( 0 Votes )
Policia e Kosovës ka filluar nga e hëna të ruajë Manastirin e Graçanicës duke marrë përgjegjësinë nga trupat e KFOR-it.
Në një njoftim për media thuhet se koha për transferimin e përgjegjësive për ruajtjen e tre manastireve të tjera të aprovuara me atë vendim- manistiri i Budisavcit, Goriocit dhe Zocishtës –nuk është vendosur ende.
Në njoftim thuhet gjithashtu se me transferimin në Gracanicë është bërë një hap i madh për të fuqizuar dukshëm përgjegjesinë e institucioneve të sigurisë së Kosovës, pasi ata do të ruajnë një nga vendet më të vlefshme kulturore dhe fetare në Kosovë.
Ky veprim është nmdërmarrë në bazë të situatës së përmirësuar në Kosovë dhe besueshmërinë që e ka KFOR-i në aftësitë e Policisë së Kosovës për të performuar këtë detyrë të rëndësishme.
KFOR-i do të vazhdojë të mbajë të informuar Kishën Ortodokse serbe për hapat e mëtejshme në lidhje me manastiret e Budisavcit, Goriocit dhe Zoçishtës, derisa kushtet per transferimin e përgjegjësive për ruajtje do të jenë të duhura.
Këshilli Veri Atlantik ka bërë të ditur se nuk ka marrë asnjë vendim në lidhje me Patriarkatën e Pejës, manastirin e Decanit, Devicit dhe Manastrin e Kryeengjëjve. Këto vende do të mbrohen nga KFOR-i, i cili deklaron të mbetet i përkushtuar për të përkrahur Policinë e Kosovës në garantimin e sigurisë për këto vende në përputhshmëri me mandatin e vet për një ambient të qetë dhe të sigurtë edhe pas transferit të përgjegjësisë.
Policia e Kosovës ka filluar nga e hëna të ruajë Manastirin e Graçanicës duke marrë përgjegjësinë nga trupat e KFOR-it. Në një njoftim për media thuhet se koha për transferimin e përgjegjësive për ruajtjen e tre manastireve të tjera të aprovuara me atë vendim- manistiri i Budisavcit, Goriocit dhe Zocishtës –nuk është vendosur ende.
Në njoftim thuhet gjithashtu se me transferimin në Gracanicë është bërë një hap i madh për të fuqizuar dukshëm përgjegjesinë e institucioneve të sigurisë së Kosovës, pasi ata do të ruajnë një nga vendet më të vlefshme kulturore dhe fetare në Kosovë.
Ky veprim është nmdërmarrë në bazë të situatës së përmirësuar në Kosovë dhe besueshmërinë që e ka KFOR-i në aftësitë e Policisë së Kosovës për të performuar këtë detyrë të rëndësishme.
KFOR-i do të vazhdojë të mbajë të informuar Kishën Ortodokse serbe për hapat e mëtejshme në lidhje me manastiret e Budisavcit, Goriocit dhe Zoçishtës, derisa kushtet per transferimin e përgjegjësive për ruajtje do të jenë të duhura.
Këshilli Veri Atlantik ka bërë të ditur se nuk ka marrë asnjë vendim në lidhje me Patriarkatën e Pejës, manastirin e Decanit, Devicit dhe Manastrin e Kryeengjëjve. Këto vende do të mbrohen nga KFOR-i, i cili deklaron të mbetet i përkushtuar për të përkrahur Policinë e Kosovës në garantimin e sigurisë për këto vende në përputhshmëri me mandatin e vet për një ambient të qetë dhe të sigurtë edhe pas transferit të përgjegjësisë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 24/08/2010 13:37 - AAK; MPB-ja mori nga xhepat e varfër të kosovarëve 706 mijë euro
- 24/08/2010 13:11 - Humb jetën në spital një i burgosur i Dubravës, nuk dihen ende shkaqet
- 24/08/2010 10:46 - Zv/ambasadori Moore: Asnjë vend nuk mund të krahasohet me Kosovën
- 24/08/2010 10:28 - Krerët e shtetit i drejtohen New York-ut për "betejën" e rradhës
- 23/08/2010 16:42 - Dejanoviq, pret që vendet që ishin pro opinionit të Gj.N.D-së, të veprojnë njëjtë në AP të OKB-së
Të vjetra:
- 23/08/2010 16:05 - Isa Mustafa kërkon prishjen e koalicionit PDK-LDK, Ramë Manaj i quan deklarata personale
- 23/08/2010 15:51 - Arrestohen nëntë shtetas të Kosovës në Durrës pasi tentuan të kalojnë me dokumente false
- 23/08/2010 15:25 - Jep dorëheqje ambasadori i Kosovës në Tiranë
- 23/08/2010 11:41 - I shtohet edhe për dy muaj paraburgimi Hashim Rexhep-it
- 23/08/2010 10:52 - Shqipëria lobon fuqishëm për sfidimin e rezolutës serbe për Kosovën më 9 shtator

