( 0 Votes )
Premtuan shumë e treguan pak. Edhe pse javën e kaluar thanë se do të ofrojnë fakte të forta për bisedimet sekrete, AAK-ja nuk tregoi gjë as të mërkurën. Tërthorazi u përmend qyteti malazias i Budvës. Sipas, nënkryetarit të AAK-së Ardian Gjini ka edhe vende të tjera ku kanë ndodhur këto takime, por nuk përmendi emra.
Gjini tha se qytetarët e Kosovës e dinë se ka pasur bisedime sekrete, por AAK-ja nuk është në gjendje t’i shkaktojmë dëme atyre.
E ajo që po i sjellë dëmë shtetit është qeveria e korruptuar me mohimet e saj, ka shtuar ai. Ardian Gjini tha se kanë premtuar se nuk do të përmendin emra, por se kujt i premtuan nuk tregoi. Megjithatë, nuk munguan emrat, si nga pozita ashtu edhe nga opozita.
U përmend Thaci e Pacolli. Por, a ishte ky i fundit pjesë e këtyre bisedimeve sekrete?
Pavarësisht insistimit të medieve për emrat, vendet dhe çështjet që janë diskutuar në këto takime sekrete, Gjini tha se ka thënë mjaftë dhe se koha do të tregoi së subjekti i tij ka të drejtë. Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës i ka quajtur shpifje deklaratat e AAK-së se po zhvillohen bisedime të fshehta Prishtinë-Beograd.
Zëdhënësi i qeverisë Memli Krasniqi ka thënë se kjo parti duhet të kërkojë falje publike. Në një konferencë për media të mërkurën, Krasniqi ka ripërsëritur refrenin se Qeveria e Kosovës, asnjëherë nuk ka pasur bisedime sekrete me Serbinë dhe sipas tij kjo e vërtetë, është konfirmuar sot prej vetë atyre që kanë lansuar shpifje në opinionin publik. “Realisht ajo që duhet të bëhet është që ata t’i sqarojnë arsyet e vërteta për lansimin e këtyre shpifjeve, sepse siç u pa edhe sot normalisht që nuk mund të ketë informacione për diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë.
Ne iu kemi thënë dhe ua konfirmojmë edhe njëherë se nuk ka pasur kurrfarë bisedime sekrete dhe me Serbinë mund të ketë vetëm bashkëpunim ndërshtetëror, siç është deklaruar shumë herë nga ana e institucioneve të Kosovës, por jo bisedime apo negociata”, ka thënë Krasniqi. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përmendur Budvën si një vend ku janë takuar zyrtarët e Kosovës me ata të Serbisë, por për këtë zëdhënësi i Qeverisë me ironi i është përgjigjur AAK-së.
Sipas Krasniqit, për takimin në Budva është njoftuar zyrtarisht se ka qenë një takim me kryeministrin e Malit të Zi Millo Gjukanoviq, vend I cili ka një qeveri të vetën dhe nuk ka lidhje me Serbinë. Ndërkohë, lidhur me të ashtuquajtur deklaratë të pavarësisë së veriut, Krasniqi ka thënë se ajo është një prodhim i një grupi të njerëzve të inkriminuar, të cilët në vazhdimësi i kanë shkelë ligjet e Republikës së Kosovës.
Për më tepër, zëdhënësi Krasniqi ka përmendur vendimin e kryeministrit Thaçi për të pezulluar të gjitha vizitat e zyrtarëve serbë, të cilët shpesh vijnë dhe provokojnë tensionim të situatës, duke thënë se ai vendim do të mbetet në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër.
Për sa i përket rastit të Rahovecit, përkatësisht dorëheqjes dhe kthimit prapë në detyrë të kryetarit të kësaj komune, Qazim Qeska, Krasniqi ka thënë se ai është dorëhequr për shkaqe shëndetësore dhe është kthyer pas shërimit, kurse për aspektet tjera institucionale, janë institucionet relevante ato që do ta thonë fjalën e vet.

| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 21/08/2010 10:50 - RTK e paditë KEK-un?
- 19/08/2010 16:07 - Kaos punimesh në rrugët e paasfaltuara në vend
- 19/08/2010 14:41 - Jep betimin kryetari i ri i Parteshit dhe 15 asambleistë
- 19/08/2010 14:35 - Policia e Kosovës lejon të hyjë në Kosovë, Dragan Petkoviq-in
- 19/08/2010 14:27 - Beogradi do të paraqesë të pandyshuar rezolutën për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Të vjetra:
- 18/08/2010 16:13 - Serbët kërkojnë marrjen e rrogave nga Serbia
- 18/08/2010 16:06 - Policia konfiskon mbi 400 bimë narkotike në Prishtinë dhe Gjilan
- 18/08/2010 15:36 - Ministri Rexhepi: Në shtator Kosova zyrtarisht do të ketë strategjinë për liberalizimin e vizave
- 18/08/2010 15:08 - Beogradi zyrtar thotë se nuk përkrahë të ashtuquajturën, "Deklaratë, për autonomi të veriut"
- 18/08/2010 15:00 - Kryeministri Thaçi ndalon hyrjen e zyrtarëve serbë në Kosovë