( 0 Votes )
Në një deklaratë anonime që po qarkullon këtyre ditëve në veriun e Kosovës, dikush po kërkon autonomi për veriun dhe shkëputje nga siç e quajnë autorët: “Krijesa Republikë e Kosovës”.
“Si shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve serbë, Kuvendi aprovon deklaratën e pavarësisë së territoreve të komunave që përbëjnë lidhjen e komunave të krahinës autonome të Kosovës nga krijesa të cilën krijuesit e quajnë Republika e Kosovës”, thuhet në tekstin e deklaratës.
Në këtë dokument, i mbushur me urrejtje ndaj shqiptarëve, kërkohet prani e forcave ushtarake dhe policore ndërkombëtare si domosdoshmëri për të siguruar jetën e qytetarëve ne territorin e komunave serbe. Rreziku vie nga, siç shkruan deklarata, “shovinistët shqiptarë”.
Derisa Kosovën e quajnë krijesë gjenocidale, hartuesit e deklaratës, kërkojnë pjesëmarrje në negociatat për Kosovën.
Por, Beogradi zyrtar nuk e mbështet iniciativën e serbëve të Kosovës për shpalljen e pavarësisë. Dy zyrtarë të lartë të qeverisë së këtij shteti, ministri për Kosovën, Goran Bogdanoviq, dhe sekretari shtetëror në këtë ministri, Oliver Ivanoviq, thanë se qeveria serbe nuk qëndron prapa të ashtuquajturës “Deklaratë” për pavarësimin e komunave nga përbërja e Bashkësisë së komunave të krahinës autonome të Kosovës e Metohisë”.
Bogdanoviq, tha për mediat serbe se ky pamflet, të cilin “dikush e paraqet si “deklaratë”, jo vetëm se mund të përkeqësojë situatën e sigurisë në Kosovë, por kjo gjë nuk iu nevojitet serbëve.
Ndërkohë Ivanoviq këtë iniciativë e vlerësoi joserioze. Sipas tij, kjo është diçka të ngjashme me nismat e njerëzve të caktuar për bashkimin e Kosovës më Shqipërinë.
Ivanoviq thotë se e ka parë atë letër, por të cilës nuk i ka kushtuar rendësi, derisa është vetëm nismë individuale që nuk gëzon mbështetjen politike të Serbisë.
Në një deklaratë anonime që po qarkullon këtyre ditëve në veriun e Kosovës, dikush po kërkon autonomi për veriun dhe shkëputje nga siç e quajnë autorët: “Krijesa Republikë e Kosovës”. “Si shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve serbë, Kuvendi aprovon deklaratën e pavarësisë së territoreve të komunave që përbëjnë lidhjen e komunave të krahinës autonome të Kosovës nga krijesa të cilën krijuesit e quajnë Republika e Kosovës”, thuhet në tekstin e deklaratës.
Në këtë dokument, i mbushur me urrejtje ndaj shqiptarëve, kërkohet prani e forcave ushtarake dhe policore ndërkombëtare si domosdoshmëri për të siguruar jetën e qytetarëve ne territorin e komunave serbe. Rreziku vie nga, siç shkruan deklarata, “shovinistët shqiptarë”.
Derisa Kosovën e quajnë krijesë gjenocidale, hartuesit e deklaratës, kërkojnë pjesëmarrje në negociatat për Kosovën.
Por, Beogradi zyrtar nuk e mbështet iniciativën e serbëve të Kosovës për shpalljen e pavarësisë. Dy zyrtarë të lartë të qeverisë së këtij shteti, ministri për Kosovën, Goran Bogdanoviq, dhe sekretari shtetëror në këtë ministri, Oliver Ivanoviq, thanë se qeveria serbe nuk qëndron prapa të ashtuquajturës “Deklaratë” për pavarësimin e komunave nga përbërja e Bashkësisë së komunave të krahinës autonome të Kosovës e Metohisë”.
Bogdanoviq, tha për mediat serbe se ky pamflet, të cilin “dikush e paraqet si “deklaratë”, jo vetëm se mund të përkeqësojë situatën e sigurisë në Kosovë, por kjo gjë nuk iu nevojitet serbëve.
Ndërkohë Ivanoviq këtë iniciativë e vlerësoi joserioze. Sipas tij, kjo është diçka të ngjashme me nismat e njerëzve të caktuar për bashkimin e Kosovës më Shqipërinë.
Ivanoviq thotë se e ka parë atë letër, por të cilës nuk i ka kushtuar rendësi, derisa është vetëm nismë individuale që nuk gëzon mbështetjen politike të Serbisë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të ngjashme:
- 02/08/2010 17:30 - Liga Botërore Islame miraton deklaratën që fton shtetet arabe të njohin Kosovën
- 28/07/2010 10:27 - Këshilltari i kryeministrit, Dukagjin Gorani, mohon deklaratën dhënë “Blic”
- 27/07/2010 19:18 - Zbardhet transkripti i deklaratës së ambasadorit amerikan Christopher Dell
- 23/07/2010 11:13 - Kuvendi i Kosovës miraton deklaratën e cila mbështet vendimin e Gj.N.D-së
- 01/06/2010 10:48 - OKB kërkon hetim për sulmin izraelit
Të reja:
- 19/08/2010 14:27 - Beogradi do të paraqesë të pandyshuar rezolutën për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
- 18/08/2010 16:50 - AAK-ja nuk jep detaje për bisedimet sekrete, qeveria u thotë të kërkojnë falje për shpifje
- 18/08/2010 16:13 - Serbët kërkojnë marrjen e rrogave nga Serbia
- 18/08/2010 16:06 - Policia konfiskon mbi 400 bimë narkotike në Prishtinë dhe Gjilan
- 18/08/2010 15:36 - Ministri Rexhepi: Në shtator Kosova zyrtarisht do të ketë strategjinë për liberalizimin e vizave
Të vjetra:
- 18/08/2010 15:00 - Kryeministri Thaçi ndalon hyrjen e zyrtarëve serbë në Kosovë
- 17/08/2010 12:47 - EU-Observer: Serbia ka humbur mbështetjen për ta përshpejtuar integrimin në BE
- 17/08/2010 12:37 - Vritet një i ri në Kodrën e Trimave pë një borxh 20 Euro
- 17/08/2010 10:37 - LDK, AAK dhe LIB kërkojnë zgjedhje të parakohshme në Rahovec
- 17/08/2010 10:33 - Aksident i rëndë në autostradën Rrëshen- Kalimash

