( 0 Votes )
Në Kosovë do të shënohet Dita Ndërkombëtare për 1880 persona të cilët ende konsiderohen të zhdukur.
Familjarët e të zhdukurve deklarohen të pakënaqur me punën e institucioneve që sipas tyre duhet të bëjnë më shumë për indentifikimin e më të dashurve të tyre.
Deri më tani janë indetifikuar disa varreza masive, ku janë gjetur trupa shqiptarësh, ndërsa të tjera varreza ende nuk janë hapur. I fundit është me rastin e Rudnicës në Serbi, ku edhe pse ishte pranuar se dyshohet për varrezë, ende nuk kanë nisur me gjurmimet.
Dyshohet se në këto varreza ndodhen mbi 400 trupa shqiptarësh. Përfaqësues të komisionit qeveritar për të pagjeturit thonë se pa një presion më të madh ndërkombëtar, vështirë se Serbia mund të pranojë të bashkëpunojë për të nisur me gjurmimet në Rudnicë.
Si cdo vit tjetër, në Kosovë do të mbahen marshime paqësore dhe varrosja e gjashtë martirëve të identifikuar ditë më parë.
Kësaj ngjarjeje i ka paraprirë vënia e fotografive të reja të personave të zhdukur në rrethojat e Kuvendit të Kosovës.
E në këtë kohë, në Kosovë familjet e personave të zhdukur në kohën e luftës bëjnë sërish apel tek instancat qeveritare që të bëhen përpjekje për gjetjen e trupave të bijve të tyre.
Nysrete Kumnova, kryetare e shoqatës “Thirrja e nënave” në Gjakovë, ka theksuar se duhen përpjekje serioze për ta bindur Beogradin të tregojë ku ndodhen trupat e qindra shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.
Ajo shtoi se nëse qeveria e Kosovës nuk ndërmerr hapa atëherë nënat kosovare do të vendosin fotografitë e bijve të tyre të humbur në çdo prokurori e gjykatë të Kosovës si dhe në të gjitha institucionet e huaja, si EULEX-i dhe KFOR-i. Sipas Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në të gjithë Ballkanin, nga luftërat e ish - Jugosllavisë rezultojnë 15 mië të zhdukur.
Në Kosovë do të shënohet Dita Ndërkombëtare për 1880 persona të cilët ende konsiderohen të zhdukur.Familjarët e të zhdukurve deklarohen të pakënaqur me punën e institucioneve që sipas tyre duhet të bëjnë më shumë për indentifikimin e më të dashurve të tyre.
Deri më tani janë indetifikuar disa varreza masive, ku janë gjetur trupa shqiptarësh, ndërsa të tjera varreza ende nuk janë hapur. I fundit është me rastin e Rudnicës në Serbi, ku edhe pse ishte pranuar se dyshohet për varrezë, ende nuk kanë nisur me gjurmimet.
Dyshohet se në këto varreza ndodhen mbi 400 trupa shqiptarësh. Përfaqësues të komisionit qeveritar për të pagjeturit thonë se pa një presion më të madh ndërkombëtar, vështirë se Serbia mund të pranojë të bashkëpunojë për të nisur me gjurmimet në Rudnicë.
Si cdo vit tjetër, në Kosovë do të mbahen marshime paqësore dhe varrosja e gjashtë martirëve të identifikuar ditë më parë.
Kësaj ngjarjeje i ka paraprirë vënia e fotografive të reja të personave të zhdukur në rrethojat e Kuvendit të Kosovës.
E në këtë kohë, në Kosovë familjet e personave të zhdukur në kohën e luftës bëjnë sërish apel tek instancat qeveritare që të bëhen përpjekje për gjetjen e trupave të bijve të tyre.
Nysrete Kumnova, kryetare e shoqatës “Thirrja e nënave” në Gjakovë, ka theksuar se duhen përpjekje serioze për ta bindur Beogradin të tregojë ku ndodhen trupat e qindra shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.
Ajo shtoi se nëse qeveria e Kosovës nuk ndërmerr hapa atëherë nënat kosovare do të vendosin fotografitë e bijve të tyre të humbur në çdo prokurori e gjykatë të Kosovës si dhe në të gjitha institucionet e huaja, si EULEX-i dhe KFOR-i. Sipas Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në të gjithë Ballkanin, nga luftërat e ish - Jugosllavisë rezultojnë 15 mië të zhdukur.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 31/08/2010 10:39 - Rezoluta për Kosovën ndryshon me amandamente nëse arrihet marrëveshje në Bruksel?
- 31/08/2010 10:30 - Zv/kryeministri shqiptar dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta lobon për Kosovën
- 31/08/2010 10:19 - Përfaqësusit e diplomacisë amerikane nga NATO dhe BE vijnë në Kosovë
- 30/08/2010 12:42 - Shkarkohet komandanti i policisë në veri të Mitrovicës, Milija Milosheviç
- 30/08/2010 12:36 - Ukë Rugova zyrtarisht në politikë
Të vjetra:
- 28/08/2010 19:46 - Një 26 vjeçare humb jetën në pishinat e Gërmisë, nga sulmi në zemër
- 28/08/2010 16:19 - Serbia drejt Washington-it e Brukselit për një kompromis për rezolutën
- 28/08/2010 15:45 - Bujar Bukoshi kandidat për kryetar të LDK-së
- 28/08/2010 15:40 - Boris Tadiç nuk do të njohë kurrë Kosovën, pavarësisht spekulimeve
- 28/08/2010 11:47 - Shpërthen granata në policinë e Zubin Potok-ut
Sonte në KlanKosova
- Cine Club
-
Këtë mbrëmje në ora 19:40 në emisionin Cine Club mund të mësoni gjithçka lidhur me festivalin e Cannes.
- Zona e Debatit
-
Pas lajmeve qendrore në ora 20:45 ju pret emisioni Zona e Debatit me: Baton Haxhiun.
- Law&Order
-
Një mësuese nga qyteti është vrarë. Indikacionet e para tregojnë se viktima ka jetuar një jetë të qetë dhe të thjeshtë, por gjithcka merr fund kur gjendet një fotografi e saj lakuriq. Law and Order: Special Victims Unit episodi i ri ne ora 23:10

