( 1 Vote )
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi vlerësoi të mërkurën se institucionet e vendit janë duke punuar me dinamikën e paraparë për të përmbushur parakushtet e domosdoshme për heqjen e regjimit të vizave. Sipas tij, në gjysmën e muajit shtator Kosova zyrtarisht do të ketë strategjinë për liberalizim. Kjo strategji do të jetë në vend të udhërrëfyesit, i cili do të ndërrojë emrin, me arsyen se pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur Kosovën. Këto deklarata Rexhepi i bëri gjatë takimit të shtatë të Grupit punues për liberalizmin të vizave me BE-në, me ç’ rast theksoi se çdo gjë që lidhet me këtë proces, është prioritet i lartë i qeverisë dhe ministrisë që drejton. Më tej, ministri Rexhepi vlerësoi lartë vendimin e qeverisë së Kosovës për themelimin e fondit inicial për liberalizim të vizave, i cili parashihet që të kap shumën prej 500 mijë eurosh. E më vonë sipas tij, parashihet që të mbahet një konferencë e donatorëve, e cila parasheh mbledhjen e të hollave për procesin e integrimit të Kosovës në BE.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi vlerësoi të mërkurën se institucionet e vendit janë duke punuar me dinamikën e paraparë për të përmbushur parakushtet e domosdoshme për heqjen e regjimit të vizave. Sipas tij, në gjysmën e muajit shtator Kosova zyrtarisht do të ketë strategjinë për liberalizim. Kjo strategji do të jetë në vend të udhërrëfyesit, i cili do të ndërrojë emrin, me arsyen se pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur Kosovën. Këto deklarata Rexhepi i bëri gjatë takimit të shtatë të Grupit punues për liberalizmin të vizave me BE-në, me ç’ rast theksoi se çdo gjë që lidhet me këtë proces, është prioritet i lartë i qeverisë dhe ministrisë që drejton. Më tej, ministri Rexhepi vlerësoi lartë vendimin e qeverisë së Kosovës për themelimin e fondit inicial për liberalizim të vizave, i cili parashihet që të kap shumën prej 500 mijë eurosh. E më vonë sipas tij, parashihet që të mbahet një konferencë e donatorëve, e cila parasheh mbledhjen e të hollave për procesin e integrimit të Kosovës në BE. | < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 19/08/2010 14:35 - Policia e Kosovës lejon të hyjë në Kosovë, Dragan Petkoviq-in
- 19/08/2010 14:27 - Beogradi do të paraqesë të pandyshuar rezolutën për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
- 18/08/2010 16:50 - AAK-ja nuk jep detaje për bisedimet sekrete, qeveria u thotë të kërkojnë falje për shpifje
- 18/08/2010 16:13 - Serbët kërkojnë marrjen e rrogave nga Serbia
- 18/08/2010 16:06 - Policia konfiskon mbi 400 bimë narkotike në Prishtinë dhe Gjilan
Të vjetra:
- 18/08/2010 15:08 - Beogradi zyrtar thotë se nuk përkrahë të ashtuquajturën, "Deklaratë, për autonomi të veriut"
- 18/08/2010 15:00 - Kryeministri Thaçi ndalon hyrjen e zyrtarëve serbë në Kosovë
- 17/08/2010 12:47 - EU-Observer: Serbia ka humbur mbështetjen për ta përshpejtuar integrimin në BE
- 17/08/2010 12:37 - Vritet një i ri në Kodrën e Trimave pë një borxh 20 Euro
- 17/08/2010 10:37 - LDK, AAK dhe LIB kërkojnë zgjedhje të parakohshme në Rahovec

