( 0 Votes )
Presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme Skënder Hyseni do të qëndrojnë në Nju Jork gjatë kohës së Asamblesë së Përgjithshme, ku në prag të këtij sesioni do të takojnë liderë të shteteve që e kanë njohur Kosovën dhe atyre që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
Zyrtarë nga Presidenca theksojnë se disa takime janë aranzhuar tashmë dhe se presidenti Sejdiu do të takohet me përfaqësues nga shtetet që e kanë njohur dhe nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.
Këshilltari për media i presidentit Sejdiu, Xhavit Beqiri ka thënë për Kosovapress, se gjatë kohës së mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme, kreu i Republikës do të takohet me udhëheqës të ndryshëm shtetëror, qoftë presidentë, kryeministra, ministra apo ambasadorë të vendeve të ndryshme në OKB.
“Ka takime të cilat tashmë janë aranzhuar dhe ne e kemi marrë konfirmimin e përfaqësuesve të vendeve të ndryshme që këto takime do të mbahen. Natyrisht që jemi edhe në parapërgatitje të takimeve tjera, në mënyrë që agjenda e presidentit atje të jetë e plotë dhe të jetë e frytshme dhe ne për këtë nuk dyshojmë aspak”, ka thënë Beqiri.
Edhe këshilltarja për media e ministrit të Jashtëm, Skënder Hyseni, Albana Beqiri, ka pohuar gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të qenë afër Asamblesë së Përgjithshme për t’i shfrytëzuar margjinat e saj.
Stopimi i miratimit të rezolutës serbe do të jetë një prej detyrave kryesore të krerëve të Republikës së Kosovës gjatë takimeve në margjinat e AP të OKB-së.
Duke shprehur përgatitjen e plotë të institucioneve të Kosovës, Xhavit Beqiri ka shprehur besimin e tij se rezoluta serbe do të pësojë fiasko.
“Institucionet e Republikës së Kosovës në koordinim të plotë me vendet mike, sidomos me vendet përfaqësuese të Kuintit, kanë bërë të gjithë hapat e nevojshëm në mënyrë që kjo rezolutë, apo kjo iniciativë serbe të pësojë fiasko”, ka theksuar ai.
Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pritet t’i nisë punimet e saj më 14 shtator, të cilat do të vazhdojnë deri më 30 shtator. Një prej betejave kryesore në këtë takim do të jetë rezoluta serbe për Kosovën, për të cilin vendet e Kuntit kanë bërë trysni tek Beogradi që të ndërrojë pjesë të tekstit të kësaj rezolute.
Presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme Skënder Hyseni do të qëndrojnë në Nju Jork gjatë kohës së Asamblesë së Përgjithshme, ku në prag të këtij sesioni do të takojnë liderë të shteteve që e kanë njohur Kosovën dhe atyre që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Zyrtarë nga Presidenca theksojnë se disa takime janë aranzhuar tashmë dhe se presidenti Sejdiu do të takohet me përfaqësues nga shtetet që e kanë njohur dhe nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.
Këshilltari për media i presidentit Sejdiu, Xhavit Beqiri ka thënë për Kosovapress, se gjatë kohës së mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme, kreu i Republikës do të takohet me udhëheqës të ndryshëm shtetëror, qoftë presidentë, kryeministra, ministra apo ambasadorë të vendeve të ndryshme në OKB.
“Ka takime të cilat tashmë janë aranzhuar dhe ne e kemi marrë konfirmimin e përfaqësuesve të vendeve të ndryshme që këto takime do të mbahen. Natyrisht që jemi edhe në parapërgatitje të takimeve tjera, në mënyrë që agjenda e presidentit atje të jetë e plotë dhe të jetë e frytshme dhe ne për këtë nuk dyshojmë aspak”, ka thënë Beqiri.
Edhe këshilltarja për media e ministrit të Jashtëm, Skënder Hyseni, Albana Beqiri, ka pohuar gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të qenë afër Asamblesë së Përgjithshme për t’i shfrytëzuar margjinat e saj.
Stopimi i miratimit të rezolutës serbe do të jetë një prej detyrave kryesore të krerëve të Republikës së Kosovës gjatë takimeve në margjinat e AP të OKB-së.
Duke shprehur përgatitjen e plotë të institucioneve të Kosovës, Xhavit Beqiri ka shprehur besimin e tij se rezoluta serbe do të pësojë fiasko.
“Institucionet e Republikës së Kosovës në koordinim të plotë me vendet mike, sidomos me vendet përfaqësuese të Kuintit, kanë bërë të gjithë hapat e nevojshëm në mënyrë që kjo rezolutë, apo kjo iniciativë serbe të pësojë fiasko”, ka theksuar ai.
Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pritet t’i nisë punimet e saj më 14 shtator, të cilat do të vazhdojnë deri më 30 shtator. Një prej betejave kryesore në këtë takim do të jetë rezoluta serbe për Kosovën, për të cilin vendet e Kuntit kanë bërë trysni tek Beogradi që të ndërrojë pjesë të tekstit të kësaj rezolute.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 24/08/2010 18:06 - EULEX-i garanton lirimin e kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj
- 24/08/2010 15:25 - Ish-ambasadorja Tina Kaidanow, e para në administratën shtetërore për Ballkanin
- 24/08/2010 13:37 - AAK; MPB-ja mori nga xhepat e varfër të kosovarëve 706 mijë euro
- 24/08/2010 13:11 - Humb jetën në spital një i burgosur i Dubravës, nuk dihen ende shkaqet
- 24/08/2010 10:46 - Zv/ambasadori Moore: Asnjë vend nuk mund të krahasohet me Kosovën
Të vjetra:
- 23/08/2010 16:42 - Dejanoviq, pret që vendet që ishin pro opinionit të Gj.N.D-së, të veprojnë njëjtë në AP të OKB-së
- 23/08/2010 16:26 - Policia e Kosovës mbron nga sot Manastirin e Graçanicës
- 23/08/2010 16:05 - Isa Mustafa kërkon prishjen e koalicionit PDK-LDK, Ramë Manaj i quan deklarata personale
- 23/08/2010 15:51 - Arrestohen nëntë shtetas të Kosovës në Durrës pasi tentuan të kalojnë me dokumente false
- 23/08/2010 15:25 - Jep dorëheqje ambasadori i Kosovës në Tiranë
Sonte në KlanKosova
- Cine Club
-
Këtë mbrëmje në ora 19:40 në emisionin Cine Club mund të mësoni gjithçka lidhur me festivalin e Cannes.
- Zona e Debatit
-
Pas lajmeve qendrore në ora 20:45 ju pret emisioni Zona e Debatit me: Baton Haxhiun.
- Law&Order
-
Një mësuese nga qyteti është vrarë. Indikacionet e para tregojnë se viktima ka jetuar një jetë të qetë dhe të thjeshtë, por gjithcka merr fund kur gjendet një fotografi e saj lakuriq. Law and Order: Special Victims Unit episodi i ri ne ora 23:10

