( 0 Votes )
Misionarët e Bamirësisë dhe mija qytetarë nderuan humanisten shqiptare Gonxhe Bojaxhiu- Nënë Terezën në 100 vjetorin e lindjes së saj.
Të varfër e të pasur u bënë bashkë dhe ndezën qirinj për veprimtaren e madhe.
Kalkuta nuk e harron Nënë Terezën shqiptare.
Në 100 vjetorin e lindjes, Shtëpia e Nënës apo selia e Misionarëve të Bamirësisë, u stolis më së miri për të nderuar humanisten më të madhe që e pa njerëzimi.
Të rinj e të vjetër morën pjesë në meshën solemne që u organizua të enjten në qytetin indian.
U ndezën qirnjë dhe iu kushtuan lutje katolikes së devotshme Gonxhe Bojaxhiut, e cila u dha dashuri jetimëve dhe ushqeu të uriturit.
Drejtimi i meshës ku u ulën së bashku të varfrit e të pasurit ishte detyrë e Arqipeshkvit të Kalkutës Lucas Sirkar
Pas koraleve të kënduara, Motra kryesore Prema tha se shpreson që Gonxhe Bojaxhiu edhe një herë të prekë zemrat e tyre me dashurinë që kishte.
Humanistja shqiptare është fituese e Çmimit Nobel dhe shumë cmimeve tjera ndërkombëtare.
Në vitin 2003, gjashtë vjet pas vdekjes së saj Bojaxhiu u lumturua nga Papa Gjon Pali i dytë, e cila sipas traditës katolike, do të thotë se kisha njeh hyrjen në Parajsë të një njeriu të ndarë nga jeta, dhe është i treti ndër katër hapat e procesit të shenjtërimit.
Viti 2010, më parë është shpallur si viti i Nënës Tereze në Kosovë. Për nder të saj, Pulla postare e përbashkët për Nënën Terezë, e postës së Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë, është promovuar sot në Muzeun e Kosovës.
Ky është aktiviteti i vetëm me të cilin Kosova shënon ditën kur bëhen 100 vjet nga lindja e Nënës Terezë. Ministri i kulturës, Lutfi Haziri, tha se aktivitetet janë të mangëta, pasi shumica e tyre po mbahen në Shqipëri, e do të kenë një përfundim në Prishtinë, në shtator, me përurimin e Katedrales.
Ndryshe, Gonxhe Bojaxhiu, e cila më vonë mori emrin Nëna Terezë, u lind më 26 gusht të vitit 1910 në Shkup nga prindër shqiptarë. Puna e saj si humaniste i dha shpërblimin nobel për paqe, në vitin 1979.
100 vjetori i Nënës Tereze po festohet në mënyrë më të organizuar në Tiranë. Kryeqyteti shqiptar përkujton me aktivitete të ndryshme kulturore këtë përvjetor. Rrugët e qytetit janë mbushur me posterë me foto të Gonxhe Bojaxhiut, me thënie të kësaj figure me përmasa globale.
Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi e ka vlerësuar dashurinë, dhembshurinë dhe forcën madhore të shpirtit të Nënë Terezës, si rikthim të dinjitetit të miliona njerëzve që ishin të zhytur në mjerim, harresë, sëmundje.
Ai ka shprehur besimin se do të jetë e afërt dita kur Nënë Tereza do të shpallet e shenjtëruar. Kreu shqiptar, theksoi se murgesha shqiptare, që ndërtoi një strehë të ngrohtë për të gjitha krijesat që vuanin, sakrifikoi jetën e saj për të tjerët.
Misionarët e Bamirësisë dhe mija qytetarë nderuan humanisten shqiptare Gonxhe Bojaxhiu- Nënë Terezën në 100 vjetorin e lindjes së saj. Të varfër e të pasur u bënë bashkë dhe ndezën qirinj për veprimtaren e madhe.

| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 27/08/2010 10:22 - "Politika"- Bisedime Kosovë – Serbi për rezolutën
- 27/08/2010 09:45 - Shefi i diplomacisë gjermane Westerwelle në takime të ngjeshura në Prishtinë
- 26/08/2010 17:02 - Kosova feston me një pullë postare 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës
- 26/08/2010 15:45 - Sekuestrohen qindra litra pije alkoolike dhe mijëra copë cigare
- 26/08/2010 15:13 - Westerwelle: Bisedimet Prishtinë-Beograd e kanë vendin në Bruksel
Të vjetra:
- 25/08/2010 16:12 - Kërkohet në Beograd forcimi i rolit të UNMIK-ut në veri të Kosovës
- 25/08/2010 15:06 - Thaçi dhe Hyseni optimistë se Kosova do të fitojë në AP të OKB-së
- 25/08/2010 13:47 - Kryeministri Berisha kërkon nisjen e një kapitulli të ri për shqiptarët dhe serbët
- 25/08/2010 13:41 - Ministri gjerman Vestervele në tur diplomatik në Ballkan
- 25/08/2010 13:38 - Sh.B.A dhe Britania e Madhe në lobim për rrëzimin e rezolutës serbe
Sonte në KlanKosova
- Cine Club
-
Këtë mbrëmje në ora 19:40 në emisionin Cine Club mund të mësoni gjithçka lidhur me festivalin e Cannes.
- Zona e Debatit
-
Pas lajmeve qendrore në ora 20:45 ju pret emisioni Zona e Debatit me: Baton Haxhiun.
- Law&Order
-
Një mësuese nga qyteti është vrarë. Indikacionet e para tregojnë se viktima ka jetuar një jetë të qetë dhe të thjeshtë, por gjithcka merr fund kur gjendet një fotografi e saj lakuriq. Law and Order: Special Victims Unit episodi i ri ne ora 23:10