( 0 Votes )
Me 23 dhjetor të këtij viti, kur edhe do të festojë ditëlindjen e 21-të , Lidhja Demokratike e Kosovës pritet ta organizojë kuvendin zgjedhor.
Për këtë gjë, siç mëson Klan kosova, u fol dje në takimin e kryesisë me kryetarët e degëve.
Merret vesh se gara për zgjedhjet në LDK do të nisë me 10 shtator.
Pjesë e luftës për të parin e partisë do të jetë edhe ministri aktual i shëndetësisë, Bujar Bukoshi.
Sipas burimeve të televizionin tonë, ai, bashkë me një grup jo të vogël të njerëzve me ndikim në LDK ka shfaqur gatishmërinë të kandidojë për postin kryetarit dhe këtë ia ka bërë me dije edhe fatmir Sejdiut, që mban të ngrirë postin e të parit në këtë parti.
Zyra e këtij të fundit ka thënë se nuk është në dijeni për këto gjëra.
Në anën tjetër, merret vesh se grupi i afërm me presidentin, po përgatit një strategji tjetër, pasi që nuk e shohin si serioze kandidaturën e Bukoshit, ndonëse e vlerësojnë si punë e demokracisë së brendshme futjen e tij dhe të tjerëve në garë.
Ndryshe, burimet e Klan Kosova thonë se Sejdiu ka propozuar 50 emra të rinj e të njohur për publikun, për t’i korporuar në strukturat e larta të partisë, në mënyrë që ata të futën në garën për funksione në këtë subjekt politik.
Me 23 dhjetor të këtij viti, kur edhe do të festojë ditëlindjen e 21-të , Lidhja Demokratike e Kosovës pritet ta organizojë kuvendin zgjedhor. Për këtë gjë, siç mëson Klan kosova, u fol dje në takimin e kryesisë me kryetarët e degëve.
Merret vesh se gara për zgjedhjet në LDK do të nisë me 10 shtator.
Pjesë e luftës për të parin e partisë do të jetë edhe ministri aktual i shëndetësisë, Bujar Bukoshi.
Sipas burimeve të televizionin tonë, ai, bashkë me një grup jo të vogël të njerëzve me ndikim në LDK ka shfaqur gatishmërinë të kandidojë për postin kryetarit dhe këtë ia ka bërë me dije edhe fatmir Sejdiut, që mban të ngrirë postin e të parit në këtë parti.
Zyra e këtij të fundit ka thënë se nuk është në dijeni për këto gjëra.
Në anën tjetër, merret vesh se grupi i afërm me presidentin, po përgatit një strategji tjetër, pasi që nuk e shohin si serioze kandidaturën e Bukoshit, ndonëse e vlerësojnë si punë e demokracisë së brendshme futjen e tij dhe të tjerëve në garë.
Ndryshe, burimet e Klan Kosova thonë se Sejdiu ka propozuar 50 emra të rinj e të njohur për publikun, për t’i korporuar në strukturat e larta të partisë, në mënyrë që ata të futën në garën për funksione në këtë subjekt politik.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 30/08/2010 12:42 - Shkarkohet komandanti i policisë në veri të Mitrovicës, Milija Milosheviç
- 30/08/2010 12:36 - Ukë Rugova zyrtarisht në politikë
- 30/08/2010 08:34 - Qindra shqiptarë ende të pagjetur në Ditën Ndërkombëtare të personave të zhdukur
- 28/08/2010 19:46 - Një 26 vjeçare humb jetën në pishinat e Gërmisë, nga sulmi në zemër
- 28/08/2010 16:19 - Serbia drejt Washington-it e Brukselit për një kompromis për rezolutën
Të vjetra:
- 28/08/2010 15:40 - Boris Tadiç nuk do të njohë kurrë Kosovën, pavarësisht spekulimeve
- 28/08/2010 11:47 - Shpërthen granata në policinë e Zubin Potok-ut
- 28/08/2010 10:37 - Një grua gjendet e mbytur dhe e lidhur me llastik
- 28/08/2010 10:26 - Sllovakia nuk njeh Kosovën përkundër thirrjes së ministrit të jashtëm gjerman Westerwelle
- 27/08/2010 10:22 - "Politika"- Bisedime Kosovë – Serbi për rezolutën
Sonte në KlanKosova
- Cine Club
-
Këtë mbrëmje në ora 19:40 në emisionin Cine Club mund të mësoni gjithçka lidhur me festivalin e Cannes.
- Zona e Debatit
-
Pas lajmeve qendrore në ora 20:45 ju pret emisioni Zona e Debatit me: Baton Haxhiun.
- Law&Order
-
Një mësuese nga qyteti është vrarë. Indikacionet e para tregojnë se viktima ka jetuar një jetë të qetë dhe të thjeshtë, por gjithcka merr fund kur gjendet një fotografi e saj lakuriq. Law and Order: Special Victims Unit episodi i ri ne ora 23:10

