( 0 Votes )
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës akuzoi të martën Ministrinë e Punëve të Brendshme se ka shkelur Ligjin mbi Prokurimin Publik, duke shpallur fituese të tenderit të targave të automjeteve, një kompani e cila ka qenë shumë më e shtrenjtë se konkurrentët tjerë.
Me këtë rast, sipas sekretarit të përgjithshëm të AAK-së, Burim Ramadani, buxheti i vendit është dëmtuar për 706 mijë euro, si dhe janë shkelur të gjitha procedurat e rregullta të prokurimit publik.
“Prej dhjetë kompanive që kanë aplikuar për targa të reja të veturave, gjashtë kompani kanë qenë shumë më të lira se kompania fituese.
Pra Ministria e Punëve të Brendshme i ka marrë nga xhepat e varfër të qytetarëve të Kosovës 706 mijë euro më shumë, sesa që është dashur”, tha Ramadani, në një konferencë për media.
Ai kërkoi nga Prokuroria vendore dhe ajo e EULEX-it që të bëjnë hetimin e menjëhershëm të këtij rasti, ndërsa nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi kërkoi që të suspendojë të gjithë zyrtarët, që kanë qenë të përfshirë në këtë procedurë.
Sipas Ramadanit, nëse ministri Rexhepi nuk i bën këto shkarkime, atëherë ai duhet të shkarkohet nga kryeministri Thaçi.
Tenderi për targat e reja të automjeteve ishte shpallur më 28 maj të këtij viti në të përditshmen “Infopress”, fituese ndërkaq është shpallur kompania “Ascom Group&KIG” në Prishtinë, me një çmim prej 1.722.670 eurosh. Çmimi më i ulët i kompanive konkurruese ka qenë 1.016.769 euro. Kanë konkurruar gjithsej dhjetë kompani, por të cilat sipas Ramadanit ishin eliminuar nga konkurrimi, në mënyrë të padrejtë dhe në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik, raporton Kosovapress.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës akuzoi të martën Ministrinë e Punëve të Brendshme se ka shkelur Ligjin mbi Prokurimin Publik, duke shpallur fituese të tenderit të targave të automjeteve, një kompani e cila ka qenë shumë më e shtrenjtë se konkurrentët tjerë. Me këtë rast, sipas sekretarit të përgjithshëm të AAK-së, Burim Ramadani, buxheti i vendit është dëmtuar për 706 mijë euro, si dhe janë shkelur të gjitha procedurat e rregullta të prokurimit publik.
“Prej dhjetë kompanive që kanë aplikuar për targa të reja të veturave, gjashtë kompani kanë qenë shumë më të lira se kompania fituese.
Pra Ministria e Punëve të Brendshme i ka marrë nga xhepat e varfër të qytetarëve të Kosovës 706 mijë euro më shumë, sesa që është dashur”, tha Ramadani, në një konferencë për media.
Ai kërkoi nga Prokuroria vendore dhe ajo e EULEX-it që të bëjnë hetimin e menjëhershëm të këtij rasti, ndërsa nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi kërkoi që të suspendojë të gjithë zyrtarët, që kanë qenë të përfshirë në këtë procedurë.
Sipas Ramadanit, nëse ministri Rexhepi nuk i bën këto shkarkime, atëherë ai duhet të shkarkohet nga kryeministri Thaçi.
Tenderi për targat e reja të automjeteve ishte shpallur më 28 maj të këtij viti në të përditshmen “Infopress”, fituese ndërkaq është shpallur kompania “Ascom Group&KIG” në Prishtinë, me një çmim prej 1.722.670 eurosh. Çmimi më i ulët i kompanive konkurruese ka qenë 1.016.769 euro. Kanë konkurruar gjithsej dhjetë kompani, por të cilat sipas Ramadanit ishin eliminuar nga konkurrimi, në mënyrë të padrejtë dhe në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik, raporton Kosovapress.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 25/08/2010 13:47 - Kryeministri Berisha kërkon nisjen e një kapitulli të ri për shqiptarët dhe serbët
- 25/08/2010 13:41 - Ministri gjerman Vestervele në tur diplomatik në Ballkan
- 25/08/2010 13:38 - Sh.B.A dhe Britania e Madhe në lobim për rrëzimin e rezolutës serbe
- 24/08/2010 18:06 - EULEX-i garanton lirimin e kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj
- 24/08/2010 15:25 - Ish-ambasadorja Tina Kaidanow, e para në administratën shtetërore për Ballkanin
Të vjetra:
- 24/08/2010 13:11 - Humb jetën në spital një i burgosur i Dubravës, nuk dihen ende shkaqet
- 24/08/2010 10:46 - Zv/ambasadori Moore: Asnjë vend nuk mund të krahasohet me Kosovën
- 24/08/2010 10:28 - Krerët e shtetit i drejtohen New York-ut për "betejën" e rradhës
- 23/08/2010 16:42 - Dejanoviq, pret që vendet që ishin pro opinionit të Gj.N.D-së, të veprojnë njëjtë në AP të OKB-së
- 23/08/2010 16:26 - Policia e Kosovës mbron nga sot Manastirin e Graçanicës
Sonte në KlanKosova
- Cine Club
-
Këtë mbrëmje në ora 19:40 në emisionin Cine Club mund të mësoni gjithçka lidhur me festivalin e Cannes.
- Zona e Debatit
-
Pas lajmeve qendrore në ora 20:45 ju pret emisioni Zona e Debatit me: Baton Haxhiun.
- Law&Order
-
Një mësuese nga qyteti është vrarë. Indikacionet e para tregojnë se viktima ka jetuar një jetë të qetë dhe të thjeshtë, por gjithcka merr fund kur gjendet një fotografi e saj lakuriq. Law and Order: Special Victims Unit episodi i ri ne ora 23:10

