati britanik William Hague të martën e përsëriti atë që serbëve ua tha edhe homologu i tij gjerman Guido Westerwelle.
Sipas tij Kosova është një çështje e mbyllur, derisa Serbisë i mbetet të fokusohet për tu integruar në BE.
“Pozicioni im është i njëjtë si Ministri i Jashtëm gjerman, kolegu im i cili erdhi këtu javën e shkuar. Nëse vendet e Ballkanit nuk do të integroheshin në BE, atëherë Serbia do të mbeste ndërmjet të kaluarës dhe të ardhmes”, tha Hague.
Jeremiq nuk ka problem me pikëvështrimin strategjik që është BE-ja.
Problemi i tij qëndron te Kosova, për të cilën thotë se të drejtën do ta kërkojë në asamble.
“Ne do të bëjmë të gjithë atë që është e mundur që rezoluta jonë në OKB, të marrë mbështetje. Por them se ka disa linja të kuqe të cilat Serbia nuk mund t’i tejkalojë”, ka thënë Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiq.
Ndryshe Bashkimi Evropian i ofroi ndihmë Serbisë për të zhvilluar bisedime me Kosovën për çështje praktike- teknike.
Blloku 27 anëtarësh kërkoi nga Serbia të ndryshojë tekstin e rezolutës, që do ta paraqesë më 6 shtator.
Erdhi në Beograd për të qartësuar pozicionin britanik për Kosovën. Krye diplomati britanik William Hague të martën e përsëriti atë që serbëve ua tha edhe homologu i tij gjerman Guido Westerwelle.Sipas tij Kosova është një çështje e mbyllur, derisa Serbisë i mbetet të fokusohet për tu integruar në BE.
“Pozicioni im është i njëjtë si Ministri i Jashtëm gjerman, kolegu im i cili erdhi këtu javën e shkuar. Nëse vendet e Ballkanit nuk do të integroheshin në BE, atëherë Serbia do të mbeste ndërmjet të kaluarës dhe të ardhmes”, tha Hague.
Jeremiq nuk ka problem me pikëvështrimin strategjik që është BE-ja.
Problemi i tij qëndron te Kosova, për të cilën thotë se të drejtën do ta kërkojë në asamble.
“Ne do të bëjmë të gjithë atë që është e mundur që rezoluta jonë në OKB, të marrë mbështetje. Por them se ka disa linja të kuqe të cilat Serbia nuk mund t’i tejkalojë”, ka thënë Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiq.
Ndryshe Bashkimi Evropian i ofroi ndihmë Serbisë për të zhvilluar bisedime me Kosovën për çështje praktike- teknike.
Blloku 27 anëtarësh kërkoi nga Serbia të ndryshojë tekstin e rezolutës, që do ta paraqesë më 6 shtator.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 02/09/2010 10:39 - Liderët e Kosovës i drejtohen të dielën New York-ut
- 01/09/2010 12:05 - Vetëvendosje kërkon "shitjen për export" të politikanëve
- 01/09/2010 12:01 - Kosova pritet të njihet edhe nga 15 vende
- 01/09/2010 11:10 - Shkollat pjesërisht në punë e pjesërisht në grevë në ditën e parë të mësimit
- 01/09/2010 11:06 - Brezovica do të presë vitin e ardhshëm për privatizim
Të vjetra:
- 31/08/2010 11:48 - Fillon gërmimi për gjetjen e të zhdukurve, në Zhilivodë të Vushtrrisë
- 31/08/2010 10:50 - Ukë Rugova: Hyj në politikë për të ruajtur vlerat demokratike të shtetit
- 31/08/2010 10:39 - Rezoluta për Kosovën ndryshon me amandamente nëse arrihet marrëveshje në Bruksel?
- 31/08/2010 10:30 - Zv/kryeministri shqiptar dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta lobon për Kosovën
- 31/08/2010 10:19 - Përfaqësusit e diplomacisë amerikane nga NATO dhe BE vijnë në Kosovë
Sonte në KlanKosova
- Cine Club
-
Këtë mbrëmje në ora 19:40 në emisionin Cine Club mund të mësoni gjithçka lidhur me festivalin e Cannes.
- Zona e Debatit
-
Pas lajmeve qendrore në ora 20:45 ju pret emisioni Zona e Debatit me: Baton Haxhiun.
- Law&Order
-
Një mësuese nga qyteti është vrarë. Indikacionet e para tregojnë se viktima ka jetuar një jetë të qetë dhe të thjeshtë, por gjithcka merr fund kur gjendet një fotografi e saj lakuriq. Law and Order: Special Victims Unit episodi i ri ne ora 23:10

