( 0 Votes )
Kërkesa e kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa për prishje të koalicionit PDK-LDK, është vlerësuar nga sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramë Manaj si një mendim individual, ndërkohë ka shprehur besimin e tij të plotë se koalicioni aktual do të vazhdojë deri në fund të mandatit.
Manaj është pajtuar se ky koalicion nuk është i përkryer, megjithatë ka thënë se po bëhet gjithçka që është e mundur për të pasur një qeveri efektive.
“Ai është një mendim individual, që ka plotësisht të drejtë ta thotë dhe zoti Mustafa e ka autoritetin e tij prej kryetari të komunës, prej anëtari të përgjithshëm, por është shtruar kjo çështje edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm dhe natyrisht nuk ka pasur përgjigje tjetër”, ka thënë Manaj.
sipas tij ky koalicion është formuar për qëllime madhore, duke shktuar se do të donin të ishin të përkryer, por asnjë koalicion dhe asnjë veprimtari në stadet e tashme të zhvillimit të një shoqërie, nuk mund të jetë në piedestal të sukseseve dhe efekteve, ka shtuar Manaj.
“Ky koalicion nuk po funksionon mirë dhe rezultatet e këtij koalicioni nuk janë ato rezultatet që ne i kemi prit për ndërtimin e një shteti ligjor ekzistojnë dhe unë kam thënë dhe nuk i kam lidh këto as me vlerësimet e gjykatës së Hagës sa i përket statusit të Kosovës as me çështje të tjera, dhe kam menduar që kjo është një çështje e ndarë. Prandaj, unë edhe më tutje vlerësoj që ndërprerja e këtij koalicioni dhe marrja e përgjegjësisë për qeverisje duhet bëhet çdo minutë dhe çdo ditë”, është shprehur Mustafa.
Reagimi i Manajt, erdhi menjëherë pas deklaratave të kryetarit të Prishtinës Isa Mustafa, I cili është edhe anëtar i Këshillit Drejtues i LDK-së dhe një nga zërat më të fuqishëm për prishjen e koalicionit PDK-LDK.
Mustafa edhe të hënën i ka bërë thirrje LDK-së që të largohet nga koalicioni me PDK-në, ngase sipas tij, qëndrimi në qeveri po e diskrediton LDK-në.
Kërkesa e kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa për prishje të koalicionit PDK-LDK, është vlerësuar nga sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramë Manaj si një mendim individual, ndërkohë ka shprehur besimin e tij të plotë se koalicioni aktual do të vazhdojë deri në fund të mandatit. Manaj është pajtuar se ky koalicion nuk është i përkryer, megjithatë ka thënë se po bëhet gjithçka që është e mundur për të pasur një qeveri efektive.
“Ai është një mendim individual, që ka plotësisht të drejtë ta thotë dhe zoti Mustafa e ka autoritetin e tij prej kryetari të komunës, prej anëtari të përgjithshëm, por është shtruar kjo çështje edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm dhe natyrisht nuk ka pasur përgjigje tjetër”, ka thënë Manaj.
sipas tij ky koalicion është formuar për qëllime madhore, duke shktuar se do të donin të ishin të përkryer, por asnjë koalicion dhe asnjë veprimtari në stadet e tashme të zhvillimit të një shoqërie, nuk mund të jetë në piedestal të sukseseve dhe efekteve, ka shtuar Manaj.
“Ky koalicion nuk po funksionon mirë dhe rezultatet e këtij koalicioni nuk janë ato rezultatet që ne i kemi prit për ndërtimin e një shteti ligjor ekzistojnë dhe unë kam thënë dhe nuk i kam lidh këto as me vlerësimet e gjykatës së Hagës sa i përket statusit të Kosovës as me çështje të tjera, dhe kam menduar që kjo është një çështje e ndarë. Prandaj, unë edhe më tutje vlerësoj që ndërprerja e këtij koalicioni dhe marrja e përgjegjësisë për qeverisje duhet bëhet çdo minutë dhe çdo ditë”, është shprehur Mustafa.
Reagimi i Manajt, erdhi menjëherë pas deklaratave të kryetarit të Prishtinës Isa Mustafa, I cili është edhe anëtar i Këshillit Drejtues i LDK-së dhe një nga zërat më të fuqishëm për prishjen e koalicionit PDK-LDK.
Mustafa edhe të hënën i ka bërë thirrje LDK-së që të largohet nga koalicioni me PDK-në, ngase sipas tij, qëndrimi në qeveri po e diskrediton LDK-në.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 24/08/2010 13:11 - Humb jetën në spital një i burgosur i Dubravës, nuk dihen ende shkaqet
- 24/08/2010 10:46 - Zv/ambasadori Moore: Asnjë vend nuk mund të krahasohet me Kosovën
- 24/08/2010 10:28 - Krerët e shtetit i drejtohen New York-ut për "betejën" e rradhës
- 23/08/2010 16:42 - Dejanoviq, pret që vendet që ishin pro opinionit të Gj.N.D-së, të veprojnë njëjtë në AP të OKB-së
- 23/08/2010 16:26 - Policia e Kosovës mbron nga sot Manastirin e Graçanicës
Të vjetra:
- 23/08/2010 15:51 - Arrestohen nëntë shtetas të Kosovës në Durrës pasi tentuan të kalojnë me dokumente false
- 23/08/2010 15:25 - Jep dorëheqje ambasadori i Kosovës në Tiranë
- 23/08/2010 11:41 - I shtohet edhe për dy muaj paraburgimi Hashim Rexhep-it
- 23/08/2010 10:52 - Shqipëria lobon fuqishëm për sfidimin e rezolutës serbe për Kosovën më 9 shtator
- 23/08/2010 10:35 - Sllovakia kundështon njohjen e saj për Kosovën

