( 0 Votes )
Shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier është takuar Beograd me zv/kryeministrin dhe ministrin e punëve të brendshme të Serbisë Ivica Dacic.
Ky i fundit i tha gazetarëve se bisedimet u fokusuan në nevojën që të gjitha subjektet e involvuara të mbështesin dialogun mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, për të zgjidhur sipas tij të gjitha çështjet e hapura.
Sekretari i shtetit në ministrinë e ashtuquajtur për Kosovën dhe Metohinë Oliver Ivanovic, i ka thënë B92-shit se në këtë vizitë të Zannier-it, Serbia pret nga misioni që ai drejton t’i mundësojë një dialog me status neutral me shqiptarët e Kosovës.
“Është e qartë që ne nuk mund të flasim rreth furnizimit elektrik, derisa të zgjidhim cështjen e statusit të Kosovës, i cili është ende i pazgjidhur, për aq kohë sa ana serbe është e shqetësuar”, ka thënë ai.
Ivanoviç ka shtuar se UNMIK-u është i mirëpritur pasi sipas tij është e vetmja organizatë ndërkombëtare e ligjshme në atë zonë, i vetmi me të cilin mund të arrihen marrëveshje politike.
Shefi i UNMIK-ut është takuar edhe me Ministrin për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ku kanë thënë se është i “domosdoshëm forcimi i rolit të UNMIK-ut në veri të Kosovës dhe në enklavat serbe.
Zanier dhe Bogdanoviq vlerësuan se është e domosdoshme që sa më parë të fillojë dialogu, i cili sipas tyre është mënyra e vetme për zgjidhjen e “të gjitha çështjeve të hapura”.
Bogdanoviq ka insistuar që UNMIK-u të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët, kthimin e të zhvendosurve dhe pronat.
Ai ka shfaqur edhe shqetësimin e tij në lidhje me vendimin e KFOR-it që për sigurinë e manastireve serbe në Kosovë të përkujdeset Policia e Kosovës.
Sipas tij, ky vendim ka shqetësuar seriozisht serbët e Kosovës.
Bogdanoviq dhe Zanier janë pajtuar se duhet zgjidhur problemin ekzistues në implementimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë në Evropën Juglindore, për mos pengimin e qarkullimit të mallrave dhe thyerjen e kontrabandës.
Ministri Bogdanoviq ka thënë se Serbia është e gatshme për zgjidhje kompromisi dhe se është e pranueshme që dokumentet doganore të vërtetohen me vulat me mbishkrimin “Eulex-Kosova-dogana”.
Ky i fundit mësohet se pas takimi ka ardhur në Kosovë. Sipas burimeve të Klan Kosovës në veri të vendit, Bogdanoviq ka marr pjesë në përurimin e një etno-fshati në Zherovnicë të Leposaviqit.
Shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier është takuar Beograd me zv/kryeministrin dhe ministrin e punëve të brendshme të Serbisë Ivica Dacic.Ky i fundit i tha gazetarëve se bisedimet u fokusuan në nevojën që të gjitha subjektet e involvuara të mbështesin dialogun mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, për të zgjidhur sipas tij të gjitha çështjet e hapura.
Sekretari i shtetit në ministrinë e ashtuquajtur për Kosovën dhe Metohinë Oliver Ivanovic, i ka thënë B92-shit se në këtë vizitë të Zannier-it, Serbia pret nga misioni që ai drejton t’i mundësojë një dialog me status neutral me shqiptarët e Kosovës.
“Është e qartë që ne nuk mund të flasim rreth furnizimit elektrik, derisa të zgjidhim cështjen e statusit të Kosovës, i cili është ende i pazgjidhur, për aq kohë sa ana serbe është e shqetësuar”, ka thënë ai.
Ivanoviç ka shtuar se UNMIK-u është i mirëpritur pasi sipas tij është e vetmja organizatë ndërkombëtare e ligjshme në atë zonë, i vetmi me të cilin mund të arrihen marrëveshje politike.
Shefi i UNMIK-ut është takuar edhe me Ministrin për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ku kanë thënë se është i “domosdoshëm forcimi i rolit të UNMIK-ut në veri të Kosovës dhe në enklavat serbe.
Zanier dhe Bogdanoviq vlerësuan se është e domosdoshme që sa më parë të fillojë dialogu, i cili sipas tyre është mënyra e vetme për zgjidhjen e “të gjitha çështjeve të hapura”.
Bogdanoviq ka insistuar që UNMIK-u të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët, kthimin e të zhvendosurve dhe pronat.
Ai ka shfaqur edhe shqetësimin e tij në lidhje me vendimin e KFOR-it që për sigurinë e manastireve serbe në Kosovë të përkujdeset Policia e Kosovës.
Sipas tij, ky vendim ka shqetësuar seriozisht serbët e Kosovës.
Bogdanoviq dhe Zanier janë pajtuar se duhet zgjidhur problemin ekzistues në implementimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë në Evropën Juglindore, për mos pengimin e qarkullimit të mallrave dhe thyerjen e kontrabandës.
Ministri Bogdanoviq ka thënë se Serbia është e gatshme për zgjidhje kompromisi dhe se është e pranueshme që dokumentet doganore të vërtetohen me vulat me mbishkrimin “Eulex-Kosova-dogana”.
Ky i fundit mësohet se pas takimi ka ardhur në Kosovë. Sipas burimeve të Klan Kosovës në veri të vendit, Bogdanoviq ka marr pjesë në përurimin e një etno-fshati në Zherovnicë të Leposaviqit.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 27/08/2010 09:45 - Shefi i diplomacisë gjermane Westerwelle në takime të ngjeshura në Prishtinë
- 26/08/2010 17:02 - Kosova feston me një pullë postare 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës
- 26/08/2010 15:45 - Sekuestrohen qindra litra pije alkoolike dhe mijëra copë cigare
- 26/08/2010 15:13 - Westerwelle: Bisedimet Prishtinë-Beograd e kanë vendin në Bruksel
- 26/08/2010 10:31 - Sot, një shekull nga lindja e humanistes së shenjtë Nënë Tereza
Të vjetra:
- 25/08/2010 15:06 - Thaçi dhe Hyseni optimistë se Kosova do të fitojë në AP të OKB-së
- 25/08/2010 13:47 - Kryeministri Berisha kërkon nisjen e një kapitulli të ri për shqiptarët dhe serbët
- 25/08/2010 13:41 - Ministri gjerman Vestervele në tur diplomatik në Ballkan
- 25/08/2010 13:38 - Sh.B.A dhe Britania e Madhe në lobim për rrëzimin e rezolutës serbe
- 24/08/2010 18:06 - EULEX-i garanton lirimin e kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj
Sonte në KlanKosova
- Cine Club
-
Këtë mbrëmje në ora 19:40 në emisionin Cine Club mund të mësoni gjithçka lidhur me festivalin e Cannes.
- Zona e Debatit
-
Pas lajmeve qendrore në ora 20:45 ju pret emisioni Zona e Debatit me: Baton Haxhiun.
- Law&Order
-
Një mësuese nga qyteti është vrarë. Indikacionet e para tregojnë se viktima ka jetuar një jetë të qetë dhe të thjeshtë, por gjithcka merr fund kur gjendet një fotografi e saj lakuriq. Law and Order: Special Victims Unit episodi i ri ne ora 23:10

