( 0 Votes )
Kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur besimin e plotë se Kosova do të ketë sukses në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, njëjtë siç kishte sukses në GJND.
Kreu i Qeverisë, ka theksuar se muaji shtator është një fazë e re për angazhimet qeveritare që ndërlidhen edhe me angazhimet ndërkombëtare për Kosovën.
“Tash po hyjmë në një fazë të re të angazhimeve që kemi për muajin shtator e që ndërlidhen drejtpërdrejt me një agjendë tepër të ngjeshur qeverisëse, por në të njëjtën kohë të angazhimeve ndërkombëtare për Kosovën dhe agjendën tonë të konsolidimit të shtetit, të angazhimeve të gjithanshme të institucioneve tona.”, ka thënë Thaçi.
Ndërkaq kreu i diplomacisë së Kosovës, Skënder Hyseni ka garantuar se institucionet e vendit kanë koordinim 24 orësh me vendet e Kuntit në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ndërkaq
“Veprimet dhe koordinimet mund të them me siguri të plotë sot se kanë filluar të japin frytet e para dhe ne kemi zotime nga dhjetëra anëtare të OKB-së se rezoluta serbe do të kundërshtohet.
Do të kundërshtohet pjesërisht po ashtu edhe si një nismë serbe për ta kritikuar GJND-në, sepse në thelb kjo draft-rezolutë që është paraqitur për aprovim i bën kritikë të papranueshme organit më të lartë të drejtësisë në botë”, ka thënë Hyseni.
Presidenti, kryeministri dhe ministri i Jashtëm do të udhëtojnë në një Nju Jork në prag të vendimit të mundshëm për vënien në rend dite të kësaj draft-rezolute serbe, ndërkohë që sipas Hysenit, ka mundësi që kjo draft-rezolutë të tërhiqet nga Serbia ose të përpiqet që të amandamendohet.
Sidoqoftë, ai ka thënë se ka një qëndrim konsensual se Serbia nuk mund të shpërblehet nëse bën tërheqje në momentin e fundit.
Kreu i diplomacisë së Kosovës nuk ka dhënë detaje tjera për përgatitjet për Asamblenë e Përgjithshme, siç ka thënë ai për shkak të diskrecionit diplomatik, por ka siguruar se koordinimi me pesë vendet e Kuintit do të vazhdojë dhe po ashtu do të ketë një bashkëpunim të ngushtë edhe me vendet kyçe mbështetëse të pavarësisë së Kosovës, raporton Kosovapress.
Kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur besimin e plotë se Kosova do të ketë sukses në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, njëjtë siç kishte sukses në GJND. Kreu i Qeverisë, ka theksuar se muaji shtator është një fazë e re për angazhimet qeveritare që ndërlidhen edhe me angazhimet ndërkombëtare për Kosovën.
“Tash po hyjmë në një fazë të re të angazhimeve që kemi për muajin shtator e që ndërlidhen drejtpërdrejt me një agjendë tepër të ngjeshur qeverisëse, por në të njëjtën kohë të angazhimeve ndërkombëtare për Kosovën dhe agjendën tonë të konsolidimit të shtetit, të angazhimeve të gjithanshme të institucioneve tona.”, ka thënë Thaçi.
Ndërkaq kreu i diplomacisë së Kosovës, Skënder Hyseni ka garantuar se institucionet e vendit kanë koordinim 24 orësh me vendet e Kuntit në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ndërkaq
“Veprimet dhe koordinimet mund të them me siguri të plotë sot se kanë filluar të japin frytet e para dhe ne kemi zotime nga dhjetëra anëtare të OKB-së se rezoluta serbe do të kundërshtohet.
Do të kundërshtohet pjesërisht po ashtu edhe si një nismë serbe për ta kritikuar GJND-në, sepse në thelb kjo draft-rezolutë që është paraqitur për aprovim i bën kritikë të papranueshme organit më të lartë të drejtësisë në botë”, ka thënë Hyseni.
Presidenti, kryeministri dhe ministri i Jashtëm do të udhëtojnë në një Nju Jork në prag të vendimit të mundshëm për vënien në rend dite të kësaj draft-rezolute serbe, ndërkohë që sipas Hysenit, ka mundësi që kjo draft-rezolutë të tërhiqet nga Serbia ose të përpiqet që të amandamendohet.
Sidoqoftë, ai ka thënë se ka një qëndrim konsensual se Serbia nuk mund të shpërblehet nëse bën tërheqje në momentin e fundit.
Kreu i diplomacisë së Kosovës nuk ka dhënë detaje tjera për përgatitjet për Asamblenë e Përgjithshme, siç ka thënë ai për shkak të diskrecionit diplomatik, por ka siguruar se koordinimi me pesë vendet e Kuintit do të vazhdojë dhe po ashtu do të ketë një bashkëpunim të ngushtë edhe me vendet kyçe mbështetëse të pavarësisë së Kosovës, raporton Kosovapress.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 26/08/2010 17:02 - Kosova feston me një pullë postare 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës
- 26/08/2010 15:45 - Sekuestrohen qindra litra pije alkoolike dhe mijëra copë cigare
- 26/08/2010 15:13 - Westerwelle: Bisedimet Prishtinë-Beograd e kanë vendin në Bruksel
- 26/08/2010 10:31 - Sot, një shekull nga lindja e humanistes së shenjtë Nënë Tereza
- 25/08/2010 16:12 - Kërkohet në Beograd forcimi i rolit të UNMIK-ut në veri të Kosovës
Të vjetra:
- 25/08/2010 13:47 - Kryeministri Berisha kërkon nisjen e një kapitulli të ri për shqiptarët dhe serbët
- 25/08/2010 13:41 - Ministri gjerman Vestervele në tur diplomatik në Ballkan
- 25/08/2010 13:38 - Sh.B.A dhe Britania e Madhe në lobim për rrëzimin e rezolutës serbe
- 24/08/2010 18:06 - EULEX-i garanton lirimin e kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj
- 24/08/2010 15:25 - Ish-ambasadorja Tina Kaidanow, e para në administratën shtetërore për Ballkanin
Sonte në KlanKosova
- Cine Club
-
Këtë mbrëmje në ora 19:40 në emisionin Cine Club mund të mësoni gjithçka lidhur me festivalin e Cannes.
- Zona e Debatit
-
Pas lajmeve qendrore në ora 20:45 ju pret emisioni Zona e Debatit me: Baton Haxhiun.
- Law&Order
-
Një mësuese nga qyteti është vrarë. Indikacionet e para tregojnë se viktima ka jetuar një jetë të qetë dhe të thjeshtë, por gjithcka merr fund kur gjendet një fotografi e saj lakuriq. Law and Order: Special Victims Unit episodi i ri ne ora 23:10

