( 2 Votes )
Ukë Rugova, djali i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, ka pranuar publikisht se do të fillojë të merret me politikë. Dhe padyshim LDK-ja, partia që e udhëhoqi i ati, për gati dy dekada, do të jetë streha e tij.
Në një intervistë dhënë të përditshmes, Express, Uka djali i dytë i presidentit Rugova, ka shuar të gjitha dyshimet rreth të ardhmes politike të tij dhe familjes. “Unë i përkas Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë Uka i pyetur nga Express, për tendencat e shumë partive politike në Kosovë, për t’u afruar me familjen Rugova.
“Kontributi i Rugovës, ka qenë përtej një partie politike”, ka thënë Rugova, i cili aktualisht po vazhdon studimet në Los Angeles, në drejtimin Biznes dhe Admistratë.Arsyeja pse, Uka ka vendos angazhohet në LDK, sipas tij, është shpëtimi i partisë, nga goditjet që ka pas LDK-ja, pas vdekjes së Ibrahim Rugovës.
Përveç që ka vendosur të kthehet vetë, 30 vjetari Ukë Rugova, u ka bërë ftesë të gjithë atyre që kanë besuar LDK, t’i kthehen kësaj partie, pasi siç thotë ai, LDK, ka vend për të gjithë.
Ukë Rugova, djali i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, ka pranuar publikisht se do të fillojë të merret me politikë. Dhe padyshim LDK-ja, partia që e udhëhoqi i ati, për gati dy dekada, do të jetë streha e tij. Në një intervistë dhënë të përditshmes, Express, Uka djali i dytë i presidentit Rugova, ka shuar të gjitha dyshimet rreth të ardhmes politike të tij dhe familjes. “Unë i përkas Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë Uka i pyetur nga Express, për tendencat e shumë partive politike në Kosovë, për t’u afruar me familjen Rugova.
“Kontributi i Rugovës, ka qenë përtej një partie politike”, ka thënë Rugova, i cili aktualisht po vazhdon studimet në Los Angeles, në drejtimin Biznes dhe Admistratë.Arsyeja pse, Uka ka vendos angazhohet në LDK, sipas tij, është shpëtimi i partisë, nga goditjet që ka pas LDK-ja, pas vdekjes së Ibrahim Rugovës.
Përveç që ka vendosur të kthehet vetë, 30 vjetari Ukë Rugova, u ka bërë ftesë të gjithë atyre që kanë besuar LDK, t’i kthehen kësaj partie, pasi siç thotë ai, LDK, ka vend për të gjithë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 31/08/2010 10:50 - Ukë Rugova: Hyj në politikë për të ruajtur vlerat demokratike të shtetit
- 31/08/2010 10:39 - Rezoluta për Kosovën ndryshon me amandamente nëse arrihet marrëveshje në Bruksel?
- 31/08/2010 10:30 - Zv/kryeministri shqiptar dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta lobon për Kosovën
- 31/08/2010 10:19 - Përfaqësusit e diplomacisë amerikane nga NATO dhe BE vijnë në Kosovë
- 30/08/2010 12:42 - Shkarkohet komandanti i policisë në veri të Mitrovicës, Milija Milosheviç
Të vjetra:
- 30/08/2010 08:34 - Qindra shqiptarë ende të pagjetur në Ditën Ndërkombëtare të personave të zhdukur
- 28/08/2010 19:46 - Një 26 vjeçare humb jetën në pishinat e Gërmisë, nga sulmi në zemër
- 28/08/2010 16:19 - Serbia drejt Washington-it e Brukselit për një kompromis për rezolutën
- 28/08/2010 15:45 - Bujar Bukoshi kandidat për kryetar të LDK-së
- 28/08/2010 15:40 - Boris Tadiç nuk do të njohë kurrë Kosovën, pavarësisht spekulimeve
Sonte në KlanKosova
- Cine Club
-
Këtë mbrëmje në ora 19:40 në emisionin Cine Club mund të mësoni gjithçka lidhur me festivalin e Cannes.
- Zona e Debatit
-
Pas lajmeve qendrore në ora 20:45 ju pret emisioni Zona e Debatit me: Baton Haxhiun.
- Law&Order
-
Një mësuese nga qyteti është vrarë. Indikacionet e para tregojnë se viktima ka jetuar një jetë të qetë dhe të thjeshtë, por gjithcka merr fund kur gjendet një fotografi e saj lakuriq. Law and Order: Special Victims Unit episodi i ri ne ora 23:10

