( 1 Vote )
Një shenjë e vendosur në rrugën Prishtinë-Milloshevë tregon se atje po punohet. Por asnjë punëtor nuk është parë nga Klan Kosova, në vendin e punës në orët e pasdites edhe pse moti favorizonte për këtë. Disa prej tyre kishin gjetur një vend të mirë për t’i ikur vapës.
Që nga qershori i vitit të kaluar, në rrugën Prishtinë-Milloshevë janë kryer shumë pak punë. E më së paku afër fshatit Mazgit.
Punëkryesi “Riviera &Toni” nuk jep përgjigje për arsyet e këtyre vonesave. Por, burime të afërta me punimet thonë se fajin e ka Ministria e Transportit, e cila nuk e ka kryer shpronësimin në këtë pjesë, dhe se kompanitë nuk duan të flasin nga frika se mund të humbin tenderin 15 milionësh.
Ndërsa disa nga banorët nuk heqin dorë nga pronat e tyre, pa një çmim të kënaqshëm për ta. Një prej banorëve të fshatit Mazgit, Tefik Ismajli, ka thënë për Klan Kosova se po kërkojnë prej një viti paratë e shpronësimit. Pavarësisht këtyre problemeve, shefi i kantiereve, është i kënaqur me vazhdën e punimeve. Në anën tjetër, Ministri i Transportit Fatmir Limaj ka deklaruar se në rrugën Prishtinë-Milloshevë po punohet brenda parametrave kontraktuese.
Ai ka pranuar se ka pasur disa probleme me shpronësimin, por sipas tij janë tejkaluar. “Jam shumë i kënaqur me punimet që po bëhen”, ka theksuar Limaj i cili ka premtuar se për pesë vitet e ardhshme, nuk do të mbetet rrugë në Kosovë pa u asfaltuar. Edhe punëtorët e kompanisë AHN Group, që po ndërtojnë segmentin e parë nga Prishtina, janë të një fjale me ministrin.
Por situata në terren duket ndryshe. Sidomos tek rreth-rrotullimi te aeroporti në Sllatinë, që ishte paraparë të kryhej në shtator. Kjo urë ka gati një vit që ka mbetur në gjysmë, pasi kompania “Gjoka Konstruksion” nga Tirana, ka ikur në Shqipëri. Askush nuk tregon përse ndodhi kjo, ndonëse zyrtarët e kësaj kompanie thonë se i kanë punëtorët në terren. E kjo rrugë ka kushtuar 33 milion euro. E shprehjen “ditë pune”, punëkryesit e definojnë si ditë në të cilën janë plotësuar të gjitha kushtet për punë dhe nuk ka asnjë pengesë.
Por, derisa të definohet ky term dhe derisa ministria t’i zgjidhë problemet pronësore, edhe magjistralja Prishtinë Pejë, do të mbetet në këtë gjendje. E nëse punëkryesit nuk e kryejnë si duhet punën e tyre, ka gjasa që ato të përsëriten edhe njëherë nga fillimi. Ashtu siç ndodhi me segmentin e parë të magjistrales Prishtinë-Ferizaj.Tani kësaj rruge thonë se po i shtrojnë gurë vullkanik, por këta punëtorë nuk e kanë shumë për ngutë.
Një shenjë e vendosur në rrugën Prishtinë-Milloshevë tregon se atje po punohet. Por asnjë punëtor nuk është parë nga Klan Kosova, në vendin e punës në orët e pasdites edhe pse moti favorizonte për këtë. Disa prej tyre kishin gjetur një vend të mirë për t’i ikur vapës. Që nga qershori i vitit të kaluar, në rrugën Prishtinë-Milloshevë janë kryer shumë pak punë. E më së paku afër fshatit Mazgit.
Punëkryesi “Riviera &Toni” nuk jep përgjigje për arsyet e këtyre vonesave. Por, burime të afërta me punimet thonë se fajin e ka Ministria e Transportit, e cila nuk e ka kryer shpronësimin në këtë pjesë, dhe se kompanitë nuk duan të flasin nga frika se mund të humbin tenderin 15 milionësh.
Ndërsa disa nga banorët nuk heqin dorë nga pronat e tyre, pa një çmim të kënaqshëm për ta. Një prej banorëve të fshatit Mazgit, Tefik Ismajli, ka thënë për Klan Kosova se po kërkojnë prej një viti paratë e shpronësimit. Pavarësisht këtyre problemeve, shefi i kantiereve, është i kënaqur me vazhdën e punimeve. Në anën tjetër, Ministri i Transportit Fatmir Limaj ka deklaruar se në rrugën Prishtinë-Milloshevë po punohet brenda parametrave kontraktuese.
Ai ka pranuar se ka pasur disa probleme me shpronësimin, por sipas tij janë tejkaluar. “Jam shumë i kënaqur me punimet që po bëhen”, ka theksuar Limaj i cili ka premtuar se për pesë vitet e ardhshme, nuk do të mbetet rrugë në Kosovë pa u asfaltuar. Edhe punëtorët e kompanisë AHN Group, që po ndërtojnë segmentin e parë nga Prishtina, janë të një fjale me ministrin.
Por situata në terren duket ndryshe. Sidomos tek rreth-rrotullimi te aeroporti në Sllatinë, që ishte paraparë të kryhej në shtator. Kjo urë ka gati një vit që ka mbetur në gjysmë, pasi kompania “Gjoka Konstruksion” nga Tirana, ka ikur në Shqipëri. Askush nuk tregon përse ndodhi kjo, ndonëse zyrtarët e kësaj kompanie thonë se i kanë punëtorët në terren. E kjo rrugë ka kushtuar 33 milion euro. E shprehjen “ditë pune”, punëkryesit e definojnë si ditë në të cilën janë plotësuar të gjitha kushtet për punë dhe nuk ka asnjë pengesë.
Por, derisa të definohet ky term dhe derisa ministria t’i zgjidhë problemet pronësore, edhe magjistralja Prishtinë Pejë, do të mbetet në këtë gjendje. E nëse punëkryesit nuk e kryejnë si duhet punën e tyre, ka gjasa që ato të përsëriten edhe njëherë nga fillimi. Ashtu siç ndodhi me segmentin e parë të magjistrales Prishtinë-Ferizaj.Tani kësaj rruge thonë se po i shtrojnë gurë vullkanik, por këta punëtorë nuk e kanë shumë për ngutë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 23/08/2010 11:41 - I shtohet edhe për dy muaj paraburgimi Hashim Rexhep-it
- 23/08/2010 10:52 - Shqipëria lobon fuqishëm për sfidimin e rezolutës serbe për Kosovën më 9 shtator
- 23/08/2010 10:35 - Sllovakia kundështon njohjen e saj për Kosovën
- 21/08/2010 10:58 - “Telegrafi”: Haradinaj lirohet të mërkurën
- 21/08/2010 10:50 - RTK e paditë KEK-un?
Të vjetra:
- 19/08/2010 14:41 - Jep betimin kryetari i ri i Parteshit dhe 15 asambleistë
- 19/08/2010 14:35 - Policia e Kosovës lejon të hyjë në Kosovë, Dragan Petkoviq-in
- 19/08/2010 14:27 - Beogradi do të paraqesë të pandyshuar rezolutën për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
- 18/08/2010 16:50 - AAK-ja nuk jep detaje për bisedimet sekrete, qeveria u thotë të kërkojnë falje për shpifje
- 18/08/2010 16:13 - Serbët kërkojnë marrjen e rrogave nga Serbia

