( 0 Votes )
Në dy operacione të ndara në Ponesh të Gjilanit dhe në Koliq të Prishtinës, drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë, ka konfiskuar mbi 400 bimë narkotike të llojit "Canabis sativa".
Sipas një komunikate për media të Policisë së Kosovës, thuhet se sektori për luftimin e narkotikëve ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe ka zbuluar se në një arë në fshatin Ponesh janë mbjellë rreth 230 bimë narkotike të llojit marihuanë, gjatësia e të cilave arrinte nga 5 deri 20 cm.
Bimët narkotike janë shkulur nga aty dhe pas përfundimit të proceduarave do të dërgohen për asgjësim.
Operacioni i dytë policor është zhvilluar në një pjesë me mal të fshatit Koliq të Prishtinës, ku janë zbuluar 325 bimë narkotike të dyshuara të jenë kanabis sativa. Prej këtyre bimëve 195 ishin të mbjella në tokë, ndërsa 130 të tjera janë gjetur të mbjella në tasa të plastikës dhe gjatësia e tyre arrinte 30 centimetra deri në 60 centimetra.
Pas konsultimit me prokurorin e disa nga bimët e kanabisit janë marrë si mostra për ekzaminim laboratorik kurse të tjerat janë shkatërruar në vend ngjarje. Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë është duke vazhduar proceduarat tjera hetimore për identifikimin e personave të dyshuar për kultivim të substancave narkotike.
Policia nuk ka dhënë detaje rreth datës së konfiskimit të bimëve narkotike në këto dy operacione.
Në dy operacione të ndara në Ponesh të Gjilanit dhe në Koliq të Prishtinës, drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë, ka konfiskuar mbi 400 bimë narkotike të llojit "Canabis sativa". Sipas një komunikate për media të Policisë së Kosovës, thuhet se sektori për luftimin e narkotikëve ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe ka zbuluar se në një arë në fshatin Ponesh janë mbjellë rreth 230 bimë narkotike të llojit marihuanë, gjatësia e të cilave arrinte nga 5 deri 20 cm.
Bimët narkotike janë shkulur nga aty dhe pas përfundimit të proceduarave do të dërgohen për asgjësim.
Operacioni i dytë policor është zhvilluar në një pjesë me mal të fshatit Koliq të Prishtinës, ku janë zbuluar 325 bimë narkotike të dyshuara të jenë kanabis sativa. Prej këtyre bimëve 195 ishin të mbjella në tokë, ndërsa 130 të tjera janë gjetur të mbjella në tasa të plastikës dhe gjatësia e tyre arrinte 30 centimetra deri në 60 centimetra.
Pas konsultimit me prokurorin e disa nga bimët e kanabisit janë marrë si mostra për ekzaminim laboratorik kurse të tjerat janë shkatërruar në vend ngjarje. Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë është duke vazhduar proceduarat tjera hetimore për identifikimin e personave të dyshuar për kultivim të substancave narkotike.
Policia nuk ka dhënë detaje rreth datës së konfiskimit të bimëve narkotike në këto dy operacione.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 19/08/2010 14:41 - Jep betimin kryetari i ri i Parteshit dhe 15 asambleistë
- 19/08/2010 14:35 - Policia e Kosovës lejon të hyjë në Kosovë, Dragan Petkoviq-in
- 19/08/2010 14:27 - Beogradi do të paraqesë të pandyshuar rezolutën për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
- 18/08/2010 16:50 - AAK-ja nuk jep detaje për bisedimet sekrete, qeveria u thotë të kërkojnë falje për shpifje
- 18/08/2010 16:13 - Serbët kërkojnë marrjen e rrogave nga Serbia
Të vjetra:
- 18/08/2010 15:36 - Ministri Rexhepi: Në shtator Kosova zyrtarisht do të ketë strategjinë për liberalizimin e vizave
- 18/08/2010 15:08 - Beogradi zyrtar thotë se nuk përkrahë të ashtuquajturën, "Deklaratë, për autonomi të veriut"
- 18/08/2010 15:00 - Kryeministri Thaçi ndalon hyrjen e zyrtarëve serbë në Kosovë
- 17/08/2010 12:47 - EU-Observer: Serbia ka humbur mbështetjen për ta përshpejtuar integrimin në BE
- 17/08/2010 12:37 - Vritet një i ri në Kodrën e Trimave pë një borxh 20 Euro

